Connect with us

Trashëgimia Kulturore

“Kujtesë në Gurë”, promovohet libri me 615 simbole të gdhendura në objektet kulturore të Kosovës

Published

on

Të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të projektit “Kujtesë në Gurë”, është prezantuar dokumentimi i 615 simboleve të gdhendura në 110 objekte në territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në Kulla, gjegjësisht shtëpi tradicionale shqiptare prej guri, që datojnë nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 20-të të erës sonë.

Simbolika e tyre shprehet përmes një sërë figurash mbinatyrore, me një larmi të jashtëzakonshme përshkrimesh figurative sikurse ato kosmologjike, antropomorfe, zoomorfe, florale, gjeometrike, mjete pune, armë dhe mbishkrime të paraqitura në këtë libër.

“Për banuesit e shtëpisë, simbolet kanë karakter të mbinatyrshëm dhe japin ndihmesë në vështirësitë për mbijetesë, “për me t’rujtë prej synit t’keq” dhe për të sjellë mbarësi, ato mishërojnë idenë e së shenjtës në natyrën dhe në mjedisin përreth.”, thotë Kaltrina Igrishta, e cila është autore së bashku me Lekë Shala dhe Anduena Halilaj./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Nis restaurimi i shtëpive tradicionale në Lagjen e Hajdinëve në Gjilan

Published

on

Ka filluar restaurimi i shtëpive tradicionale në Lagjen e Hajdinëve në Komunën e Gjilanit.

Në kuadër të projektit përfshihen tri shtëpi, ajo e Xhelë Hajdinit, shtëpia e Hajdin Hajdinit dhe Shaq Hajdinit.

“Po kujdesemi për ruajtjen e vlerave të shtëpive. Si të tilla do të jenë pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nënshkruhet marrëveshja për të forcuar bazën ndëshkuese për dëmtuesit trashëgimisë kulturore

Published

on

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore kërkon bashkërendim të ngushtë ndër institucional, dhe këtë po e bëjmë, deklaroi ministri i Kulturës Hajrulla Çeku i cili të martën, priti në takim koordinues, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.

“Si institucione kyçe në luftimin e dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë, kemi për qëllim angazhimin maksimal në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit.

U dakorduam të vazhdojmë këtë koordinim përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta.

Puna e vazhdueshme dhe intensive që po bëhet në mbrojtje, restaurim e funksionalizim të trashëgimisë sonë kulturore në gjithë vendin, nuk mund të pengohet nga askush.

Dëmtimet, djegiet nuk na zmbrapsin. Do të sigurohemi që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme dhe ata që i dëmtojnë të marrin dënimet meritore.”, deklaroi ministri Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Zbulohet një mbishkrim monumental në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Published

on

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka vizituar Lokalitetin Arkeologjik.

“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm” ka shkruar Çeku në postimin e tij në Facebook./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending