Connect with us

Ambienti

Kurseni para duke përdor pajisje që nuk shpenzojnë energji

Published

on

Gjatë sezonës së verës, mbajtja e një temperature të rehatshme në shtëpinë tuaj është sfidë, veçanërisht kur marrim parasysh efektin e klimës në faturën tuaj të energjisë.

Për këtë arsye – zëvendëso klimën me ventilatorë!

Ventilatorët janë më efiçent ndaj energjisë dhe shpenzojnë më pak sesa klima.

Ata përdorin rreth 1% të energjisë elektrike nëse krahasohet me konsumin që e bën  klima. Ju mund të lini një ventilatorë të ndezur për 24 orë të plota dhe të përdorni akoma më pak energji se sa nëse e lini një klimë të ndezur për 15 minuta.

Këtë verë zgjidhni një ventilatorë. Bëhuni efiçient në energji dhe kurseni para./Media Ndërtimi.

Ambienti

Miratohet vendimi për kufijtë e burimit ujorë “Puset e Konjuhit” në Lipjan

Published

on

Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujorë nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.

Qëllimi i përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare është që të mbrojë burimet e ujit nëntokësor – “Puset Konjuh”, Komuna Lipjanit, nga ndikimet negative të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasisë./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Ambienti

Izraeli interesohet të investojë në përmirësimin e shërbimit të ujit për qytetarët e Kosovës

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u takua të enjten me  ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona, si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik.

Në frymën e thellimit të bashkëpunimit tonë, potencuam vullnetin e të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorin e ujërave, me ç’rast diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë të mundshëm për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore.”, deklaroi ministri Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Dënimet s’kryejnë punë, vazhdon shkatërrimi i lumenjve kosovar nga kompanitë e rërës dhe zhavorrit

Published

on

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturë bazuar ne të dhëna për periudhën 2019-2021 ka realizuar rreth 200 inspektime me procesverbal ndaj operatoreve fizik dhe juridik (seperues), si eksploatues qe veprojnë dhe operojnë ne afërsi të lumenjve të Kosovës.

Bazuar në inspektimet e realizuara dhe konstatimit të gjendjes në terren, Inspektorati i MMPHI-së ka ndërmarrë masa në bazë të shkeljeve ligjore qe janë hasur ne terren, duke nxjerr vendime për ndalim të aktivitete, ndëshkim me gjoba, inicime kundërvajtëse dhe penale.

Gjatë vitit 2019 , Inspektoriati i MMPHI dhe Policinë e Kosovës-Drejtoria e Krimeve të Rënda, KPMM, APK, Policia Rajonale dhe Inspektoratet komunale kanë zhvilluar inspektime të përbashkëta ne tërë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe Komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan dhe Leposaviq, tek operatoret me aktivitet për resurse minerare, duke përfshi edhe inspektimet ne seperecione – shfrytëzim i inertëve të lumenjve.

Inspektimet kanë vijuar kryesisht në lumenj ku ka pasur degradime me të mëdha si ne: Komunën e Prizrenit(pjesën e Drinit te Bardhë), Komunën e Rahovecit( pjesën e Drini i Bardhë), Komunën e Gjakovës(Lumi i Erenikut), Komunën e Pejës(Lumbardhi i Pejës), Komunën e Kamenicës(Lumi Krivareka dhe Desivojc), Komunën e Vushtrisë (Lumi Sitnica), Komunën e Mitrovicës(Lumi Ibër).

Gjatë këtyre aksioneve inspektues janë hasur – vërejtur degradime të mëdha nëpër brigjet e lumenjve dhe në përgjithësi të peizazheve natyrore.

Bazuar në gjendjen ne terren Inspektorati i MMPH-së, ka ndërmarr masa ndaj operatorëve qe operojnë afër shtratit të lumenjve, të cilët operonin në mungesë te dokumentacionit si dhe ndaj atyre që janë hasur duke operuar ilegalisht.

“Në vitin 2020 nuk kemi mundur ta realizojmë planin e punës ne tërësi për shkak të situatës se pandemisë, ndërsa ne vitin 2021 Inspektorati i MMPHI-së ka zhvilluar inspektime tek resurset minerare duke i përfshi edhe seperacionet e inerteve te lumit, mirëpo në pa mundësi që të inspektohet edhe gjendja e lumenjve.”, deklaruan nga MMPHI.

Në lumenjtë e evidentuar si më të degraduarit janë konstatuar disa forma të dëmtimit fizik të peizazheve dhe brigjeve të shtretërve të lumenjve. Format më të shpeshta të degradimit janë përcjell me pasojat si:

  • Ulja e lartësisë së shtratit të lumit,
  • Zgjerimi i shtretërve,
  • Ndryshimi i rrjedhës së ujërave,
  • Dëmtimi i substratit të florës përgjatë brigjeve të lumenjve,
  • Hapja e gropave të mëdha nga eksploatimi i inerteve,
  • Dëmtimi i substratit të florës dhe arealit të faunës,
  • Dëmtimin e ekosistemit të lumit etj.

Zgjerimi i shtretërve të lumenjve nga këto aktivitete i ka paraprirë edhe zgjerimi i mëtutjeshëm nga procesi natyror i erozionit si rezultat i gërryerjes dhe heqjes së bimëve drunore dhe shkurreve.

“Më këtë aktivitet qoftë nga njeriu apo edhe atij natyror është bërë rritja e gjerësisë së brigjeve dhe shtretërve të disa pjesë të lumenjve të vendit.

Vlerësimi i gjendjes mjedisore të lumenjve, e në veçanti i formës së degradimit fizik është një proces jo i lehtë për të analizuar në mungesë të shumë të dhënave zinxhiror si: mungesa e një rregullore për normat e aplikueshme të shkallës së degradimit dhe efekteve në proces, volumit të sasisë së eksploator të rërës dhe zhavorrit, aktiviteti ilegal apo legal etj.

Vlerësimi i gjendjes së lumenjve është bazuar nga monitorimi direkt në terren, matjet me GPS për përcaktim te pozicioneve me detaje, marrja e fotove nga vendngjarja.

Metoda për përcaktimin e sipërfaqeve të degraduar është bërë nga imazhet satelitore të ortofotove të viteve 2008/2014/2018, si dhe studimeve dhe modeleve krahasuese ndërkombëtare.”, shkruan në Raportin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës “Ndikimi i shfrytëzuesve të rërës dhe zhavorrit në gjendjen mjedisore të lumenjve”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending