Connect with us

Prokurim Publik

Kërkohet të anulohet tenderi “Pajimet dhe sinjalizimi trafikut rrugor” të udhëhequr nga Komuna e Gjakovës

Published

on

Inciativa për Progres ka reaguar kundër shkeljeve ligjore dhe procedurale në tenderin me titull “Pajimet dhe sinjalizimi trafikut rrugor” të udhëhequr nga Komuna e Gjakovës dhe kërkon që ky tender të anulohet dhe të sigurohet integritet dhe sundim i ligjit në prokurimet publike të Komunës së Gjakovës.

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke e monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit të iniciuar nga Komuna e Gjakovës me titull “Pajimet dhe sinjalizimi trafikut rrugor”, me numër të prokurimit 632-21-8848-1-1-1 dhe vlerë të parashikuar 200,000 euro.

Më 9 nëntor 2021, Komuna e Gjakovës ka publikuar njoftimin për kontratë. INPO ka gjetur se komuna ka vepruar në kundërshtim me ligjin gjatë vendosjes së afateve për pranimin e tenderëve, ku këtë afat e ka shkurtuar nga katërdhjetë (40) ditë sa është minimumi i lejuar me ligj, në njëzet e një (21) ditë, duke përdoruar “urgjencën” si arsyetim. Sipas komunës, shkurtimi i afateve për pranim të tenderëve është bërë: “Duke u bazuar në rëndësinë që kontrata e sinjalizimit ka për mirëmbajtje të rrugëve po ashtu duke u bazuar në pozicione të kësaj kontrate të cilat ndërlidhen me projekte që tash më kemi nisur siç janë shtyllat lëvizëse anti-park, ekranet për informim të trafikut ndriçimi i vendkalimeve për këmbësorë.” Sipas ligjit ky arsyetim nuk është i pranueshëm, rrjedhimisht me këto veprime komuna ka kufizuar në mënyrë të kundërligjshme afatet për tenderim për operatorët ekonomik.

Më 2 dhjetor 2021 është publikuar procesverbali i hapjes publike, ndërsa më 7 dhjetor janë emëruar anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Për këtë aktivitet kanë aplikuar katër (4) operatorë ekonomik. Më 10 janar 2022, komisioni kishte kërkuar sqarime shtesë prej të gjithë OE-ve. Të gjithë kishin ofruar sqarime, përveç OE-së “N.Sh.T. VIKTORY COM” i cili më 17 janar kishte kërkuar nga komuna shtyrjen e afatit për dhënie të sqarimeve edhe për një javë tjetër, me pretekstin se “kompanitë me të cilat bashkëpunon ky OE janë ndërkombëtare dhe gjenden në pushim dhe për rrjedhojë nuk mund të jep sqarimet e kërkuara derisa ata të kthehen në punë.”

Më 18 janar, Komuna e Gjakovës i drejtohet Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP)  me kërkesë për interpretim të nenit 72 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP), respektivisht ka kërkuar interpretim se a i lejohet që t’i ofroj afat shtesë  OE-së në fjalë sipas kërkesës së tij.

***

Andaj, INPO i bën thirrje kryetarit të Komunës së Gjakovës dhe zyrtarit përgjegjës të prokurimit që të sigurojnë sundimin e ligjit dhe integritetin e procedurave të prokurimit, përkatësisht duke u bazuar në nenin 45.5 të RrUOPP, ta anuloj në tërësi këtë aktivitet të prokurimit, në mënyrë që të kthehet ligjshmëria dhe besimi i publikut në këtë tender.

Po ashtu, INPO kërkon nga KRPP-ja që të jetë me e angazhuar dhe të ushtroj me integritet të plotë profesional autorizimet e saja ligjore dhe të siguroj se Ligji për Prokurim Publik respektohet dhe implementohet me rigorozitet nga autoritetet konktraktuese./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Injorojnë procedurat e prokurimit, bllokohet ndërtimi i tregut të gjelbër në Gjilan   

Published

on

Komuna me datën 14.03.2019 kishte lidhë kontratë në vlerë 871,173€, për projektin “Ndërtimi i tregut të gjelbër në Komunën e Gjilanit”, projekt ky që sipas menaxherit të projektit nuk ka mund të finalizohet për shkak të mangësive të sasive si dhe mungesës së pozicioneve të veçanta në paramasë dhe parallogari në raport me projektin.

Ne këtë rast menaxheri i projektit e njofton zyrën e prokurimit për pengesat e hasura në realizimin e këtij projekti.

Zyra e prokurimit, marr parasysh këtë ka konsideruar si urgjente dhe të domosdoshme kryerjen e punëve shtesë në mënyrë që mos të rrezikohet investimi si dhe nevojën e edomosdoshme të tregtarëve për tregun, aplikon procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë duke ju dërguar ftesë për negociata tre Operatorëve Ekonomik (OE).

Vetëm operatori fitues i cili njëkohësisht kishte kontratën bazë, e dërgon ofertën financiare. Pas vlerësimit të ofertës komisioni i vlerësimit rekomandon zyrtarin përgjegjës të prokurimit dhënien e kontratës. Me datën 22.04.2021, lidhet kontrata në vlerë 509,177€.

Në këtë rast Zyra Kombëtare e Auditimit përpos që e konsideron këtë projekt si përdorim i gabuar i procedurës së prokurimit, në raport shkruan se marr parasysh kërkesat e rregullës dhe udhëzuesit duhej të përdorej procedura e hapur e prokurimit.

“Vlen të theksohet se ky projekt ende nuk ishte përfunduar deri sa ne ishim në terren (04.03.2022), pavarësisht që sipas planit dinamik ka pas të përfundoj brenda 90 ditëve.”, shkruan në Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Gjilanit për vitin 2021.

Sipas komunës kjo ka ndodh për shkak të nevojës emergjente lidhur me investimin për tregun.

Aplikimi i procedurës jo adekuate mund të ndikoj në dëmtimin e konkurrencës, lidhur me zhvillimin e procedurave të prokurimit.

Rekomandimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit është se Kryetari duhet të sigurojë se aplikon procedurat e duhura të prokurimit ashtu siç parashihet me kërkesat ligjore, duke siguruar se procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë të përdoret në rrethana të arsyeshme sipas LPP.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kanë inauguruar më 28 nëntor të vitit të kaluar Tregun e Gjelbër.

“Siç jemi dakorduar, sot po e inauguaruam projektin e madh të Tregut të Gjelbër, për t’ia bartur në duart e tregtarëve.“

“Tash Ndërmarrja Tregu është në duart tuaja, sikurse edhe Tregu i Gjelbër, Tregu i Plaçkave, Tregu i Rërës, Tregu i Drunjve, përfshirë edhe pesë tregjet mobile.“

“Në 3-4 ditët e ardhshme planiofikohet që të operacionalizohet pjesa kryesore. Meqë shumë shpejt e dorëzoj detyrën e kryetarit, dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunim tetë vjeçar”, kishte thënë Haziri.

Ky projekt ende nuk është realizuar në tërësi edhe pas inaugurimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Ish-shef i Prokurimit në Komunën e Gjilanit akuzohet se kundërligjshëm solli 80 mijë euro përfitime ndaj dy operatorëve

Published

on

Eksperti financiar, Riza Blakaj, ka deklaruar që është bërë tejkalimi i vlerës së paraparë me kontratë rreth 79,999.70 euro, në rastin ku Salih Kqiku, ish-shef i Prokurimit në Komunën e Gjilanit, po akuzohet se i shkaktoi dëm kësaj komune, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorëve ekonomik “Elektring” dhe “Engrup – Edona”.

Këtë deklarim Blakaj e bëri gjatë seancës së të enjtes në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e ekspertëve financiar Riza Blakaj dhe Bashkim Uka, të cilët kanë deklaruar që si grup ekspertësh kanë përpiluar ekspertizën sipas aktvendimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Eksperti Blakaj tha se ekspertiza financiare është përgatitur në grup ndërsa si kryesues i grupit është përpiluar nga i njëjti me pëlqimin e anëtarëve të tjerë.

“Në pjesën e ekspertizës mendim dhe konstatim janë paraqitur të dhënat lidhur me kontraktimin për tenderët e përfshirë në këtë lëndë dhe atë tenderin me numër GI 651 13 108 221 me titull “Mirëmbajtja e ndriçimit publik nëpër fshatrat e komunës së Gjilanit” vlera e të cilit sipas kontratës kornizë ka qenë 55, 558.00 euro në nivel vjetor që për tri vite bëjnë 166,674.00 euro , lidhur me këtë tender është dhënë konstatimi për personat përgjegjës për implementimin e tij si dhe tejkalimin  vlerës së paraparë me kontratë e cila është 79,999.70 euro”, ka deklaruar eksperti Blakaj.

Ai shtoi se për kontratën kornizë të lidhur me numër të prokurorit GI 651 15 004 221, me titull “Hartimi i projekteve kryesore në Komunën e Gjilanit”, vlera e të cilës ka qenë 18.364,54 euro, lidhur me këtë është dhënë sqarimi për personat përgjegjës për implementimin e tij si dhe për tejkalimin e vlerës së kontratës.

Salih Kqiku akuzohet edhe për kontratën “Hartimi i projekteve kryesore në Komunën e Gjilanit Lot II”, e lidhur mes Komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Engrup – Edona” e cila kontratë ka qenë trevjeçare, e që ka tejkaluar vlerën në shumë prej 278 mijë e 438 euro e 21 centë, duke dëmtuar Komunën e Gjilanit e duke i diskriminuar operatorët e tjerë potencial.

Për këto veprime, sipas dispozitivit të parë dhe të dytë të aktakuzës, Kqiku akuzohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Një kompani fitoi tender pa pas inxhinier elektronik në një projekt të Komunës së Vushtrrisë  

Published

on

Komuna e Vushtrrisë i ka dhënë tender për zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik një kompanie që nuk ka inxhinier elektroteknik.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtarë të Auditimit, kontrata i është dhënë kompanisë më 30 shtator 2021.

E njëjta nuk ka dëshmi se ka të punësuar inxhinier të elektroteknikes për tensionin e ulët, raporton Shqip.com.

“Dosja e tenderit e datës 16.07.2021 për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, me numër prokurimi VU644-21-4632-5- 2-1 tek pjesa Kapaciteti teknik dhe professional, kërkohet, një Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës apo master, 3 vite përvojë pune pas diplomimit (drejtimi Tension i Ulët).

Në procedurat e tenderit për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, kontratë e nënshkruar me datë 30.09.2021 me vlerë 94,121€, OE që ka fituar tenderin nuk ka dëshmi se ka ndonjë inxhinjer të elektroteknikës të drejtimit tensioni i ulët”, thuhet në raport.

Si rezultatet, ZKA-ja hedh dyshimet se rrezikohet investimi, duke ofruar shërbime jocilësore.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftimin për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë cilësinë e shërbimeve dhe arritjen e objektivave të parapara në projekt”, thuhet në raport.

Për këtë, auditorit kërkon nga kryetari i komunës që të siguroj kontrolle në procesin e vlerësimit të ofertave.

Ky rast është gjetur nga auditori në raportin për vitin 2021 për Komunën e Vushtrrisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending