Për të gjithë Arkitektët dhe Urbanistët e interesuar, Universiteti “Barleti” në bashkëpunim me institutin prestigjioz të kërkimit shkencor IEREK do të organizojë konferencën e III-të ndërkombëtare me titull “Urban Regeneration and Sustainability URS 2022” në ambientet e institucionit në datat 13-14 Dhjetor 2022.
Instituti IEREK është i njohur ndërkombëtarisht për organizimin e konferencave dhe punëtorive në vende të ndryshme të botës, ku marrin pjesë studiues të njohur nga fusha të ndryshme akademike. Bashkëpunimi i këtij institucioni me Universiteti “Barleti” për organizimin e konferencës “URS 2022” përbën një arritje për Institucionet e Arsimit të Lartë në vendin tonë sepse e rendit Shqipërinë përkrah vendeve të cilat përzgjidhen nga IEREK për zhvillimin e eventeve të kësaj rëndësie.
Universiteti “Barleti” është i nderuar t’iu ftojë në cerominë e hapjes së konferencës IEREK e cila do të mbahet në ambientet e Forum Theatër, Universiteti Barleti (Rruga “Frang Bardhi”, Selitë) si dhe leksionet e hapura nga Mr. Ivan Blasi dhe Mr. Reinier de Graaf.
Datë: 13 Dhjetor 2022
Ora 9:00-10.30: Ceremonia e hapjes dhe fjala përshëndetëse nga organizatorët e Konferencës si dhe ministria e Edukimit dhe Sporteve, Znj. Evis Kushi.
Ora 09:40 – 10:30 | KEYNOTE 1
Mr. Ivan Blasi, the director of programs and prizes at the Mies van der Rohe Foundation in Barcelona, Spain (Physical). Speech Title: “Re-engaging with the present”
Datë: 14 Dhjetor 2022
Ora 17:30 – 18:30 | KEYNOTE 2
Mr. Reinier de Graaf, A partner in the Office for Metropolitan Architecture (OMA), Rotterdam, the Netherlands (Physical) Speech Title: “Masterplan”./Media Ndërtimi.