Connect with us

Projekte

Miratohet projekti i ndërhyrjes emergjente në Urën e Matit

Published

on

Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin e ndërhyrjes emergjente në Urën e Matit në Milot.

“Projekti teknik i zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin-monument kulture, Ura e Matit” është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që me urdhrin e kryeministrit, u bënë bashkë për hartimin e projektit, brenda një kohe të shkurtër, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Vetëm pak ditë më parë është miratuar gjithashtu projekti i vendosjes së pajisjeve monitoruese, që do të na mundësojnë të dhënat teknike e shkencore për hartimin e projektit të zbatimit.

Miratimi i këtij projekti i hap udhë gjenerimit të fondeve, fillimin e detyrave të projektimit dhe nisjen e ndërhyrjeve integrale për zgjidhjen e problemit në terren, në të gjithë objektin.

Trending