Connect with us

Aktuale

Murati: AKP-ja ka shitë rrugë një kompanie ndërtimore në Emshir, 5000 euro arin

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së sotme për mocionin e ngritur për rrëzimin e qeverisë nga Lëvizja Demokratike e Kosovës, ka thënë se arsyet pse është mbledhë kuvendi për ta rrëzuar qeverinë janë për të mbuluar e për të vazhduar hajnitë dhe keqpërdorimet e parasë publike të qeverisë së kaluar të PAN-it.

Murati ka thënë se drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, që dikur ishte anëtar i AAK-së, ka shitur rrugë në lagjen e Prishtinës “Emshir” me 5000 euro arin pa i publikuar ato, por me negocim direkt. Sipas tij, ajo i është shitë një kompanie private ndërtimore që të shpronësohet, kur komuna fillon asfaltimin e rrugës.

“AKP-ja drejtori i të cilës është ish anëtar i AAK-së, ka shitë rrugë në Emshir me negocim direkt me 5000 euro arin. Qe ku ka shku hajnia, dmth rrugët i kanë shitë ni kompanie private ndërtimore, në mënyrë që kur të vjen koha më e asfaltu Komuna atë rrugë, me e shpronësu”, ka deklaruar Murati.

Ai tha, se kjo është njëra ndër arsyet se pse AKP-ja nuk mori pjesë në komisionin për raportimin e shitjeve të aseteve që kjo i kishte bërë pa publikim.

“Javën që shkoi e kemi thirrë në komision Agjencinë Kosovare të Privatizimit për raportim, mirëpo me propozim të kryesuesit të komisionit që është deputet prej NISMA-s edhe në mbështetje të deputetëve të tjerë të PAN-it është anuluar ai takim, për shkak se nuk mundemi me e majt mbledhjen, kurse sot të njëjtin janë mbledhur për ta rrëzuar qeverinë. tash mu m’bon me mendu, pse është anulu takimi ku ka pasë me raportu AKP-ja”, ka thënë ndër të tjera Murati.

Aktuale

Mbahet dëgjim publik për restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”

Published

on

Nga Departamenti i Shpronësimit pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot në Shtime u mbajt dëgjimi publik për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve në interes, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i cili tha se me vullnet të Qeverisë së Kosovës, dhe kërkesave të vazhdueshme nga Komuna e Shtimes ky projekt tanimë do të realizohet. “Do t’a nxjerim më të mirën e mundshme për këtë projekt dhe do të ecim para”, tha Aliu.

Ndërsa përfaqësuesit nga Departamenti i Shpronësimit-MMPHI dhe përfaqësuesit nga Agjensioni i Memorialeve të Kosovës, bënë të ditur pronat të cila do të shpronësohen e të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pranishëm në këtë takim, që kryesisht ishin nga fshati Reçak patën kërkesat e tyre, të cilat i adresuan te përfaqësuesit e këtyre institucioneve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending