Connect with us

Trashëgimia

Kundërshtohet restaurimi i mullirit 300 vjeçar në Rahovec, konsiderohet projekt i turpit

Published

on

Në komunën e Rahovecit është duke u restauruar “Mulliri i Hoxhajve”, i vjetër rreth 300 veç. Por, ky restaurim po kundërshtohet, me arsyen se po bëhet fasadimi me pllakat të cilët nuk korenspodojnë me materialet rrethanore dhe mbulimi i gurëve të vjetër. Për këtë kërkohet ndërprerja e punimeve.

Këtë projekt të restaurimit Suad Çmaga e ka konsoderuar të turpshëm.

“Në Komunën e Rahovecit tashmë është evidente që tashmë nuk kanë informacion çka nënkuptohet me restaurim, konzervim dhe fasadim. Në emer të restaurimit të trashëgimisë kulturore është duke ndodhur më e keqja, ku kemi fasadim të Mullirit të vjetër afro 300 vite, me pllakat të cilët nuk korenspodojnë me materialet rrethanore, madje në këtë rastë kemi mbulim të gurëve të vjetër, të cilët u kanë mbijetuar tre shekujve. Për restaurimin e objekteve fillimisht duhet të përpilohet projekti për restaurim, projekti i restaurimit duhet të kryhet nga ekspertë të licencuar për hartimin e projektit, njëashtu kompania duhet të jetë e licencuar për restaurim të objekteve”, ka thënë ai.

Ai kërkon nga Komuna e Rahovecit urgjentisht të ndërpresë implementimin e këtij projekti të turpshëm, derisa ka shton se  Komuna e Rahovecit implementimit të projekteve të tilla duhet patjetër të konsultohet me eksperta të trashëgimisë kulturore, arkitektë, inxhinjerë, topografë, artistë etj.

“Kërkoj edhe nga Familja Hoxha që urgjentisht t’i ndërpresë këto punime të cilët janë duke u zhvilluar tek mulliri i familjes së tyre, sepse me realizimin e këtyre punimeve nuk është duke u mbrojtur trashëgimia kulturore, por në të kundërtën kemi shkatërimin dhe degradimin e saj“, ka shtuar ai.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe arkitekti nga Rahoveci, Arbër Shala. Ai këtë ndërhyrje në mulli e ka quajtur tmerr.

“Po më vie shumë keq që si arkitekt dhe si rahovecian të shoh se çfarë po ndodh me trashëgiminë në qytetin tonë. Po kjo s’ështe asgjë e re, përderisa personat e përgjegjëshem nuk i marin masat e duhura. Kjo është e papranueshme. Tmerr”, ka shkruar ai.

Trashëgimia

Çeku: Gjimnazi i vjetër në Ferizaj do të restaurohet, punimet do të përfundojnë gjatë vitit

Published

on

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka vizituar objektin i ish Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemaili” në Ferizaj, i cili në orët e para të mëngjesit të së martës, u përfshi nga zjarri masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore

“Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.”, tha Çeku teksa po inspektonte objektin që më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit.

“Sot mbasdite isha në Ferizaj për të parë nga afër pasojat e krimit. Ishim bashkë me kryeprokurorin e Ferizajit, drejtorin e policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.

Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet.

Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit.”, deklaroi ministri Çeku./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

BE-ja restauron Manastirin e Tamnicës në Kamenicë

Published

on

Falë punimeve të financuara nga BE dhe të zbatuara nga UNDP, Manastiri i Tamnicës dhe kambanorja e tij, si dhe kisha e Vaganes dhe ndërtesa ngjitur me të në komunën e Kamenicës janë restauruar dhe rehabilituar.

“Vazhdon puna jonë në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si shtytës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”.

Deri më tani kemi rehabilituar 11 objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe po kërkojmë të finalizojmë rehabilitimin e 10 të tjerëve.

Projekti “Trashëgimia Kulturore si shtytës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social” financohet përmes Instrumentit të Politikës së Jashtme të BE-së dhe ka për qëllim ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.”, shkruan në njoftimin e UNDP Kosovo./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme i shtohet shkolla e muzikës në Gjilan

Published

on

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohet edhe ish shkolla e muzikës në qytetin e Gjilanit. Ky objekt përveç arkitekturës ruan edhe të kaluarën shpirtërore të qytetit. Edhe Muzeu Etnologjik i qytetit tashmë gjendet në hapësirat e këtij objekti.

Ky objekt është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Që nga koha e ndërtimit ky objekt është shfrytëzuar për gjëra të ndryshme në periudha të ndryshme kohore, sot për shkak të rëndësisë së këtij objekti këtu gjendet edhe muzeu etnologjik i qytetit të Gjilanit.

Në këto hapësira vizitorët do të shohin Vekun si dhe punëdore të ndryshme

Duke qenë për një kohë të gjatë edhe shkollë e muzikës nuk kishte si të mungonte hapësira që dëshmon atë periudhë.

Muzeu ka dy nivele, në katin e dytë përveç eksponateve ju do të shihni edhe tavanet që janë shumë të veçante të punuara në detaje.

Misioni i Muzeut Etnologjik të Gjilanit është që të ruaj dhe promovojë objektet etnologjike, rrëfimet, ngjarjet dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve të rajonit të Gjilanit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending