Connect with us

Turizëm

Kosova ka potencial për turizëm, i mungon infrastruktura

Published

on

Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për turizëm. Kështu konsideron Shoqata e Turizmit si dhe ajo e Unionit të Turizmit në Kosovë. Sipas tyre, në zonat malore, turizmi do të ishte edhe më shumë i zhvilluar nëse do të kishte infrastrukturë më të mirë, energji elektrike, e përveç këtyre, do të duhej të kishte edhe paketë turistike që do t’i tërhiqte vizitorët..

Ani pse Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të turizmit malor, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe pronar i një agjencie turistike në vend, tha se në këtë drejtim, duhet punuar më shumë, sidomos për infrastrukturë e për oferta turistike. Ai përmendi disa probleme që e përcjellin turizmin në Kosovë.

Kosovës i mungon oferta turistike, hotelet  janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Pra krahasim me vendet e rajonit është më e shtrenjta për akomodim e në të njëjtën kohë e kemi problem shumë të madh sidomos në zonat malore  infrastrukturën e dobët. Pa energji elektrike, pa infrastrukturë ligjore dhe zona të caktuar turistike është problem për të tërhequr turistë, shto këtu mungesën e  ofertës turistike që ne nuk e kemi ende”, tha ai.

Kurtishaj tha se turistëve që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën u sugjerojnë të shkojnë në zonat në Pejë, Grykë të Rugovës, Bogë, pastaj në malet e Sharrit, duke përfshirë Brodin, Prevallën e të tjera. Ai tha se në Prizren të gjithë turistët ndahen të kënaqur. Gjithashtu Kurtishaj shtoi se turistëve iu preferojnë të vizitojnë edhe vendet me histori.

“Kosova është dëshmuar botërisht që ka një tolerancë fetare, pra kemi  trashëgiminë fetare edhe kemi trashëgiminë kulturore në qytetin e bukur të Prizrenit, ku të gjithë turistët vendorë e të huaj ndahen jashtëzakonisht të kënaqur. Gjithashtu ne, si agjenci turistike, preferojmë shumë të vizitohet edhe vendi i shenjtë pra Kullat e Jasharajve në Prekaz, gjithashtu Gllogjanin më një histori dhe vendet e tjera që kemi me kala të ndryshme qoftë Artana, Kalaja e Prizrenit që ka pamje jashtëzakonisht të bukur”, tha Kurtishaj.

E kryetari Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, konsideron se Kosova për sa i përket pjesës së turizmit ofron jashtëzakonisht shumë. Ai tha se vitin e kaluar ka pasur rritje të numrit te vizitorëve në Kosovë për 25%, duke shtuar se këtë vit pret që kjo përqindje të rritet.

“Kryesisht në Kosovë, sidomos në statistikat e vitit të fundit kemi pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe të turistëve që e kanë vizituar Prishtinën, gjithmonë duke pasur parasysh edhe shtimin e aktiviteteve dhe festivaleve të cilat i ka organizuar Komuna e Prishtinës, pra të gjitha këto aktivitetet janë një element që tërheqin vizitorë. Pastaj kemi edhe pjesën e Prizrenit, ku ka një interesim të madh për turizmin kulturor një interesim për vizita te monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Hoti tha se vizitorët shkojnë më shumë në Rugovë, Radavc te shpella ”Bukuroshja e Fjetur”, te Ujëvara e Drinit dhe shumë vende të tjera atraktive. Ndërsa në sezon të dimrit, përmendi qendrat e skijimit të cilat kanë shumë vizitorë.

Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku morën pjesë 146 hotele,  për periudhën mars 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në Kosovë ishte rreth 52 mbi mije, e prej tyre 30.76%  ishin vendorë dhe 69.24% të jashtëm. Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Prishtina me 18 mije 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte Rajoni i Pejës me 65 mije 253 net-qëndrime.

Sipas ASK-së, për sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj./Media Ndërtimi

Turizëm

Udhërrëfyesit turistik duhet të pajisen me leje në Kosovë

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton subjektet, që ofrojnë veprimtari të agjencive organizatore të udhëtimit (tour operatorët)  si dhe udhërrëfyesit turistik (guidat turistike), se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, që dalin nga Ligji nr. 08/L-074 për Turizmin, obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin turizmit.

Agjencitë organizatore të udhëtimit, që organizojnë paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione, duhet të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë dhe të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me përmbushjen e kritereve dhe kushteve të përcaktuara sipas ligjit për turizmin dhe akteve tjera nënligjore, agjencitë do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, respektivisht për turistët, të cilët i blejnë këto shërbime.

Turistët vendorë dhe ata ndërkombëtarë tani do të jenë të siguruar, që paketa turistike të zbatohet sipas marrëveshjes kontraktuale me agjencinë organizatore. Kjo është bërë e mundur meqenëse agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi.

Udhërrëfyesit turistikë, me rastin e regjistrimit në regjistrin e turizmit dhe pajisjes me kartelën identifikuese të lëshuar nga MINT, do të publikohen duke u promovuar zyrtarisht si udhërrëfyes turistikë për të operuar në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa nuk lejohet operimi i udhërrëfyesve turistikë të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik vendor të regjistruar në MINT, si parashihet me ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në fuqi.

Subjektet me rastin e aplikimit për leje, kartelë identifikimi, plotësojnë edhe formularin me të dhënat e kërkuara për përfshirje në regjistrin e turizmit.

Deri në funksionalizimin  e platformës elektronike të “Regjistrit të Turizmit” aplikimet bëhen në formën fizike për pajisjen me leje për agjencitë organizatore të udhëtimit dhe kartelë identifikimi dhe regjistrim të udhërrëfyesve turistikë.

Po ashtu,  njoftohen operatorët ekonomikë se me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative, agjencitë organizatore dhe udhërrëfyesit turistik obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimi në regjistrin e turizmit, në të kundërt Ministria do të veprojë sipas procedurave të mbikëqyrjes dhe inspektimit të paraparë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Të gjitha informatat e detajuara si dhe formularët e aplikimit ministria i ka publikuar në uebfaqen e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

“Shqipëria, një perlë mesdhetare”, këtë e thotë gjiganti mediatik botëror CNN

Published

on

Gjiganti mediatik botëror i informimit CNN e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

“Shqipëria (me Krujën në foto) është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia.”, shkruan CNN.

Në këtë listë janë të vendosur vendet si Madridi, New York, Cape Toën, Vjena etj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë

Published

on

A e dini se nga viti 2023 ndalohet operimi i të gjithë udhërrëfyesve turistik të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës?

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë nëse nuk kanë leje qëndrimi apo leje pune në Republikën e Kosovës.

Dispozitat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi fillojnë nga 3.000 deri në 9.000 euro, si për operatorin turistik po ashtu edhe për personin juridik që ofron shërbimin e udhërrëfyesit turistik.

Për këtë qëllim gjithmonë angazhoni udhërrëfyes turistik lokal për vizitat tuaja në Kosovë! Udhërrëfyesit lokal gjithmonë kanë informatat më relevante dhe kanë kualifikim profesional për punën që e bëjnë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending