Connect with us

Ambienti

Kopshti Botanik mes mureve të vjetra të Universitetit të Prishtinës

Published

on

Në thellësitë e kampusit të Universitetit të Prishtinës, mes një sfondi muresh të vjetra dhe hapësirash të fjetura, ka zënë rrënjë një transformim i jashtëzakonshëm. Edhe pak kohë duhen para se studentët të arrijnë të shohin frutat e para.

Në zemër të Universitetit të Prishtinës, i rrënjosur brenda mureve të shkatërruara të fakulteteve të tij, ka ndodhur një transformim i jashtëzakonshëm. Ajo që dikur ishte një hapësirë e papërdorur dhe e harruar, ka lulëzuar në një kopsht botanik të gjallë, plot jetë dhe premtime.

Duke e ditur mungesën e një laboratori botanik, Medina Orana, ligjëruese në RIT Kosovë dhe Tringë Sokoli, specialiste e politikave publike e cila është e angazhuar në një projekt të Bashkimit Evropian për asistencë teknike në Zyrën e Kryeministrit, morën iniciativën për të krijuar një serrë të vogël të komunitetit që do të përdoret si kopsht botanik, brenda oborrit të Fakultetit Filologjik dhe Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

Në këtë oazë të vogël tashmë janë mbjellë farat e para të bimëve aromatike dhe dekorative, të cilat do t’i shërbejnë qëllimeve shkencore.

Ky kopsht i vogël botanik do të përdoret nga studentë të biologjisë, ekologjisë, botanikës dhe fushave të ngjashme, profesorë dhe nxënës shkollash të cilët do të mbjellin, kultivojnë dhe rritin bimë të ndryshme dhe do t’i përdorin ato për studime dhe kërkime shkencore. Hapësira është gjithashtu e hapur për publikun.

Në një kohë kur bota po përballet me ndryshime të shpejta klimatike që po shkaktojnë zhdukjen e bimëve të rralla dhe endemike, përfitimet e kopshteve botanike luajnë një rol jetik në ruajtjen dhe kultivimin e tyre.

Më 11 maj, kopshti u përurua, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe i administruar nga Alumni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, KUSA.

Studentët e biologjisë në Universitetin e Prishtinës aktualisht i kanë mësimet në një bodrum me lagështi të lartë dhe pak dritë, gjë që nuk i ka lejuar të rritin bimë të ndryshme. Krijimi i një kopshti botanik do t’u sigurojë atyre një mjedis praktik mësimi dhe do t’i afrojë më shumë me bimët.

Asistent- profesori për Ekologjinë e Bimëve, Ekologjinë e Aplikuar, Ekofiziologjinë Bimore dhe Botanikë Farmaceutike në Fakultetin e Biologjisë, Bledar Pulaj tha për Prishtina Insight që ndonëse tashmë ekziston një Kopsht Botanik, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar do të ishte zgjerimi i hapësirës dhe shtimi i llojeve të tjera të cilët përfaqësojnë vegjetacione karakteristike të vendeve të ndryshme të botës.

Ky artikull fillimisht është publikuar në Prishtina Insight.

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Hulumtimi që shpërfaq nxjerrjen e zhavorrit ilegalisht në lumin “Drini”, fitues për gazetari të gjelbër

Published

on

Gazetari i Kallxo.com, Behar Mustafa ka fituar çmimin e parë për gazetari të gjelbër, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW).

Gazetari Mustafa publikoi hulumtimin me titull “Ujërat e korrupsionit” në KallxoPernime më 31 janar 2023, hulumtimi shpërfaq gjendjen e lumit “Drini” duke përfshirë ndotjen e tij por edhe nxjerrjen e zhavorrit në mënyrë ilegale.

Mustafa tha se degradimi i lumenjve po ndodh në sy të institucioneve.

“Përmes këtij hulumtimi ne kemi dashur të tregojmë se sa të bukura dhe të pasura ishin kanë lumenjtë e Kosovës sikur mos të kishte ekzistuar ky krim dhe korrupsion këtij lumi. Degradimi i lumenjve të Kosovës po ndodh në sytë e institucioneve të cilat që më shumë se 20 vite po e lejon me ndodhë atë. Shkatërrimet që i janë bërë lumit “Drini” janë të pa riparueshme për një kohë të gjatë. Ju falënderoj për vlerësimin”, deklaroi gazetari Behar Mustafa.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Gjykata Themelore anuloi 5 lejet dhe licencat e Kelkos-it për hidrocentralet në Deçan

Published

on

Organizata “Pishtarët”, ditë më parë ka lëshuar një komunikatë për media, ku shkruan se Gjykata Themelore ne Prishtinë anuloi lejet dhe licencat e Kelkos-it për hidrocentralet në Deçan.

Në Aktgjykim shkruan:

Anulohen vendimet e të paditurës së parë Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit si në vijim:

Leja ujore për HC Belaja
Vendimi për Leje Ujore për HC Deçani
Vendim për Leje Ujore për Belaja
Vendimi për Leje Mjedisore për HC Deçani
Vendimi për Leje Ujore për HC Lumbardhi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending