Featured
Kosova një hap më shumë drejt ndërtimit të “Dardania Arena”
Për të gjithë adhuruesit e sportit të cilët deri më tani nuk kishin kushtet e duhura për të zhvilluar aktivitetet e tyre sportive, siç duket këto probleme do të marrin fund. Kjo për shkak se tashmë projekti për ndërtimin e stadiumit kombëtar ka kaluar në fazën e studimit të fiziblitetit.
Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka nisur me procedurat e prokurimit për Studimin e Fizibilitetit të Qendrës Nacionale për Sport dhe Stadium Kombëtar të Futbollit “Dardania Arena“. Ky objekt do të realizohet në lokacionin Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës .
Për këtë aktivitet të prokurimit është përdorur Proceduara e Kufizuar ku faza para kualifikuese ka qenë e hapur nga data 9 qershor 2017 deri më 10 korrik 2017.
Kërkesat për pjesëmarrje do të vlerësohen nga një komision profesional i cili përfshin ekspertë të fushave që ndërlidhen me objektin më qëllim që të gjithë akterët të japin një kontribut në vlerësimin dhe ekzaminimin sa më të drejtë të kërkesave. Ky komision do të ketë në përbërje zyrtarë të MKRS-së dhe përfaqësues të deleguar dhe të autorizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Fakultetit i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “.
Gjithë procesi i vlerësimit dhe ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit do të monitorohet në detaje nga përfaqësuesit zyrtar të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Aktivitetin e prokurimit e deri në nënshkrimin e kontratës me operatorin e përzgjedhur do të jetë nën udhëheqjen e Divizionit të Prokurimit të MKRS në pajtueshmëri të plotë me ligjin e prokurimit publik në Kosovë.
/Ndertimi.info/
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë17 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale18 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë18 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
You must be logged in to post a comment Login