Connect with us

Infrastrukturë

Kosova rangohet lartë në Europë për madhësinë e sektorit të ndërtimit

Published

on

Njohësit e tregut të banesave dhe të paluajtshmërive në përgjithësi në vend, pohojnë për Buletinin Ekonomik se në Kosovë – përkundër të gjitha sfidave me të cilat po përballet ndërtimi, po ndërtohet jo pak, si në kryeqytet (në periferinë e Prishtinës), por edhe në qendrat komunale. Ndërsa statistikat e Eurostat-it flasin se në asnjë vend të Europës, sektori i ndërtimit nuk po lulëzon si në Shqipëri dhe në Kosovë.

Përkundër ngopjes së tregut me banesa dhe rënies evidente të shtitblerjes së tyre, çmimeve vazhdimisht në ngritje të një metri katror të banesave kolektive, lëvizshmërisë së çmimeve të materialit ndërtimor, por edhe emigracionit evident dhe numerikisht tronditës, në Kosovë vazhdon të ndërtohet shumë dhe pandalshëm.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ç’është e vërteta, nuk ka të dhëna shumë të detajuara as edhe aq të azhuruara rreth ecurive të ndërtimit dhe numrit të ndërtimeve të reja, as për kryeqytetin, as për qendrat komunale, ku kanë nisur të ‘lulëzojnë” ndërtimet, por të dhënat që vijnë nga asociaione të ndryshme europiane, që përcjellin dhe regjistrojnë më detajisht lëvizjet e ndërtimit në shtetet e Europës, tregojnë se në të gjithë kontinentin e vjetër dhe në rajon, ndërtohet goxha shumë, por në asnjë vend sektori i ndërtimit nuk po lulëzon si në Shqipëri dhe në Kosovë, shkruan Buletini Ekonomik.

Në një raport për strehimin, të bërë publik në fillim të këtij viti, Eurostat ka paraqitur të dhëna më konkrete të madhësisë së matur të sektorit të ndërtimit për gjithë Europën. Kjo matje është bërë përmes vlerës së shtuar bruto (VSHB), të gjeneruar nga ky aktivitet ekonomik si pjesë e VSHB-së totale (prodhimi në ekonomi pa përfshirë taksat).

Është evidente, pra, që çmimi i patundshmërive në Kosovë, në dy-tre vjetët e fundit ka shënuar ngritje të madhe. Po të krahasohen çmimet aktuale që e dominojnë tregun e banesave në Kosovë me çmimet e 1,5-2 vjetëve të kaluara, del që ato kanë shkuar në qiell. Por, pavarësisht ngritjes së çmimeve në vitin e fundit, shifrat e kërkimit të lejeve ndërtimore janë të ritmit të njëjtë si të viteve të shkuara, kanë theksuar zyrtarët e komunës së Prishtinës për medien.

Me fjalë të tjera, sektori i ndërtimit në Kosovë ka pasur dhe vazhdon të ketë një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit.

Edhe numri i kompanive ndërtuese, përkundër vështirësive evidente për të gjetur punëtorë dhe mjeshtër ndërtimesh, është shtuar ndjeshëm. Por, po kështu është evidente se në mbarë Kosovën, në kryeqytet sidomos, por edhe në qendrat e tjera komunale, ka kohë që ka numër të madh banesash në treg dhe trendi i ndërtimeve po vazhdon hovshëm, sadoqë ndërtimtarët pretendojnë ta minimizojnë ritmin imponues të ndërtimeve banesore. Në Kosovë, gjithandej, në kryeqytet, në qendra te tjera komunale më të mëdha, por edhe në ato më të vogla, po ndërtohet shumë, megjithë faktin se ka kohë që në tregun e banesave në vendin tonë dominon në përmasa goxha të mëdha oferta karrshi kërkeës. Megjithatë, siç shihet, siç dëshmojnë të dhënat e raportit të Eurostatit dhe të dhënat nga shitblerjet e banesave, krahas dominimit të ofertës dhe çmimeve enorme të larta të tyre, ka edhe goxha kërkesa për shtiblerje. Dhe, megjithë këto çmime, ndërtimtarët kosovarë vazhdojnë të jenë optimistë për shitblerjen e tyre. Gjithsesi, shpresat më të mëdha i kanë te mërgata jonë, prirja e tyre që të investojnë lehtësisht në paluajtshmëri, e sidomos në blerjen e banesave. Dhe shumë më pak te kosovarët rezidentë dhe të varfër me mundësi të reduktuara ndjeshëm për të investuar në blerjen e banesave.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending