Connect with us

Aktuale

Lamtumirë Musa!

Published

on

Para se të nisesha  për studime në Prishtinë, u ndalova të përshendetem me dajën Saim, arkitekt, tashmë i ndjer, i cili mbas përqafimit me tha: “Te lutem bëni tfala prof. Stavilecit”…pauzoi disa sekonda dhe vazhdoi: “Ke për të parë çka eshtë ligjërimi”.

Shkruan: Inxhinier Mentor Llunji, Ulqin 2020

Saimi kishte përfundar shkollën e mesme të ndërtimit, ku në vitet e ‘70-ta e kishte Musën profesor. Pasi kishte kaluar shumë kohë prej atëherë, sinqerisht mendova që kjo përshtypje do ishte ndonjë preferencë personale e dajës.

Ligjerata parë me Musën i tejkaloi pritjet… Hyri në klasë në mënyrë fare joformale, me një qëndrim lezher dhe dukej që lëndën e kishte “në gishta”. Formulat më të ndërlikuara i hidhte në tabelë me një lehtësi të paparë deri atëherë. Një dallim i madh me kolegët e tij. Bile edhe vishej ndryshe. Ishte lënda e vetme ku nuk shikonim orën dhe profesori i vetëm që na thërriste në kafe pas ligjeratave. Nuk e sforcoi respektin artificial duke mbajtur distancë, siç është zakon, por e bënte ate me dijen që na ofronte. Ishte profesori i vetem që prej ditës së parë e kam thirrë me emër.

Mentor Llunji

Krijuam një afërsi, e cila ishte më tepër intuitive se sa që mund të ndaja me të ‘dijet’ e mia të freskëta në ndërtimtari. I bënim shpesh pytje banale, por asnjeherë nuk na la të kuptojmë që ishin të tilla. Ndërkaq në provime tërë ajo afërsi që kishim jashtë ligjeratave, u shndërronte në rreptësi të papritur. Kuptohet për të mirën tonë. Ky ishte Musa.

Për nivelin shkencor kjo letër është e shkurtër që të përmblidhet puna e tij. Musa ishte një hap para rrethit të vet.

Punimi i magjistraturës ishte avangardë për Kosovën e atëhershme. Trajtoi strukturat më të ndërlkuara në atë kohë, sistemet sipërfaqësore (kupolat, guaskat, etj.) dhe prodhoi dy libra për këtë temë. Emrin Felix Candela e dëgjova së pari nga Musa.

Tërmeti artificial i Prishtinës që ishte fokus i punimit të doktoraturës së tij, për vitet e ‘90-ta edhe kur e kompletoi, ishte para kohe, kështu që edhe sot është po aq i freskët.

Vuri bazat e edukimit të inxhinierisë sizmike në Kosovë dhe më e rëndësishmja, i vuri vetes standardin që për lëndën që ligjeron duhet t’i sigurosh studentit librin.

Në vitin 2012 e thirra t’ia tregojë materialin ende të papërfunduar për librin tim të parë “Arkitektura Sizmike”. Pa e parë përmbajtjen dhe materialit, më tha: “…ti vetëm përfundoje, ndërkaq unë ta gjej botuesin, ta shkruaj parathënien dhe ta bëj recensionin”. Po të mos ishte kjo zemërgjerësi profesionale dhe njerëzore, me siguri libri ende do mbetej në sirtar.

Vitet e fundit i kaloi në Stamboll. Sa herë që dëgjoheshim me të, dukej i qetë dhe shumë i kënaqur.

Inxhnieria e ndërtimit në Kosovë mbeti pa një legjendë. Ne mbetëm pa një mik të ngushtë. Do të kujtojmë përherë.

Lamtumirë Musa !

Inxhinieri i ndërtimit, Mentor Llunji e shkroi këtë kujtim ekskluzivisht për Ndërtimi.info, në ditën e vdekjes së profesorit Musa Stavileci, më 21.05.2020.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending