Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Muzeologët kundër futjes së Muzeut Kombëtar në projektligjin për artin dhe kulturën

Published

on

Pjesëtarë të stafit shkencor dhe profesional të Muzeut Kombëtar të Kosovës po kundërshtojë futjen e Muzeut Kombëtar të Kosovës (MKK) në Projektligjin për artin dhe kulturën.

Sipas tyre, futja e MKK-së në kuadër të një ligji të ardhshëm për art dhe kulturë do ta zhvlerësojë këtë institucion nga trashëgimia e pasur kulturore duke e shndërruar thjesht kulturore. Ata kërkojë nga MKRS që të shqyrtojë bërjen e një ligji për muzetë.

Ky grup i punëtorëve të MKKR përmes një letre dërguar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zyrtarëve tjerë të MKRS-ë kërkojnë që MKK të mos përfshihet në ligjin për art dhe kulturë, por, siç shprehen ata, atu ku e ka vendin në kuadër të trashëgimisë kulturore, shkruan Kallxo.com.

MKRS ka draftuar Projektligji për artin dhe kulturën, i cili ka kaluara fazën e diskutimit publiko dhe pritet që ai të dërgohet për miratime dhe në Kuvendin e Kosovës. Ky draftligj, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës do të eliminojë disa prej ligjeve që rregullojnë fushatë të ndryshme kulturore, përveç ligjit për Kinematografinë dhe ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Çështja e muzeve zë vend në Ligjin aktual për Trashëgiminë Kulturore, në mënyrë sipërfaqësore. Por, një trajtim më të gjerë muzeve, themelimit dhe funksionimit, i është dhënë në projektligjin për artin dhe kulturën.

“Ministria përkatëse për kulturën mund të themelojë institucione publike qendrore nga fusha e muzeologjisë, ndërsa komunat mund të themelojnë institucione publike lokale nga fusha e muzeologjisë. Muze mund të themelojnë edhe personat juridikë dhe fizikë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për themelimin, funksionimin, kategorizimin dhe organizimin e muzeve, si dhe hulumtimin, inventarizimin, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë së luajtshme dhe shpirtërore, përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri përkatës për kulturën”- thuhet në pikën 1, 2, 3 të nenit 24 të Projektligjit për art dhe kulturë.

MKK së bashku me institucionet tjera kulturore qendrore e lokale është i përfshirë në, nenin 4 i Projektligji për artin dhe kulturën.

Pikërisht, përfshirja e MKK-së ka shtyrë stafin shkencor dhe profesional të MKK për të reaguar duke i kërkuar MKRS që muzeun ta largojë nga projektligji për art dhe kulturë. Sipas tyre, futja e MKK-së në ligjin e ardhshëm për art dhe kulturë, e minimizon dhe zhvesh MKK-në nga aduti shkencor duke i bërë të pavlefshme gradat shkencore dhe profesionale të punëtorëve të këtij institucioni.

Për më së dy javë Projektligji për art dhe kulturë ishe në diskutim publik në platformën qeveritare- konsultimet./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending