Connect with us

Ambienti

Nënshkruhet marrëveshje për Kryeqytetin e gjelbër!

Published

on

Fondacioni Jeshil përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Xhevdet Gegollaj ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, për zbatim të projekteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të Kryeqytetit në trajtimin e mbeturinave organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e ekonomisë qarkore.

“Rrugëtimi ynë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe inovative për të mirën e natyrës dhe qytetarëve, forcohet me një partneritet të ri të zgjeruar me Komuna e Prishtinës. Çfarë është e mirë për dheun, është e mirë për atdheun.”, deklaroi i pari i Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi.

Ambienti

Hartohen projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur në Shqipëri

Published

on

Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke përcaktuar aktivitetet që lejohen apo jo të zhvillohen brenda këtyre territoreve, që kanë vlera të larta natyrore.

Në secilin prej dokumenteve të nxjerrë për konsultim publik, përcaktohet se qëllimi është ruajtja dhe mbrojtja e vlerave peizazhistike të zonës së mbrojtur mjedisore dhe përbërësve të rëndësishëm të biodiversitetit dhe të natyrës në to.

Megjithatë, tashmë brenda këtyre zonave mund të zhvillohet veprimtari të tilla si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, në rastet kur subjekti pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Me ligjin e vjetër këto aktivitete kanë qenë të ndaluara për t’u zhvilluar brenda zonave të mbrojtura për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis. Ndryshimet e ligjit u propozuan nga 12 deputetë të Partisë Socialiste, por gjithsesi varianti final i miratuar në muajin shkurt të këtij viti mbajti në konsideratë propozimet e bëra nga qeveria.

Ai u miratua mes protestash nga ana e organizatave të shoqërisë civile, që kundërshtuan ndryshimet që në momentin që ato u propozuan, pikërisht për faktin se po i hapej rrugë ndërtimeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Bashkia Tiranë mbjell pemë dhe gënjeshtra

Published

on

Me nisjen e vitit 2024 në Bashkinë Tiranë filloi sezoni i mbjelljeve. Që prej janarit, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka postuar pothuajse çdo ditë fotografi ose video duke mbjellë pemë.

Kjo fushatë intensive mbjelljesh i ngjan një gare me kohën për të mbërritur në objektivin final: “2 milionë pemë deri në fund të mandatit të tretë”.

Fundi i çdo muaji shoqërohet me bilancin e mbjelljeve, në janar 26,273 pemë, në shkurt 15,100 dhe 25,176 në mars, shkruan citizens.al

Sezoni i mbjelljeve u finalizua me një ceremoni pranë Liqenit të Farkës, në 1 Maj. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi gjithë donatorët që dhuruan pemë dhe deklaroi se për 4 muaj qytetit iu shtuan 104,475 pemë. Kjo shifër është e barabartë me 870 pemë çdo ditë.

Numri kaq i lartë i mbjelljeve edhe fakti se Bashkia Tiranë ka gënjyer edhe më parë për numrin e pemëve, na nxiti të bëjmë verifikime.

Citizens.al iu drejtua Bashkisë Tiranë, për të mësuar zyrtarisht sa pemë janë mbjellë në Tiranë gjatë periudhës janar-prill 2024.

Nga përgjigja e institucionit rezulton në këto katër muaj janë mbjellë vetëm 5,283 drurë, dhe jo 104,475 pemë sikurse deklaron Veliaj.

Veç drurëve, institucioni deklaron se janë mbjellë 24,581 shkurre dhe 12,109 lule sezonale. Nëse do të llogarisnim si pemë edhe lulet dhe shkurret, sërish kjo shifër përbën rreth 1/3 e asaj që u deklarua zyrtarisht.

Nga verifikimet rezulton se rreth 62,000 nga pemët që deklaron Veliaj, nuk dihet se ku janë mbjellë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Aktivisti mjedisor fiton gjyqin kundër kompanisë së TEC-eve lundruese në Vlorë

Published

on

Aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni ka fituar betejën ligjore me kompaninë italiane Renco, e cila e kishte paditur për shpifje.

Në 2022, Ferunaj publikoi një artikull ku ngriti shqetësimet e tij për lidhjet mafioze të kompanisë Renco,  një kompani italiane e nënkontraktuar për zbatimin dhe ndërtimin e projektit madhor të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

Ai e bazonte argumentin e tij në një raport të organizatës prestigjoze Bakwatch si dhe në investigime të tjera.

Sipas kompanisë, Ferruni kishte ngritur akuza të pabaza mbi kompaninë dhe lidhjen e saj me mafian italiane dhe raste të provuara ryshfeti në Afrikë.

Ferruni është një zë aktiv në mborjtjen e natyrës dhe ka denoncuar për një kohë të gjatë ardhjen e dy TEC-eve lundruese në Vlorë.

Qendra Respublica që ka përfaqësuar ligjërisht Ferrunin në këtë gjyq, shprehet se “aksioni ligjor ndaj aktivistit Ferrunaj ngjan më shumë me një padi SLAPP, padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike. Më shumë se fitoren në gjyq, ata synojnë të frikësojnë, konsumojë kohën dhe mjetet monetare të të akuzuarve, pikërisht sepse ata marrin pjesë aktive në ngritjen e ndërgjegjësimit për debate me interes publik”.

Këto lloj padish përdoren shpesh ndaj gazetarëve, por dhe aktivistëve për t’i heshtur ata.

Ferruni në një reagim për mediat pas vendimit, shprehet se ishte i bindur që vendimi ndaj tij do të ishte pafajësi. Por ai mendon se kjo “ndërhyrje prej 1 viti është një përpjekje për të ndaluar dikë që flet për një kauzë të frikshme”.

Mjedisorët kanë pasur një betejë të gjatë kundër ndezjes së dy Tec-eve lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Dy Termocentralet lundruese në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” prej më shumë se një viti po lundrojnë në gjirin e Vlorës ende pa prodhuar energji. Fillimisht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se ato do të nisnin prodhimin e energjisë në janar 2023, për të “shpëtuar” kështu vendin “nga kriza energjetike”, e cila nuk ndodhi. TEC-et nuk kanë nisur ende prodhimin, por Ferruni shprehet se nëse ato nisin të prodhojnë do “të jetë një masakër mjedisore”.

Një grup qytetarësh dhe organizatash mjedisore kanë dorëzuar një padi kundër TEC-it lundrues të Vlorës.

Ata kërkojnë rrëzimin e kontratës së qiramarrjes të TEC-it lundrues të instaluar tek porti i peshkimit në Vlorë, të sjellë nga Bangladeshi për të prodhuar energji duke djegur naftë të rëndë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending