Arkitekturë
Lansohet projekti i kullës së ardhshme në Londër
Studio e arkitekturës CZWG është duke u përgatitur për të ndërtuar një kullë 228 metra të lartë në Croydon të Londrës, duke shfaqur modelet e fasadave të frymëzuara nga Matisse.
Studio, e cila drejtohet nga arkitekti Piers Gough, do të krijojë një ndërtesë 68 katëshe si pjesë e një projekti të madh rigjenerimi në lagjen jugore të Londrës.
E quajtur One Lansdowne Road, ajo do të zërë një zonë në cep të rrugës Lansdowne dhe Wellesley Road, midis stacioneve të trenit Croydon.
Leja e planifikimit i është dhënë në shtator 2017 dhe tani është nënshkruar nga kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan, duke i hapur rrugën ndërtimit në fillim të vitit 2018.
Një galeri për publikun do të vendoset 213 metra lart, si dhe një restorant dhe bar të cilët do të ofrojnë pamje mbi Croydon.
Kjo ndërtesë do të përmbajë 794 apartamente dhe 35 mijë metra katrorë hapësirë për zyre në katet e sipërme të saj, ndërsa dyqanet dhe restorantet do të vendosen në katet përdhesë dhe të parat.
Ndërtesa është një nga shumë ndërtesat e reja të propozuara në Croydon, si pjesë e programit të rizhvillimit prej 5.25 miliardë dollarësh. Gjatë 20 viteve të ardhshme, projekti pritet të krijojë 7,300 shtëpi të reja dhe 95 mijë metra katror hapësirë komerciale.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë17 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale18 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë19 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York