Connect with us

Punëtori

Kërkohet përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse të Komunave

Published

on

Organizata INPO në mbështetje të Rockefeller Brothers Fund ka organizuar punëtori me të rinjtë rreth temës “Përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe zgjidhjen e problemeve në komunitet”.

Gjatë punëtorisë u diskutua rreth sifdave me të cilat përballen të rinjtë për të realizuar aktivitetet e tyre duke nisur kështu nga qasja e kufizuar në objekte komunale, mungesa e mbështetjes financiare si dhe mospërfillja e kërkesave të tyre për të përmirësuar një shërbim të caktuar komunal. Gjatë takimit u diskutua edhe një çështje shumë e rëndësishme që ka të bëjë me punën vullnetare, ku nga të rinjtë u shpreh pakënaqësi se nuk po punohet aq sa duhet nga ana e nivelit qendror dhe lokal në rregullimin e politikave të cilat ndërlidhen me vullnetarizmin.

Nga ky takim dolën këto rekomandime:

– Të përfshihen të rinjtë në diskutime publike për çështje të rëndësishme për komunitetin;

– Të konsultohen të rinjtë rreth projekteve kapitale;

– Të ketë më shumë aktivitete rinore në nivel komunal;

– Të ketë gjithë përfshirje të të rinjve në aktivitetet rinore;

– Të promovohet dhe vlerësohet puna vullnetare nga ana e institucioneve./Media Ndërtimi.

Punëtori

Diskutim për vizionimin e riaktivizimit të hapësirës publike “Kajnaku” në Pejë

Published

on

EC Ma Ndryshe ka organizuar diskutim të hapur ndërmjet vendimmarrësve të qeverisë komunale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe banorëve të lagjes “Qendër” në Pejë, ku është shqyrtuar ideja e ri-marrjes së hapësirës publike dhe rifunksionalizimi i “Kajnakut”.  Në kuadër të këtij diskutimi, EC gjithashtu ka organizuar punëtorinë një ditore që ka pasur për qëllim vizionimin e hapësirës publike, duke u bazuar në kërkesat, të cilat janë paraqitur nga vet qytetarët e Pejës, gjatë takimeve paraprake me ta.

Punëtoria është realizuar me pjesëmarrje të përzgjedhur të studentëve të arkitekturës, nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore, banorëve të lagjes, duke synuar përfshirjen e perspektivave të ndryshme në trajtimin e kësaj hapësire.

Hapësira publike, kërkon trajtim dhe vëmendje më të shtuar, si rezultat i mos përkujdesjes institucionale dhe ndikimit të faktorit kohë. Punëtoria ka synuar identifikimin e potencialit për tu vizionuar dhe intervenuar në të ardhmen.

Rezultatet e punëtorisë do të publikohen në një raport përmbledhës që do të ketë si produkt final vizionimin e hapësirës publike të lënë pas dore përkatësisht “Kajnakun” në Pejë.

Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending