Organizata INPO në mbështetje të Rockefeller Brothers Fund ka organizuar punëtori me të rinjtë rreth temës “Përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe zgjidhjen e problemeve në komunitet”.
Gjatë punëtorisë u diskutua rreth sifdave me të cilat përballen të rinjtë për të realizuar aktivitetet e tyre duke nisur kështu nga qasja e kufizuar në objekte komunale, mungesa e mbështetjes financiare si dhe mospërfillja e kërkesave të tyre për të përmirësuar një shërbim të caktuar komunal. Gjatë takimit u diskutua edhe një çështje shumë e rëndësishme që ka të bëjë me punën vullnetare, ku nga të rinjtë u shpreh pakënaqësi se nuk po punohet aq sa duhet nga ana e nivelit qendror dhe lokal në rregullimin e politikave të cilat ndërlidhen me vullnetarizmin.
Nga ky takim dolën këto rekomandime:
– Të përfshihen të rinjtë në diskutime publike për çështje të rëndësishme për komunitetin;
– Të konsultohen të rinjtë rreth projekteve kapitale;
– Të ketë më shumë aktivitete rinore në nivel komunal;
– Të ketë gjithë përfshirje të të rinjve në aktivitetet rinore;
– Të promovohet dhe vlerësohet puna vullnetare nga ana e institucioneve./Media Ndërtimi.