Connect with us

Ambienti

Kina do të ndërtojë më shumë “lagje të gjelbra”

Published

on

Kina do të inkurajojë që më shumë lagje banimi të kenë lëshim të ulët të karbonit, si pjesë e përpjekjeve për të përmbushur objektivat e saj klimatike.

Deri në vitin 2030, rreth 60 për qind e lagjeve të qyteteve pritet të bëhen “lagje të gjelbra”, me shërbime më të përshtatshme e të afërta, që mund të sigurohen duke ecur më këmbë, sipas një plani qeveritar të shpallur të mërkurën nga Ministria e Strehimit dhe e Zhvillimit Urban-Rural dhe organi më i lartë i planifikimit ekonomik i Kinës.

Banorët e këtyre lagjeve pritet të përdorin më shumë pajisje shtëpiake me konsum të ulët të energjisë dhe më pak produkte njëpërdorimëshe, të kursejnë energjinë elektrike në jetën e përditshme dhe të shfrytëzojnë automjetet me energji të re, thuhet në plan, raporton albanian.cri.cn.

Deri më 2025, të gjitha ndërtesat e reja në qytetet kineze do të ngrihen në përputhje me standardet e ndërtimit të gjelbër.

Sipas planit, me përpjekje të përbashkëta, lëshimet e karbonit nga zonat e ndërtimit urbane dhe rurale mund të arrijnë kulmin brenda vitit 2030.

Kina ka njoftuar se do të përpiqet të arrijë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin e karbonit brenda 2060-s./Media Ndërtimi.

Ambienti

Nxehtësia ekstreme në Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar

Published

on

Banka Botërore e Kosovës ka njoftuar se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim.

Në njoftim thuhet se për shembull, Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale. Po ashtu, shumë qytete në rajon tejkalojnë nivelet e sigurta të grimcave PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë.

“Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër. Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura”, thuhet në njoftim.

“Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre. Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të”, thuhet tutje në njoftim.

Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Deri në qershor peshkatarët mund të peshkojnë, por janë të obliguar t’i lirojnë menjëherë

Published

on

Peshkatarët në Kosovë do t’u ndalohet peshkimi me rrjetë, deri më 30.05.2024. Ata do të lejohen të peshkojnë, por janë të obliguar që t’i lirojnë pastaj përsëri.Ky është vendimi i Federatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të Kosovës (FPSRKS), i cili është marrë në mbledhjen e bordit ekzekutiv të kësaj federate, më 06.04.2024.

Në një bisedë për Kallxo.com, kryetari i FPSRKS, Milaim Vitia e ka konfirmuar se është marrë vendimi për ndalimin e peshkimit me rrjetë në territorin e Kosovës, për shkak të shumimit të peshkut, i cili sipas tij ndodhë deri në muajin qershor, varësisht nga llojet e tyre.

“Nga data 08.04.2024 të bëhet ndalesë e të gjitha llojeve të peshkut në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo ndalesë vazhdon deri më datën 30.05.2024. Arsyeja e ndalesës është shumimi i peshkut me faza. Peshkatarët kanë të drejtë vetëm të peshkojnë dhe të lëshojnë pa prezencën e rrjetës mbledhëse” – thuhet në vendimin e FPSRKS-së.

Sipas Vitisë, ata e kanë parë gjendjen në terren dhe kanë vlerësuar se nga 3,000 peshkatarë që janë të regjistruar në Federatë, për secilin prej tyre zënia e një sasie peshkë të bëhet pasi të shumohen.“Duke parë terrenin edhe tash e kemi qit vendim që mos t’i zënë me mijëra kilogramë (peshk) në këtë muaj, se për çdo ditë t’u dal në teren secili peshkatarë 5kg dhe 7kg (peshk), e kemi vlerësuar se 3,000 peshkatarë, gjithë atë peshkë me marrë, le të shumohet peshku, tani le të zinet” – tha Vitia për KALLXO.com.Se a ishin pajtuar këta peshkatarë që janë pjesë e Federatës, për moszënien e peshkut deri në muajin qershor 2024, Vitia ka thënë se shumica janë pajtuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Franca do të frenojë industrinë që krijon shumë plehra

Published

on

Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur rregulla të reja ndaj kompanive që prodhojnë modë të konsumit të shpejtë, Fast Fashion, megjithëse të tjerë do të preferonin përdorimin e një metode tjetër.

Ligji i ri për modën e shpejtë në Francë u votua me unanimitet të plotë në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke krijuar një konsensus që ndodh rrallë në Asamblenë Kombëtare, ku qeveria nuk ka shumicën absolute dhe përballet shpesh me opozitë kokëfortë. Por unanimiteti në votim nuk do të thotë që të gjithë francezët e mirëpritën metodën e përdorur nga qeveria. Rregullat e reja do të prekin kompanitë që prodhojnë një numër të caktuar prodhimesh në ditë.

Qeveria ka vënë në shënjestër gjigandët e modës së shpejtë si për shembull prodhuesin Shein dhe platformën online Temu, të dyja kompani me bazë në Kinë. Kompanitë e tilla do të duhet të publikojnë në faqet e tyre të internetit mesazhe të qarta lidhur me ndikimin e prodhimeve të tyre ndaj mjedisit dhe duhet të inkurajojnë klientët të riciklojnë produktet, përndryshe do të përballen me gjoba që arrijnë në mbi 15 mijë euro (16 160 dollarë).

Një sistem i ri me pikë ekologjike do të bëjë vlerësimin e kompanive të modës. Ato kompani që vlerësohen keq do të duhet të paguajnë një gjobë fillestare prej 5 eurosh dhe më vonë, pas 2030, prej 10 eurosh (rreth 11 dollarë) për çdo produkt.

Qeveria ka thënë, se do të ndalojë reklamat për kompanitë e modës së shpejtë dhe prodhimet e tyre duke filluar që në vitin 2025. Moszbatimi i këtij ligji do të shoqërohet me dënime me vlerë mbi 100 mijë euro. Ligji duhet të aprovohet edhe nga Senati në Francë para se të hyjë në fuqi muajt e ardhshëm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending