Arkitekturë
Kronikë për “C0NTAINP0RARY” e Vezgishit për Bienalen e Venedikut 2020
Published
4 years agoon
Edhepse tashmë gjithçka është ndërprerë në spektrin e organizimeve kulturore, sportive dhe gjithçka që mbledh njerëz përreth, e aq më shumë në Itali, pas shfaqjes së koronavirusit COVID-19, kjo nuk po e ndalon punën për përgatitje nga ekipi i Kosovës për Bienalen e Venedikut 2020, që u shtye nga muaji Maj për në Gusht.
Maksut Vezgishi është arkitekti që ka barrën e përfaqësimit të Kosovës këtë vit në këtë bienale, tregoi për Ndërtimi.info, se si po shkojnë punët dhe gjithçka rreth Pavilionit të Kosovës 2020.
“Nga java e parë e janarit jam në Prishtinë, në kontakt dhe takime të vazhdueshme me komisionerën, bashkëpunëtorët e ngushtë, autorët që do të jenë pjesë e librit/katalogut të bienales 2020. Pjesë e ekipit të Kosovës janë: Vildane Maliqi, Argjirë Krasniqi, Feray Dervis dhe Recep Kerkezi. Është java e katërt, si gjithë njerëzit në gjithë botën, edhe unë jam i izoluar nga ‘Covid-10’. Këto ditë, si ekip po e vazhdojmë punën ‘online’ dhe jemi në pritje e në kontakt si po zhvillohen ngjarjet që ngjajnë njësoj për gjithë botën”.
Gjithçka kishte qenë gati për konferencën që do të mbahej në Itali, ku bashkë me Vezgishin do të ishte edhe Jehona Shyti, koordinatore e Kosovës. Bashkë do të parashtronin konceptin e Pavilionit të Kosovës krahas temës boshte “How will we live together?” (shq. “Si do të jetojmë së bashkëu?”), e vendosur nga arkitekti Hashim Sarkis. Por, gjendja me koronavirus në Itali bëri që ajo konferencë të mbahej online.
“…Paolo Barrata (v.j. Presidenti i Bienales së Venedikut) foli shkurt nga Venediku, Hashim Sarkis foli nga studioja e tij ne Massachusetts. Fjalimet ishin modeste dhe të shkurtëra. Në ndërkohë situata në Lombardi u bë kritike, shtyerja ishte evidente. Me këtë ritëm të zhvillimit të ngjarjeve personalisht mendoj se gjasat e realizimit në muajin gusht janë të zbehta. Biennalja mund të merr kahje të shkuarjes drejt vitit 2021…! Ndoshta në ‘formë’ të tjetërsuar”, thotë Vezgishi.
Përshkrimi i idesë “C0NTAINP0RARY”
Vet autori Maksut Vezgishi është tip që punon në “idenë e parë”. Si rrjedhojë përshkrimi më poshtë është ai origjinal i autorit, duke mos dashur si redaksi t’ia humbin fare “idenë e parë” të përshkrimit të idesë.
C0NTAINP0RARY
“Njëri qëllim është që të ju njohtojmë me qasjen që e kemi që nga fillimi për obligimin dhe detyrën që na është dhënë nga Ministria e Kulturës. Qëllimi tjetër, në përgjithësi të njohtojmë se ne si ekip ‘KosovaPavilion2020’ kemi paraqit në kohë projektin ‘C0NTAINP0RARY’ te organizatorët. Vazhdojmë me fazat tjera përmbrenda konceptit kuratorial dhe punës organizative me komisioneren, për detyrimet eventuale që na presin. Agjenda mbetet e hapur,
Unë i takoj gjeneratës së parë të arkitektëve të Kosovës në Prishtinë. Jam marrë njëkohesisht me disciplina tjera të artit që nuk e përjashtojnë arkitekturën, por e ndërhyjne në përditshmëri. Gjithnjë më ka interesuar ‘urbanja e thellë’, qytetet si Berlini për ilustrim… Kur më njohtuan se do të jem drejtues/kurator i Pavilionit të Kosovës, për temën boshte isha në dijeni. Vehten e pashë në detyrim. Qasja duhej të ishte domosdo MJEDISI/TOKA. Nuk kam njohuni të shumtë për këtë problematikë dhe lamitë që e kërkojnë shkenctarisht. Problematikat në urbanizimin sot, zonat urbane, dizajnin urban, qytetin global, klimatologjinë, ndotjen, etj… Fillova të lexoj, të informohem nga ‘bibliotekat e hapura’ që i kemi përdorë sot me teknologjinë.
Zakonisht punoj në ‘idenë e parë’, e kisha! ‘Kontenjeri Komunal’ që e kisha kaherë n’mendje si ‘Objekt Arti’. Një ditë e pashë prapa një institucioni në qytetin e Prishtinës, ishte pika. E kisha përpara objektin e përditshëm që e kërkoja për t’a shpreh/përshkru kohën SOT. Këtu, apo Atje diku… Peisazhet e ngarkuara, lumenjtë sintetik, fabrikat pa filtra, shtëpijat, fabrika, punëtorët fëmijë, spitalet 48 orëshe…
‘Kontenjeri Komunal’ ka formë të përkryer gjeometrike dhe funksionale. Është i hapur edhe i mbuluar. Shërben për pranimin/largimin e ‘përmbajtjeve’ të ndryshme. Atë që kemi e hedhim, atë që e hedhim na pershkruan…! Pra, ‘Contain’ domosdo jemi vet NE. Në Bienale do të kemi mundësi ta formësojmë në tërësi si instalacion.
Pse ‘CONTAINPORARY’!?, Contain-er/përmbajtje dhe Contemporary/bashkëkohore! Jo rastësisht ‘kapet’ si ‘Contemporary’.
Objekti i përditshëm, objekti banal që e kam përzgjedh, mënyra se si do ta instalojmë, janë përgjigje për ‘MomentuM’. Jam i hutuar me Coronen (v.j. koronavirusin) dhe mendoj se do të zgjasë, por jam i ‘ngazëllyer’ që ne si ‘Pavilion i Kosovës’ me ndjesi e kishim përshkruar ‘murtajën XXI’ në ardhje. Po u realizua Venediku2020, të gjithë NE: autorë, vizitorë, organizatorë do të ‘pasqyrojmë’ përpara natyrës që kemi, që e kemi kriju si zgjidhje deri më sot. “Post-Corona” do të jetë ‘RIRENDIMI ME NATYRËN’”.
Maksut Vezgishi për të treguar se është i lidhur fort me kulturën, në fund të kontaktit me Ndërtimi.info dha edhe disa sugjerime për literaturën që mund ta lexoni gjatë këtyre ditëve në izolim.
“Në ndërkohë, ka literaturë të bukur që mund të na shoqërojë dhe e ngreh vëmendjen këto ditë të izolimit… Ndoshta ‘1984’ dhe ‘Ferma e Kafshëve’ e Orwell me visionin e errët mbi botën. Orson Welles, me eksperimentin e tij radiofonik në vitin 1938, kur të gjithë besuan se vërtetë ‘jashtëtoksorët’ invaduan mjedisin tonë. Kubrick me ‘Odissey 2001’. Lars von Trier me ‘Europa’, ‘Melancholia’, dhe natyrisht për mua ‘Nostalghia’ me Andrei Tarkovsin me jetën dhe gjitha veprat e tij”, përfundoi arkitekti Vezgishi.
Kush është Maksut Vezgishi?
Maksut Vezgishi ka përfunduar studimet e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar si asistent në këtë fakultet nga viti 1993-1996. Ka punuar si redaktor artistik në shumë revista si “Zëri”, “MM”, Thema”, “Sheshi” dhe në shtëpinë botuese “Dukagjini”, galerinë “Dodona” dhe në Fondacionin për Shoqëri të Hapur (KFOS). Në vitin 1990, Vezgishi udhëhoqi “Skenën Alternative” në Teatrin e Prizrenit.
Ai gjithashtu në fushën e skenografisë ka bashkëpunuar me teatro të shumta, në Prizren, Prishtinë, Sisak, Lubjanë, Shkup, Bruksel dhe Elbasan.
Interesimi i Vezgishit për arkitekturë dhe arte vizuale është ‘eksperimenti/modernizmi’ duke kërkuar të kthejë vëmendjen tek “Arti Aktual Shqiptar”. Ka realizuar një mori ekspozitash duke filluar nga viti 1982 deri në ditët e sotit, duke numëruar afër 40 sish. Vezgishi është autor në disa diciplina të artit bashkëkohor, zatën ka fituar edhe shumë çmime e finalist në shumë ekspozita, konkurse dhe festivale. Maksut Vezgishi që nga viti 1998 – ’99 jeton dhe punon në Bruksel./ndertimi.info/
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.
“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.
Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.
Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.
Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.
Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.
Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.
Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi
Arkitekturë
Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë
Published
4 months agoon
June 19, 2024Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.
Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.
“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.
Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.
Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.
I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi
Arkitekturë
Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut
Published
4 months agoon
May 28, 2024Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.
Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.
Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login