Connect with us

Ambienti

Mjedra si produkt strategjik i Kosovës, “Ari i kuq” i Prizrenit tashmë në tregjet evropiane

Published

on

Nga plantacionet në rajonin e Prizrenit, nën malet e Sharrit që gjendet në jug të Kosovës, këtë vit në tregun evropian do të eksportohen rreth 200 tonë mjedra apo dy të tretat e korrjeve aktuale.

Vjelja e kësaj bime me kokërr të kuqe veçse ka filluar dhe “ari i kuq”, siç quhet ndryshe mjedra e rajonit të Prizrenit, shumë shpejt do të jetë në tregjet e Gjermanisë, Italisë, Turqisë dhe Japonisë.

Ismet Osmani, drejtor i kooperativës bujqësore “Ari i Kuq” nga Prizreni, 15 vjet më parë u kthye në Kosovë nga Suedia dhe nisi të kultivojë mjedra, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai thotë se të gjithë duan të paguajnë çmimin më të lartë për mjedrat e Sharrit.

Gjatë vitit 2021, kultivuesit e mjedrës kanë fituar rreth 4.50 euro për një kilogram.

Osmani shton se në rajonin e Sharrit ka rreth 100 hektarë tokë të mbjellë me mjedra të llojit Willamette dhe Miker.

“Mjedra jonë rritet në lartësi 1,000 deri në 1,200 metra mbi nivelin e detit dhe në këtë zonë nuk ka asnjë fabrikë. Në këtë lartësi kryqëzohen klimat kontinentale, gjysmë kontinentale dhe malore, gjë që, veç tjerash, bën që mjedra të ketë më shumë sheqer dhe të jetë më cilësore se mjedrat e tjera”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se gjatë kultivimit të mjedrës përdor të gjitha masat agroteknike dhe ndjek standardet botërore.

Mbi 20 milionë euro fitime nga eksportet në katër vjet

Nga Dogana e Kosovës thonë se gjatë vitit 2021 nga Kosova janë eksportuar afër 900 tonë mjedra në vlerë prej afër 3 milionë eurosh.

Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 janë eksportuar rreth 111 tonë mjedra në vlerë prej rreth 617 mijë eurosh.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, mjedra më së shumti eksportohen në Gjermani, Serbi, Austri e Turqi.

Mjedra si produkt strategjik i Kosovës

Kultivuesit e mjedrës në Kosovë thonë se janë të inkurajuar për vetë faktin se kushtet e eksportit po përmirësohen vit pas viti.

Ata, përmes shoqatës kombëtare “Mjedra e Kosovës” bashkëpunojnë edhe me Qeverinë e Kosovës.

“Jemi të kënaqur me [bashkëpunimin] Qeverinë, ajo është e gatshme që të na dalë në ndihmë, ta stimulojë prodhimin”, thotë Ismet Osmani, drejtor i kooperativës bujqësore “Ari i Kuq” nga Prizreni./Media Ndërtimi.

Ambienti

Organizohet debat publik për veprimet mjedisore në Kaçanik

Published

on

OMM Gjethi së bashku me Komunën e Kaçanikut fton të gjitha palët e interesit, mjedisdashësit dhe publikun në debatin publik për draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis. Së bashku do të diskutojmë për gjendjen e tanishme mjedisore dhe propozimet për përmirësim në këtë fushë duke përfshirë edhe adresimin e ndryshimeve klimatike.

Përveç kësaj, aty do të prezantojmë edhe produktet tjera të projektit “Shijoni Lumenjtë e pellgut të Lepencit” i cili implementohet nga Gjethi dhe financohet nga Programi IWRM-K dhe Komuna e Kaçanikut. IWRM-K është Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicërr) në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit Austria (EAA).

Debati do të mbahet më 8 dhjetor 2023 (e premte) në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, në Sallën e Kryqit të Kuq, duke filluar nga ora 11:00.

Vetëm së bashku mundë ta planifikojmë dhe mbrojmë mjedisin tonë. Ju mirëpresim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Si po i shkaktojnë sëmundje botës ndryshimet klimatike

Published

on

Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarreve. Përhapja e mushkonjave që bartin sëmundje në rajone të reja falë rritjes së temperaturave.

Këto javë vetëm disa nga mënyrat se si është ndikuar dhe përkeqësuar shëndeti publik nga ndryshimet klimatike. Për herë të parë, këto kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën, COP28.

Ministrat qeveritarë pritet të bisedojmë për mënyrat se si mund t’i mbrojnë njerëzit nga kërcënimet shëndetësore si pasojë e ndryshimit klimatik, të cilat rrezikojnë ta zhbëjnë përparimin dekadash në shëndetin publik.

Nga viti 2030, ekspertët presin që vetëm katër nga këto kërcënime, kequshqyerja apo mosushqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë – do ta rrisnin numrin e përgjithshëm të të vdekurve në gjithë botën për 250.000 për vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Mushkonjat të cilat mund të bartin viruse, përfshirë ethet tropikale dhe malaria, Nili Perëndimor dhe Zika, po kalojnë nëpër pjesë të reja të botës, sepse temperaturat e ngrohta dhe shirat e rrëmbyeshëm u krijojnë atyre kushte më të përshtatshme për t’u shumëzuar.

Rastet e raportuara me ethe tropikale janë rritur prej rreth gjysmë milioni sa ishin në vitin 2000 në më shumë se 5 milionë në vitin 2019, sipas OBSH-së.

Vetëm këtë vit, rastet në Brazil janë rritur për 73 për qind krahasuar me mesataren e pesë vjetëve të fundit, tha Edlund, me Bangladeshin që ka vuajtur nga një përhapje rekorde e etheve tropikale.

Ndryshimi klimatik është duke e pasur një ndikim të paparashikueshëm në malarien, po ashtu, pasi në vitin 2022 u regjistruan 5 milionë raste më shumë se në vitin paraprak – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 249 milionë, sipas Raportit Botëror të OBSH-së për Malarien.

Stuhitë dhe vërshimet e shkaktuara nga ndryshimi klimatik po ua mundësojnë të shpeshtohen sëmundjeve të tjera ngjitëse nga uji.

Pas shumë dekadash përparim kundër kolerës, një infektim i zorrëve i përhapur nga ushqimi dhe uji i ndotur, numri i rasteve po rritet përsëri, përfshirë edhe në vendet të cilat e kishin shfarosur pothuajse plotësisht këtë sëmundje.

Pa mjekim, kolera mund të shkaktojë vdekje brenda orësh.

Në vitin 2022, 44 vende raportuan raste me kolerë, një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin 2021, sipas OBSH-së, e cila nënvizoi ndikimin e cikloneve, vërshimeve dhe thatësirës në ndërprerjen e qasjes në ujë të pastër dhe në ndihmimin e baktereve për të lulëzuar.

I nxehti ekstrem dhe qiejt e tymosur

Stresi i nxehtësisë – një nga ndikimet më të qarta të ngrohjes globale – parashikohet t’i prekë qindra miliona njerëz me vazhdimin e rritjes së temperaturave në dekadat e ardhshme.

Duke ditur që bota është rreth 1.1 gradë më e ngrohët tani se temperatura mesatare para industriale, në vitin 2022 njerëzit përjetuan rreth 86 ditë mesatarisht të temperatura të larta dhe të rrezikshme, sipas një raporti të revistës mjekësore, Lancet, i publikuar muajin e kaluar.

Nëse bota ngrohet për 2 gradë mbi nivelet e kohës para industriale, thuhet në raporton, atëherë vdekjet nga i nxehti çdo vit mund të katërfishohen.

Sipas një studimi të revistës Nature Medicine në korrik, rreth 61.000 njerëz vdiqën gjatë valëve të të nxehtit evropian në verën e vitit 2022.

I nxehti, po ashtu, i ka bërë më të thata pyjet, duke shkaktuar zjarre të mëdha nëpër pjesë të mëdha të botës në vitet e fundit.

Gjatë dekadës që nisi në vitin 2010, më shumë se 2 miliardë njerëz u ekspozuan së paku një ditë në vit në ndotje të pashëndetshme ajrore si pasojë e tymit të zjarrit, sipas një studimi të revistës Nature në shtator. Kjo është një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me dekadën e kaluar.

Në Shtetet e Bashkuara, ndotja e ajrit nga zjarret i vret tani nga 4.000 deri në 28.000 njerëz çdo vit, sipas organizatës jofitimprurëse The American Thoracic Society./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Kosova i bashkohet Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit

Published

on

Kosova i është bashkëngjitur shteteve si ShBA, Norvegji, Republika Çeke, Qiproja, Republika Domenikane e Islanda duke u bërë pjesë e Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit (Powering Past Coal Aliance) sot në Konferencën e OKB-së për Ndryshime Klimatike (COP28) në Dubai.

Kështu njoftoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Kosova me këtë rast përfiton mbështetje në përshpejtim të zhvillimit të energjisë së pastër, qasje në burime financiare e ekspertiza teknike, bashkëpunim në hartim e zhvillim të politikave, si dhe këmbim të informatave e praktikave më të mira, raporton Klankosova.tv.

Veç Kosovës, aderimin në aleancën globale për të hequr gradualisht prodhimin e energjisë me qymyr, sot i janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke, Qiproja, Republika Domenikane, Islanda dhe Norvegjia.

Njoftimin për aderim, këto shtete e bënë në Konferencën e OKB-së për Ndryshime Klimatike 2023 (COP28) që po mbahet në Dubai.

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për klimën, John Kerry, njoftoi se ShBA-ja po i bashkohej Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit, që do të thotë se administrata e Bidenit angazhohet të mos ndërtojë impiante të reja qymyrguri dhe të heqë gradualisht termocentralet ekzistuese.

Asnjë datë nuk u dha se kur do të duhej të dilnin nga funksioni termocentralet ekzistuese, por veprimet e tjera rregullatore të Bidenit dhe angazhimet ndërkombëtare që tashmë janë në funksion thoshin se viti 2035 ishte koha e fundit e dhënies fund qymyrit.

Ai tha se hapi i parë që ShBA-ja do ta ndërmarrë është “të ndalojmë përkeqësimin e problemit: të ndalojmë ndërtimin e termocentraleve të reja të qymyrit”.

Që nga tetori, pak më pak se 20 për qind e energjisë elektrike në ShBA mundësohet nga qymyri, sipas Departamentit të Energjisë të ShBA-së. Sasia e qymyrit të djegur në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar është më pak se gjysma e asaj që ishte në vitin 2008.Aleanca “Powering Past Coal” filloi gjashtë vjet më parë dhe kishte 50 vende anëtare deri të shtunën kur Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë të tjerë u bashkuan, tha zëdhënësja e aleancës, Anna Drazkiewicz./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending