Connect with us

Ambienti

Liqeni i Badocit në nivelin më të ultë në 23 vjet

Published

on

Niveli i ujit nëpër liqenet artificiale në Batllavë e Badoc, ka rënë dukshëm, ndërsa gjatë muajve të verës, nëse mungojnë reshjet atmosferike, pritet të bjerë edhe më shumë.

Nga Ujësjellësi “Prishtina” bëjnë thirrje për kursim të ujit, derisa stoku i borxheve në këtë ndërmarrje kap shifrën e 50 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë, kanë rikthyer një nga shqetësimet e shpeshta në Kosovë rreth rrezikut për rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese si dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit të pijshëm.

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, thotë për Ekonomia Online se për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të pakta, Graçanica dhe një pjesë e Prishtinës po përballen me mungesë të ujit.

“Po keni të drejtë për fat të keq viti që shkoi sidomos pjesa e dytë kishim një verë shumë të gjatë dhe të thatë, një lloj po vazhdon edhe këtë vit edhe dimri që karakterizohet me reshje nuk kishte reshje të mjaftueshme. Kjo ka bërë që sidomos, Liqeni i Badocit të ndikohet shumë nga temperaturat e larta, respektivisht thatësia. Ne po mundohemi me të gjitha kapacitetet që kemi të gjithë konsumatorët ti furnizojmë me ujë, por rreziku ose gjasat janë që sidomos qyteza e Graçanicës po edhe “Verniku” veç po përballet me mungesa të ujit, për shkak të konsumit të madh në njërën anë edhe për shkak të mungesës së ujit në burimit. Gjendja sa i përket Liqenit të Batllavës është e mirë dhe është premtuar se nuk do të ketë probleme sa i përket furnizimit prej asaj zone edhe prej Ujmanit po shpresojmë që do të stabilizohet”, ka thënë Xhafa për EO./Media Ndërtimi.

Ambienti

Ekspertët kërkojnë që Qeveria të vendos taksë për emetuesit e karbonit

Published

on

Instituti Riinvest ka mbajtur debat me temën “Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit”, raporton Ekonomia Online. Nga të pranishmit u tha se dekarbonizimi është politikë që Kosova nuk mund ta shmangë nëse synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Aty u kërkua që si në çdo vend të botës edhe në Kosovë të fillojë taksimi i karbonit, në mënyrë të mbrohet mjedisi. Përmes një takse karboni, u kërkua që Qeveria të caktojë një çmim që duhet të paguajnë ndotësit për çdo ton të emetimeve të gazit.

Fjona Bakia, nga Instituti INDEP, tha se çmimi në karbon është një politikë që Kosova nuk mund ta shmang për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.“Politikat e taksimit të karbonit është një hulumtim që ka marrë parasysh metodologjitë e ndryshme të hulumtimit, që përveç atyre kualitative ne i kemi përfshirë intervista me kolegë në Ministrinë e Ekonomisë. Çmimi në karbon nuk është një risi, është një realitet shumë i prekshëm në vendet evropiane.

Vendet si Finlanda, Suedia e taksojnë karbonit që nga viti 1990. Edhe Kosova duhet me ndjek hapin e këtyre vendeve për shkak të mekanizmave që Evropa që nga viti 2026 do t’i fus në politikat e saj”, tha ajo.“Taksa e karbonit është e paevitueshme për Kosovën sado që ne nuk jemi pjesë e BE-së e organizatave ndërkombëtare. Gjithsesi ne jemi nënshkrues të Samitit të Sofjes dhe pjesë e komunitetit të energjisë dhe në këto pjesëmarrje ne jemi zotuar për dekarbonizim deri në vitin 2050. E ky zotim nuk duhet me qenë vetëm fjalë por duhet përcjell me veprime”, tha tutje ajo.

Udhëheqësi i Divizionit të Politikave të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Adnan Preniqi, tha se synojnë që deri në vitin 2030, konsumi final nga burimet e ripërtritshme të shkojnë deri në 30 për qind.“Sektori i energjisë po shkon drejt dekarbonizimit dhe jo ndoshta me hapa të shpejtë. Nuk është e lehtë meqenëse ne burimin e energjisë elektrike e bazojmë në thëngjill dhe dihet që thëngjilli është një prej ndotësve dhe emetuesve të karbonit. Ne si vend emitojmë deri në 10 milionë në vit CO2 që është goxha i lartë e ku sektori i energjisë merr pjesë diku me 6.3 milionë emetim të karbonit në vit”.

“Politikat të cikat janë vendosur në strategjinë e energjisë, tregojnë që ne në instalimin e 1300 MGË të burimeve të ripërtritshme, na tregojnë se në vitin 2030, konsumi final i energjisë do të mbërrijë në 30 për qind nga burimet e ripërtritshme. Aktualisht e kemi 10 për qind”, tha ai.

Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, tha se dekarbonizimi në vendet skandinave ka filluar qysh në vitet e 90-ta. Sipas tij, aktualisht janë 40 vende në botë që e praktikojnë dekarbonizimin me ç’rast kërkoi që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e saj.“Vendet skandinave janë ato që kanë filluar me menduar në këtë drejtim. Në vitet 90-ta ka filluar ta aplikojë një taksë të karbonit.

Aktualisht janë 40 vende në krejt botën që aplikojnë një taksë të karbonit, janë vende të industrializuara të vendeve evropiane por edhe një pjesë e vendeve të Amerikës Jugore. Uruguai prin sa i përket taksës në karbon. Taksa nuk mjafton si e vetme duke pasur parasysh caqet ambicioze që vendet e zhvilluara e kanë para vetes. Madje disa vende e kanë luftë por kjo është edhe luftë globale. Taksa si e vetme nuk ka prodhuar efektet e duhura deri më sot, andaj vendet e ndryshme të botës kanë filluar të mendojnë më seriozisht për të adresuar këtë problem”, tha ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në Ulqin zhvillohet një aksion i madh pastrimi

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Ulqinit organizon fushatën e pastrimit të qytetit të quajtur “Sepse ne e duam Ulqinin” nga ora 09:00 deri në 13:00, njëkohësisht në gjashtë lokacione.

I lokacioni: Qyteti i vjetër – Pristan – pylli i Borovës;

Vendndodhja II: rruga Nova Mëhallë – Valdanos;

Vendndodhja III: Bijela Gora;

Lokacioni IV: qendra e Shtojit;

Vendndodhja V: qendra e Vladimir;

Vendndodhja VI: Midin Potok.

“Aksioni i pastrimit synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së përbashkët të banimit. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit. Komuna e Ulqinit fton të gjithë individët, organizatat dhe institucionet e interesuara që të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë”, kanë thënë nga Komuna e Ulqinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending