Connect with us

Aktuale

Më shumë raportimi të parregullsive nga qytetarët në ATK-së

Published

on

Rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke raportuar parregullsitë tatimore, evazionin fiskal, rastet korruptive, si dhe dukurit tjera negative që ndërlidhen me sistemin tatimor në Kosovë.

ATK në mënyrë që të jetë më e suksesshme në luftimin e këtyre dukurive, ka të instaluar linjën pa pagesë 0800 80 800, si dhe kutit e vërejtjeve të cilat janë të vendosura në të gjitha zyrat regjionale të ATK-së, përmes së cilës qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi tatimore.

Qytetarët në vazhdimësi janë duke reflektuar besim ndaj ATK-së, duke bashkëpunuar në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijojnë shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të ATK-së.

Vetëm gjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti, përmes linjës online janë 282 raste të cilat i janë përcjellë operativës për verifikim, ku si rezultat i të gjeturave në teren janë lëshuar 117 gjoba, në vlerë prej 124,618 euro. Ndërsa, rastet e lajmëruara përmes kutive të vërejtjeve për periudhën e njëjtë shkojnë deri në 215, e që nga parregullsitë tatimore të konstatuara janë lëshuar 147 gjoba, në vlerë prej 56,700.00 euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kemi rritje të raportimeve përmes këtyre dy mundësive për rreth 10%.

Sigurisht, një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, hetimin e disa bizneseve të cilat dyshohen për shmangie tatimore, monitorimin më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, ku ka pasur mbyllje të shumë subjekteve të lojërave të fatit etj.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit dhe evazionin fiskal në lidhje me ATK-në, t’i raportojnë në linjën pa pagesë 0800-80-800, (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial) ashtu që së bashku të ndërtojmë institucionet tona.

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Korporata hoteliere me renome botërore Hyatt synon të hap hotel në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Takuya Aoyama, zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt.

“Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet.”, deklaroi kryetari Rama.

Hyatt ka më shumë se 1350 hotele dhe prona gjithëpërfshirëse në 69 vende në gjashtë kontinente./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

KRPP konfirmon se Komuna e Prishtinës shkel ligjin kur autorizon Arkitektin e Kryeqytetit të hap konkurse në emër të saj

Published

on

Komuna e Prishtinës i ka deleguar kompetencat zyrtare tek një kompani private për të cilën ka pasur dyshime edhe gjatë procesit të tenderimit të saj. Bëhet fjalë për kompaninë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” – SHAK, shkruan Demokracia.com.

Kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, e cila një prej drejtuesve kryesorë e ka arkitektin Astrit Nixha është autorizuar nga Komuna e Prishtinës që të realizojë tenderë në emër të saj.

Komuna e Prishtinës para pak muajve ka lidhur kontratë trevjeçare me mbi 10 milionë euro, me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit.

SHAK kohë pas kohe po hap thirrje për koncept-dizajne të çerdhe-kopshteve në Prishtinë, por edhe për projekte të tjera.

Komisionet vlerësuese të projekteve po caktohen nga vetë kompania private, duke u shmangur procedurat e Prokurimit Publik, meqë bëhet fjalë për projekte të interesit publik që do të financohen nga Komuna e Prishtinës.

Demokracia.com ka qenë në pritje të një opinioni sqarues nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për të mësuar nëse është ligjore apo jo që firmat private të organizojnë tenderë publikë në emër të komunës. Lidhur me këtë, Demokracia.com i ka parashtruar një varg pyetjesh KRPP-së, por ky institucion ka dhënë vetëm një përgjigje nga e cila rezulton se organizmi i konkurseve publike po bëhet kundërligjshëm.

“Konform nenit 87, paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në të dhënat e shkresës suaj, KRPP sqaron si në vijim: Në përputhje me paragrafin 2 të nenit 24 të LPP-së, Autoriteti Kontraktues (siç përkufizohet me nenin 4, paragrafin 1, nën paragrafin 1.13 të LPP-se) është përgjegjës për të siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoritetit të tillë kontraktues të ekzekutohen në përputhshmëri të plotë me këtë ligj. Në rast se Autoriteti Kontraktues nuk i ka kapacitetet profesionale për të hartuar një projekt, dizajn dhe/ose koncept dizajn, mund të angazhojë konsulent individual apo kompani konsulente përmes procedurave të prokurimit të përcaktuara me këtë ligj, ndërsa aktivitetet e prokurimit është përgjegjës t’i kryej vetë Autoriteti Kontraktues”, ka bërë të ditur për Demokracia.com, Departamenti i Rregullave të KRPP-së.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia.com ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por Zyra për Informim nuk është përgjigjur në këto pyetje: “Ju lutem a mund të sqaroni procesin për konkurset e projektimit që organizohen nga firma “SHAK” shpk dhe OJQ KAF? Si mund të ankohen kompanitë ofertuese në rast të pakënaqësive? Në cilën bazë ligjore jeni bazuar që firma private dhe QJQ-të të organizojnë konkurse projektimi për Komunën?”.

“Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SH.P.K.” është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës më 27 qershor 2023, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. Pronarë të saj janë ANARCH SH.P.K. dhe Ardi CC L.L.C. E para është në pronësi të Astrit Nixhës, ndërsa e dyta në emër të Albi Shita. Kjo kompani në vitin e kaluar ka dalë fituese e tenderit që quhet “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending