Connect with us

Prokurim Publik

Ia mundësoi një kompanie t’i fitonte tre tenderë në vlerë mbi 100 mijë euro në Rahovec, aktakuzë ndaj u.d. të menaxherit të prokurimit

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 1 mars të këtij viti, ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj Astrit Mullabazit, ushtrues i detyrës së menaxherit të zyrës së prokurimit në Komunën e Rahovecit, të cilin e ngarkon me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Mullabazi po ngarkohet se ia ka mundësuar në mënyrë të kundërligjshme një operatori ekonomik që t’i fitojë tre tenderë në Komunën e Rahovecit, të cilat kapin shumën e mbi 100 mijë euro.

Në këtë rast, për mashtrim në prokurim publik po akuzohet edhe biznesmeni Tahir Bala, përkatësisht pronari i biznesit që ka fituar tenderët që janë objekt i aktakuzës.

Sipas aktakuzës, Astrit Mullabazi po akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit, nga intervali kohor duke filluar nga muaji korrik deri në fund të muajit nëntor të vitit 2019, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare për t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Tahir Balës, si dhe t’i shkaktojë dëm operatorëve tjerë pjesëmarrës në tenderim.

Tutje, sipas aktakuzës, Mullabazi këtë e ka bërë në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 24, paragrafi 1 dhe nenin 62, paragrafi 1.1 të Ligjit për prokurimin publik, i ka mundësuar operatorit ekonomik të ofertojë në mënyrë të kundërligjshme si individual dhe në grup të operatorëve ekonomik, pronarit të bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, Tahir Bala, që t’i fitojë tenderët:

“Ndërtimi i QMF-së në fshatin Qifllak”, në shumën prej 82 mijë  e 996 euro e 59 centë, tenderin: “Furnizimi me material ndërtimor për merimentim të shtëpive për persona në nevojë”, në shumën prej 8 mijë e 857 euro e 50 centë, tenderin:

“Ndërtimi i pllakës përkujtimore Altari i Lirisë”, në shumën prej 13 mijë e 466 euro, duke nënshkruar kontratat e punës për operatorët ekonomik fitues të tenderëve, duke favorizuar operatorin ekonomik në kundërshtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Rama shkel Ligjin, tejkalon për 325 mijë € kontratën për furnizimin e shkollave me pelet

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar jashtëligjshëm një kontratë, së fundmi. Ai ia ka bërë “aminin” tenderit për furnizim të institucioneve arsimore në kryeqytet me pelet, në të cilin vlera e parashikuar u tejkalua për 115 %. Komuna derdhi në arkat e kompanisë “Berveniku” 795 mijë euro.

Thënë ndryshe, 324 mijë euro më shumë sesa që planifikoi kur e hapi aktivitetin e prokurimit më 5 korrik të këtij viti. Diçka e tillë bie ndesh me nenin 19, pika 1, të Ligjit të Prokurimit, i cili specifikon se lejohet tejkalimi i vlerës vetëm deri në 125 mijë euro më tepër, raporton Front Online.

Për 1 ton pelet, komuna ka paguar rreth 500 euro.

Për 1600 në total gjithsej 795 mijë euro.

Me sasitë e kësaj lënde djegëse do të furnizohen për dy muaj shkollat dhe çerdhet publike të kryeqytetit.

Për tenderin kanë aplikuar 5 kompani në total.

Grupi i Operatorëve Ekonomikë “Nazi Travel” dhe “Avicilla” ofertuan më së liri me 670 mijë euro.

Ky çmim i tyre ishte për 125 mijë euro më i ulët sesa i kompanisë fituese, “Avni Murtezi” apo “Berveniku”.

Ofertat e tre operatorëve tjerë ishin më të shtrenjta.

“Front Online” ka pyetur komunën e Prishtinës lidhur mbi tejkalimin e vlerës së kontratës dhe bazën ligjore, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës së martë.

Ndryshe, Rama u kritikua fort edhe për një tender tjetër.

“Front Online” kishte raportuar se i pari i kryeqytetit ka menduar të themelojë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e komunës në koordinim me kompanitë konsulente.

Për këtë arsye më 1 gusht të këtij viti, komuna e Prishtinës, që ai e udhëheq, ka hapur një mega-tender për të cilin ka zotuar hiç më pak se 12 milionë euro.

Continue Reading

Prokurim Publik

Ndahen gjysmë milioni euro për ndërtimin e tri mbikalime të përkohshme në ‘Aktash’, ‘Lakrishtë’ dhe ‘Arbëri’

Published

on

Komuna e Prishtinës planifikon të ndaj rreth 500 mijë euro për ndërtim të përkohshëm të mbikalimeve në lagjet ‘Aktash, ‘Lakrishtë’ dhe ‘Arbëri’.Afatet kohore për përfundim të këtij tenderi janë 120 ditë nga dhënia e tij.

Sipas detajeve në dosjen e tenderit, Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata për punë të ngjashme, në vlerë minimale prej 700,000.00 euro në 3 vitet e fundit.

Po ashtu, për kryerje të këtyre punëve, pperatori ekonomik duhet të angazhoj  personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikimet shkollore si: Menaxheri i projektit inxhinier i diplomuar i ndërtimit (drejtimi konstruktiv) – 5 vite përvojë pune pas diplomimit, udhëheqës i punishtes -Inxhinier i dip.i ndërtimtarisë , drejtimi  konstruktiv – 3 vite përvojë pune pas diplomimit, Një inxh.i gjeodezisë (inxhinier ose bachelor) drejtimi gjeodezisë – 3 vite përvojë pune pas diplomimit, dy teknik  drejtimi- ndërtimtari dhe një teknik drejtimi i makinerisë.

Gjithashtu, Operatori ekonomik duhet të ofroj dëshmi të kënaqeshme Autoritetit Konktraktues (Komunës) se qarkullimi bankar, gjatë tri viteve të fundit ka qenë jo me pak se 900,000.00 euro.

Kriter për dhënie të këtij tenderi është operatori ekonomik që ofron çmimin më të ulët.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për vitin 2023 pritet të alokojë 40 milionë euro nga buxheti, për projekte të Investimeve Kapitale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

1.7 milionë euro po planifikohet t’i jepen kompanisë të gjobitur nga Dogana për shmangie të akcizës

Published

on

Një tender që “peshon” gati 1.7 milionë euro po planifikohet t`i jepet kompanisë “Hib Petrol”, e gjobitur pak muaj më parë nga Dogana për shmangie të akcizës.

Është Agjencia Qendrore e Prokurimit ajo që më 24 gusht të këtij viti ka rekomanduar për kontratë biznesin, e udhëhequr nga Ibrahim dhe Kujtim Bucaliu. Sipas marrëveshjes, e cila pritet të nënshkruhet ditëve në vijim, parashihet furnizimi me karburante i FSK-së për 12 muaj.

AQP është organ që kryen aktivitetet e prokurimit ne emër të autoriteteve kontraktuese në rastet kur këto të fundit kërkojnë diçka të tillë. Në rrethanat konkrete, Ministria e Mbrojtjes e ka ngarkuar këtë organ për të realizuar aktivitetetin e prokurimit – ani pse ka mundur të merret vetë me të, raporton “Front Online”.

Kontrata është publike kornizë, çka nënkupton se shuma prej gati 1.7 milionë euro mund të mos harxhohet e tëra. FSK paguan vetëm për litrat e derivateve që shpenzon.

Tenderi ka shkuar me procedurë të hapur. Për të kanë aplikuar dy kompani, raporton “Front Online”.

“Petrol Company” ka ofertuar me 1 milion e 649 mijë euro. Kurse “Hib Petrol” me një çmim prej 1 milion e 625 mijë eurove.

Dhënia e tenderit për “HIB Petrol” vjen dy muaj pasi kompania në fjalë “hëngri” një gjobë të madhe.

Ajo u ndëshkua nga Dogana e Kosovës me rreth 1 milion euro. I kishte dërguar për muaj të tërë Doganës dokumentete, të nënshkruara nga zyra ndërlidhëse e Greqisë, si subjekt pranues i derivateve të naftës. Importi i naftës për ambasadat, zyret ndërlidhëse e misionet e huaja lirohet nga akciza. Mirëpo këto dokumente të “HIB PETROL” ishin të falsifikuara, raporton “Front Online”.

Dogana kishte njoftuar se jo vetëm kjo kompani, por edhe dy të tjera ishin të përfshira në këtë skemë. Llogaritej se ato, të trija bashkë, i janë shmangur akcizës në vlerë mbi gjysmë milionë euro.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, njoftonte Dogana e Kosovës.

Si rezultat i aksionit të Doganës në pranga patën përfunduar tre persona. Në mesin e tyre edhe Fatbardh Xhaferi, atë kohë, menaxher i kontratave në kompaninë, “Hib Petrol”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending