Connect with us

Aktuale

Murtezaj: Rreth 93 mijë punëtorë aplikuan për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale

Published

on

Rreth 93 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave në Administratën Tatimore, në mënyrë që të përfitojnë nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Kështu ka njoftuar drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, ku shtoi se qysh nga 11 prilli kur ka filluar edhe aplikimi përmes sistemit online me qëllim të përfitimit nga kjo pako, deri më sot kërkesa për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur gjithsej 5,101 kompani.

“Tashmë dihet se përmes Pakos Emergjente Fiskale janë të parapara 15 masa, ku në kuadër të kësaj ATK është autorizuar të përgatis fillimisht platformën për disa nga këto masa sic janë masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14. Përveç platformës ne jemi të autorizuar që të pranojmë kërkesën nga bizneset nga këto masa të autorizuara, ku nga dita e parë kur është bërë gati për pranim, deri më tani kemi pranuar 21,135 kërkesa, nga këto kemi të bëjmë 92,735 kërkesa për të punësuar si dhe 5,101 kërkesa për kompensim të qirasë”, tha Murtezaj, përcjell Telegrafi.

Ai tregoi se për kompensim për punëtorët e larguar nga puna, në ATK kanë aplikuar gjithsej 767 punëtorë, kurse numri i atyre që kanë lidhur kontrata të reja është 5 mijë e 659 punëtorë.

“Për të punësuar kemi 81,685 të punësuar, kategoria B [kompensimi për punëtorët e larguar nga puna] janë 767 dhe ajo C [punëtorët pa kontrata] kemi 5,659 dhe kategoria e rrezikshmërisë që ka të bëjë me punëtorët e furrave, marketeve dhe farmacive janë 4,624. Për masën 14 përfshihen punëtorët pa kontrata, ku përfshihen në kategorinë C, ku deri dje janë 5,659 kontrata që janë lidhur për këta të punësuar”, tregoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohen shitjet direkte të AKP-së për periudhën 2019-2021

Published

on

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Vlerësimi i Procedurave të Shitjes Direkte të Aseteve nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, për periudhën 2019-2021.

Shitjet direkte të realizuara që nga viti 2006 (dhe në vazhdim) i takojnë natyrave të ndryshme si: objekte, toka dhe asete të luajtshme, të cilat gjenden në lokacione të ndryshme dhe kanë vlera të ndryshme.Ky auditim do të vlerësojë nëse procedurat e shitjes direkte të aseteve nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) janë realizuar në mënyrën e duhur, përkatësisht nëse AKP-ja ka qenë efikase në trajtimin e kërkesave për shitje direkte, në trajtimin dhe klasifikimin e aseteve për shitje direkte, si dhe në mënyrën se si është bërë përzgjedhja e vlerësuesve për përcaktim të vlerës së aseteve.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, rëndësinë që ka ky proces për përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve si dhe mjedisin në përgjithësi, ZKA-ja thuhet se vlerëson se është me interes për publikun të bëhet një vlerësim nëse procedurat lidhur me shitjet direkte janë realizuar si duhet.

AKP-ja vazhdon të përballet me kërkesa për blerje të aseteve të cilat janë apo mund të jenë në shfrytëzim të palëve të treta, dhe në këtë rast pamundësohet shitja e tyre përmes procedurës së tenderimit publik.

Continue Reading

Aktuale

“Liberalizimi s’ka kuptim pa Karton të Gjelbër”: Institucionet në kërkim të zgjidhjes

Published

on

Lulzim Veseli ndau 100 euro për të paguar sigurimin e makinës për tre muaj, rrugës së tij nga Kosova për në Gjermani.

“Maltretim dhe i kushtueshëm”, thotë ai, teksa rrëfen për udhëtimin me makinë në fillim të shkurtit.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Kartoni i Gjelbër është certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve dhe njihet nga autoritetet e 47 vendeve të Këshillit të Byrove Evropiane.

Në mungesë të tij, qytetarët e Kosovës, kur dalin jashtë, duhet të paguajnë shuma të ndryshme – varësisht kohëzgjatjes së qëndrimit në vendin e huaj.

Situata është e tillë prej vitesh, përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të gjetur zgjidhje.

Por, ajo është risjellë në fokus pas liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari i këtij viti, dhe rritjes së numrit të qytetarëve që udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Përveçse pranojnë kostot financiare që shkakton mungesa e Kartonit të Gjelbër, institucionet përgjegjëse nuk japin shumë informacione se çfarë është duke u bërë për të siguruar këtë sigurim të automjeteve.

Përse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove Evropiane?

Statuti i Këshillit të Byrove Evropiane, përveç tjerash, thekson se, për të pranuar një shtet, ai duhet të jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosova nuk është pjesë e OKB-së.

Në vitin 2022, autoritetet bënë përpjekje që të anëtarësohen në Këshillin e Byrove Evropiane përmes një shteti tjetër.

Nuk treguan se për cilin shtet bëhej fjalë, por nisma nuk pati sukses.

Kusht tjetër për Kartonin e Gjelbër ka qenë, po ashtu, ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara nën nivelin prej 5% – gjë të cilën Kosova, sipas BKS-së, e ka plotësuar.

Derisa çështja betet pa u zgjidhur, ajo prek edhe vozitësit që hyjnë me automjete me targa të huaja në Kosovë.

Ata duhet të paguajnë 15 euro për një qëndrim prej 15 ditësh.

Këto tarifa janë më të larta për autobusë dhe për kamionë me peshë mbi një ton.

Në të kaluarën, Qeveria e Kosovës ka ndarë disa herë mjete nga buxheti i saj për të mbuluar sigurimin kufitar për diasporën./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending