Connect with us

Aktuale

Lëndohet një person në vendin e punës

Published

on

Lëndimet në vendin e punës nuk po kanë të ndalur. Së fundmi në fshatin Llozaj të Komunës së Ferizajt është raportuar për një të lënduar në vend të punës, shkruan Ndërtimi.info.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, për Ndërtimi.info ka treguar se personi në fjalë ka qenë në vendin e punës ku është goditur nga tensioni i lartë derisa ka qenë duke drejtuar pompën e betonit.

“Ai duke punuar me një makinë të betonit ka dhënë kontakt me rrymën dhe ka marr lëndime. E kanë dërgu në spitalin e Ferizajt urgjentisht, e më pastaj edhe në Prishtinë, tha Gashi.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending