Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Ministri Çeku: Përmes Programit Kombëtar investimet po i vazhdojmë në shumë muze

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ka prezantuar pamjet e ekspozitës së përhershme brenda Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, që pasqyron trashëgiminë e pasur që ka vendi.

“Përmes Programit Kombëtar të Muzeve investimet po i vazhdojmë edhe në shumë muze, me shtrirje në gjithë territorin e shtetit.

Muzetë Etnografik në Pejë, Deçan e Gjakovë, Muzeu i Burgut të Prishtinës, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren janë disa nga shembujt e punëve tona të mira. E këtë vit vendit tonë iu shtua edhe një muze unik, ai i Hidroelektranës në Prizren.

Në vijim, themelimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor, i Rrjetit të Muzeve Publik të Kosovës e shumë angazhime tjera për të zhvilluar përtej potencialin transformues që kanë muzetë për zhvillim dhe mirëqenie të qëndrueshme, ruajtje të trashëgimisë sonë kulturore, identitetit dhe historisë.

Teksa gjatë tërë vitit angazohemi për formësimin dhe krijimin e të ardhmes së qëndrueshme përmes programeve të shumta kulturore, ekspozitave e kontakteve me komunitetin, sot le të festojmë për muzetë, profesionistët e këtyre institucioneve dhe vizitorët tanë.”, ka thënë Çeku./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Nxënësit e Prizrenit njoftohen me zejet e vjetra dhe trashëgiminë arkeologjike

Published

on

Qindra nxënës të shkollave të Komunës së Prizrenit kanë marrë pjesë në vizitat tek zejet e vjetra aktive si dhe në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit të organizuara nga EC Ma Ndryshe.

Vizitat grupore të nxënësve kanë shërbyer për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj lidhur me artizanatet e trashëguara brez pas brezi, sikurse edhe për t’u njohur më për së afërmi me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të rajonit të Prizrenit.

Gjatë këtyre vizitave nxënësit kanë pasur mundësinë që të zbulojnë fshehtësitë e punës së mjeshtërve të dalluar të zejes së filigranit, të plisit dhe të farkëtarisë, duke përfituar njohuri edhe për historikun e këtyre zanateve, dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite në këto anë.

Ndërsa nikoqirët e Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit duke prezantuar para nxënësve artefaktet e ekspozuara kanë dhënë edhe informata shtesë mbi kohën e gjetjes si dhe funksionin që ato kanë kryer, sikurse edhe rëndësinë e dokumentimit e ruajtjes së tyre.

Këto vizita janë realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Objekte të trashëgimisë kulturore të transformuara në mobilje

Published

on

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri ka shprehur shqetësimin se disa objekte të trashëgimisë kulturore janë transformuar në kundërshtim me karakterin e tyre historik ose artistik. Disa prej objekteve madje janë transformuar në mobileje.

Instituti  thotë se shkatërrimi dhe transformimi i pasurive kulturore në kundërshtim me karakterin e tyre historik ose artistik përbën po ashtu një vepër penale, e cila është po aq e rëndë sa vjedhja dhe trafikimi i tyre.

Sipas këtij instituti, nga objektet e sekuestruara ndër vite nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioneve të përbashkëta policore janë konstatuar dëmtime, ndërhyrje dhe transformime në objekte të trashëgimisë kulturore.

IKRTK përcolli pjesë nga ikonostasi i Kishës së Shën Thanasit Karavasta si dhe porta e hyrjes kryesore në Kishën e Shën Kollit në Vanaj, janë vetëm disa prej këtyre objekteve të transformuara në “mobilje”, të cilat gjenden në ruajtje në ambientet e IKRTK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Veshja mirditore 120-vjeçare tërheq turistë të huaj

Published

on

Në restorantin e tij në Perlat të Mirditës në Shqipërinë veriore, Ermal Duka ka ekspozuar veshjen mirditore që gjyshja e tij e ka veshur ditën e dasmës, 120 vjet më parë.

Ai duket se ia ka ditur vlerën përpara se veshja mirditore të shpallej “vlerë kombëtare”.

Ky vendim u miratua në dhjetor të vitit të kaluar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë, ndërsa propozimi u bë nga Unioni “Mirdita”. Pjesë e grupit për përgatitjen e dosjes ishin historianë, juristë, akademikë dhe etnologë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha atëkohë se kjo veshje e mbushur me simbole mitike e kulti “e ka shoqëruar me shekuj gruan e krahinës së Mirditës”.

Mirdita është një rajon në Qarkun e Lezhës, rreth 85 kilometra në veri të Tiranës, dhe ka rreth 27.000 banorë.

Veshja mirditore 120-vjeçare tërheq turistë të huaj

Ermali thotë se prej se ka ngritur biznesin e tij, vite më parë, e ka menduar edhe ekspozimin e kësaj veshjeje, që e konsideron të shenjtë.

“Ideja e ekspozimit të veshjes ka ecur paralelisht me idenë e ndërtimit të agro-turizmit. Ekspozimi i saj është traditë e çdo mirditori në çdo hapësirë ku i jepet mundësia. E kemi të shenjtë si veshje, ka qëndruar aq autoktone sa vetë treva”, thotë Ermali për Radion Evropa e Lirë.

Etnologia shqiptare, Afërdita Onuzi, thotë se veshja mirditore ka vlera të jashtëzakonshme.

Shpallja si vlerë kombëtare ka, sipas saj, vlera jo vetëm për veshjen, por edhe për shumë objekte e dukuri që lidhen me të.

“Janë disa elemente shumë specifike, siç është ‘xhupja’ [pjesë e veshjes mirditore që përdoret në ceremoni, por edhe në dimër, pasi është e trashë] që dokumentojnë një periudhë kur kombi nisi të merrte formën e tij të plotë të organizimit të një shteti. Kjo veshje përkon me kufijtë e përhapjes së shtetit të Arbrit të shekullit XII-XIII”, thotë etnologia.

E gjithë veshja, sipas saj, ka simbole të periudhave të ndryshme, por më interesantja për të mbetet “xhupja”, apo “xhahengu”, siç i thonë mirditorët.

Interes për ta studiuar veshjen mirditore, sipas Onuzit, përbëjnë edhe teknikat e qëndisjes së saj, të qepjes me fije, me shumë ngjyra e me bizhuteri.

Ajo shfaq shpresën që kjo veshje, një ditë, të shkojë “atje ku e ka vendin” – në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO.

Në muajin dhjetor, nën mbrojtje të UNESCO-s është futur shtegtimi i bagëtive në Shqipëri.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë edhe: Gjirokastra, Butrinti, Berati, Liqeni i Ohrit, Lumi i Gashit në Luginën e Valbonës, si dhe xhubleta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending