Connect with us

Prokurim Publik

Akuzohej për kurdisjen e tenderëve, lirohet nga akuza Qemajl Mustafa

Published

on

Pas 5 viteve prej kur Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzën voluminoze kundër ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të akuzuarve të tjerë, gjykata vendosi që sot t’i lirojë nga akuza.

Shpallja e vendimit është bërë sot nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Në dhjetor të vitit 2021, kur ishte caktuar shpallja e aktgjykimit për këtë rast, gjykata kishte vendosur që ta rihapë këtë çështje.

Me këtë aktakuzë, Prokuroria pretendon se kishte zbuluar një grup kriminal në krye me ish-kryetarin e Gjilanit, i cili kontrollonte dhe i kurdiste tenderët për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Sipas Prokurorisë Speciale, pronarët e kompanive që akuzohen në këtë proces me rastin e ofertimit në tenderët e Komunës fillimisht e kontaktonin Qemajl Mustafën dhe më pas koordinoheshin në mes veti se cili nga ta do të shpallej fitues në tenderin e caktuar duke i kurdisur kështu aktivitetet e prokurimit.

Procesi gjyqësor ndaj ish-kreut të Gjilanit është përshkruar me zvarritje të shumta procedurale.

Prokuroria pretendon se kompanitë në Gjilan i fitonin tenderët në bazë të kurdisjeve me ish-kryetarin dhe menaxheren e prokurimit.

Në aktakuzë thuhet se Qemajl Mustafa duke e përdorur fuqinë e tij si kryetar i komunës ka koordinuar dhe ka qenë në dijeni për të gjitha aktivitetet e prokurimit, me ç’rast ai vendoste edhe për caktimin e anëtareve të komisioneve vlerësuese të dhënies së tenderëve.

Sipas Prokurorisë Speciale grupi në krye në Qemajl Mustafën kishte për qëllim dhënien e tenderëve për kompanitë e ndryshme duke i eliminuar kompanitë me ofertat me të volitshme.

Në aktakuzë pretendohet se Qemajl Mustafa ne mënyre arbitrare pa  respektuar procedurat e prokurimit i kishte dhëne pune kompanisë “Bejta Comerce” me pronar të pandehurin Basri Kqiku në shume prej  787,000.00 euro./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë

Published

on

Gjashtë çerdhe të reja në komunat Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Viti, Deçan, Gjakovë.

Me qëllim të realizimit të prioritetit qeveritar për zgjerimin e infrastrukturës për edukimin parashkollor, Ministria e Arsimit konform legjislacionit në fuqi, ka hapur tenderin me datë 23 maj 2022 për ndërtimin e gjashtë çerdheve, me projekte tipike me dizajn të njëjtë sipas normave dhe standardeve për këtë nivel.

MAShTi ka publikuar edhe tenderin për projektim të çerdhes së shtatë në Fushë Kosovë, ndërsa po punojmë edhe në adoptimin e objekteve shkollore për këtë qëllim, aty ku ka hapësirë.

Tashmë është publikuar tenderi për renovimin dhe funksionalizimin e objektit shkollor në kopsht për fëmijë në Junik, ndërsa tri të tjera në Ferizaj, Malishevë dhe Kaçanik janë në procedura të përgatitjes së projekteve.

Do të vazhdojmë të zgjarojmë hapësirën, derisa të sigurohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë qasje në këto institicione të rëndësishme për zhvillimin në fëmijërinë e hershme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Nafta ruse e Lukoil shpallet fitues në tenderin e Qeverisë në Kosovë

Published

on

Në kohën kur tërë bota perëndimore është mobilizuar që t’ia mbyllë dyert produkteve me origjinë ruse, Qeveria e Albin Kurtit ka bërë të kundërtën. Ka shpërblyer me 70 mijë euro një kompani vendore që furnizohet me naftë nga Rusia. Gazeta Insajderi sjell detajet.

Ministria që është përfshirë në këtë skandal është ajo që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ministria e Punëve të Brendshme.

Kjo ministri ka shpallur fitues në tenderin për “Furnizimi me vaj, antifriz dhe glykol për ndërtesat Qeveritare dhe Pallatin e Drejtësisë”, një kompani private të Kosovës e cila furnizohet me naftë nga kompania ruse “Lukoil”.

Zyrtarët e prokurimit të kësaj ministrie janë vënë në dijeni për këtë skandal nga një operator ekonomik që ishte pjesë e tenderit.

Kompania që humbi tenderin ka njoftuar zyrtarisht zyrën e prokurimit të MPB-së për faktin që kompania ruse “Lukoil”, është e sanksionuar nga autoritetet kosovare dhe se në të kaluarën përjashtoheshin nga tenderët publik kompanitë që bashkëpunon me këtë firmë ruse të naftës.

Zyrtarët e MPB-së kanë shpërfillur këtë njoftim. Kanë proceduar tutje me shpalljen fitues të tenderit kompaninë “Inter Trading”, që furnizohet nga Lukoil.

E shpërfillur nga MPB-ja e Sveçlës, kompania që ka humbur tenderin ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Kjo ministri ka shpallur fitues në tenderin për “Furnizimi me vaj, antifriz dhe glykol për ndërtesat Qeveritare dhe Pallatin e Drejtësisë”, një kompani private të Kosovës e cila furnizohet me naftë nga kompania ruse “Lukoil”.

Zyrtarët e prokurimit të kësaj ministrie janë vënë në dijeni për këtë skandal nga një operator ekonomik që ishte pjesë e tenderit.

Kompania që humbi tenderin ka njoftuar zyrtarisht zyrën e prokurimit të MPB-së për faktin që kompania ruse “Lukoil”, është e sanksionuar nga autoritetet kosovare dhe se në të kaluarën përjashtoheshin nga tenderët publik kompanitë që bashkëpunon me këtë firmë ruse të naftës.

Zyrtarët e MPB-së kanë shpërfillur këtë njoftim. Kanë proceduar tutje me shpalljen fitues të tenderit kompaninë “Inter Trading”, që furnizohet nga Lukoil.

E shpërfillur nga MPB-ja e Sveçlës, kompania që ka humbur tenderin ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Prishtinës shpërblen me tender njëburimor afër 90 mijë € kompaninë e sigurimeve

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shpërblyer me tender në vlerë 84 mijë euroshe kompaninë “Roja e Nderit”.

E para e përzgjodhi të dytën si fituese përmes procedurës të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, raporton “Front Online”.

Kompania “Roja e Nderit” u rekomandua për kontratë më datën 16 maj e gjithçka u finalizua dy ditë më pas, më 18 maj.

Ajo do të përkujdeset për dy muaj për sigurinë fizike te të gjitha objekteve komunale prishtinase.

“Roja e Nderit” është një kompani e themeluar në vitin 2006.

Ajo figuron se merret me rojtari, meqë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve i ka deklaruar si primare aktivitetet e rendit dhe të sigurisë publike.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi “Roja e Nderit” shpërblehet me tender nga komuna e Prishtinës.

Ndryshe, tenderët njëburimor si ky kufizojnë konkurrencën, teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending