Arkitekturë
Ky është qyteti shqiptar më i vizituar
Kruja është një qytet mesjetar që për herë të parë përmendet në shekullin e IX, në një dokument kishtar të vitit 879-të.
Mendohet që emri rrjedhë nga fjala “krua”, burim uji, sepse në Krujë ka shumë burime të tilla. Sot, Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë, raporton ATSH. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella ra në dorën e pushtuesit. Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri.
Sipas statistikave të këtij viti të nxjerra nga drejtoria e shërbimit turistik në Bashkinë e Krujës, këtë qytet e kanë vizituar rreth 305 mijë turistë vendas e të huaj.
Përgjegjësi i Zyrës së Informacionit Turistik të Bashkisë Drini Masha, e konfirmon këtë numër duke specifikuar se “vetëm polakë e kanë vizituar qytetin tonë me rreth 56 mijë turistë, ndërsa vizitorët e huaj të ardhur kryesisht nga Europa, por edhe nga Amerika e Australia, e kalojnë shifrën mbi 105 mijë.”
I pyetur se për se vijnë në Krujë, Masha përgjigjet se ”kanë lexuar dhe dëgjuar për historinë e këtij qyteti, që këtu ndodhet një muze për Heroin tonë Kombëtar, një muze etnografik, ndërtesa mesjetare dhe mbi të gjitha është pika historike më e afërt nga Tirana dhe Aeroporti “Nënë Tereza”.
Në Krujë, ruhet dhe një traditë zejtaria tradicionale e prodhimit me dorë si punimi i leshit, metalit dhe drurit.
Kruja, dallohet edhe për gatimin e saj të veçantë dhe tradicional. Këto janë disa arsye që Kruja vizitohet kaq shumë”, thotë Drini Masha.
Ndërsa Drejtori i Muzeut Gjergj Kastrioti Medi Hafizi, flet për vizitorët e përditshëm të muzeut që janë kryesisht të huaj dhe nxënës shkollash.
“Të huajt vijnë dhe kuriozohen nga historia e Skënderbeut dhe arkifaktet, por dhe nga pozicioni gjeografik i qytetit. Vetëm të ardhur nga vende të tjera të botës, na kanë vizituar deri në muajin tetor 105 mijë turistë”, thotë Hafizi.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë16 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale17 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë18 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York