Connect with us

Infrastrukturë

‘Kosova duhet të përmirësojë infrastrukturën për rritje të fortë ekonomike’

Published

on

Zëvendës Presidentja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde është duke vizituar Kosovën për të kuptuar më mirë mundësitë dhe sfidat për rritjen ekonomike të vendit, dhe për të diskutuar vizionin afatgjatë zhvillimor të qeverisë, si dhe mbështetjen e Bankës Botërore në të ardhmen.

“Që Kosova të ketë vazhdimisht rritje ekonomike të fortë, të qëndrueshme, dhe që krijon vende pune me cilësi të lartë, Kosova duhet të përmirësojë produktivitetin, të adresojë pengesat në infrastrukturë, të krijojë një mjedis që është më i favorshëm për sektorin privat dhe të investojë në njerëzit e vet”, tha Anna Bjerde.

Sipas një komunikate, Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në lëvizjen drejt një rritjeje ekonomike më të qëndrueshme, të orientuar kah eksporti dhe gjithëpërfshirëse për t’u ofruar qytetarëve të saj më shumë mundësi për një jetë më të mirë.

“Banka ka filluar procesin e përgatitjes së Kornizës së re të Partneritetit me Vendin (CPF) për Kosovën për periudhën 2023-2027, e cila do të parashtrojë objektivat kryesore zhvillimore që do të mbështeten. Në maj 2022, portofoli aktiv i huadhënies së Bankës Botërore arriti 379.55 milionë dollarë amerikanë, në 11 projekte në fushat e energjisë, bujqësisë, ujit, shëndetësisë, konkurrueshmërisë, financave, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), ndihmës sociale dhe reformës së kadastrës. Prej vitit 1999, Banka Botërore ka siguruar dhe/ose ka menaxhuar mbi 500 milionë dollarë në Kosovë përmes rreth 40 operacioneve, duke përfshirë fondet e mirëbesimit. Kosova vazhdon të përmbush kushtet për të marrë financim me kredi koncesionare”, thuhet në komunikatë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending