Kërkohet të kthehet në rivlerësim një tender i Ministrisë së Infrastrukturës

0

Kërkohet që të kthehet një rivlerësim tenderi i Ministrisë së Infrastrukturës që ka të bëjë me shërbimet e kryerjes së ekzaminimeve kontrolluese për materiale dhe kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore, raporton Ndërtimi.info

Kjo erdhi pas ankesave të operatorëve ekonomik që ishin adresuar në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Përveç kthimit në rivlerësim të lëndës, eksperti i prokurimit ka rekomanduar që të urdhërohet Ministria e Infrastrukturës të ndërmerr veprimet e nevojshme për ta udhëheq procesin e rivlerësimit konform ligjit e rregullave të fundit.

REKLAMA