Connect with us

Aktuale

Institucionet e Kosovës fillojnë kampanjën për mbjelljen e një milion drunjve

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit (E shtunë, 5 qershor), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i është bashkuar kampanjës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, për mbjelljen e një milion drunjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo kampanjë po realizohet me bashkimin e forcave të këtyre tri institucioneve.

 “Gjersa po punojmë vazhdimisht për të siguruar një ringritje të qëndrueshme pas pandemisë e kemi të qartë që çfarëdo që do të ndërmarrim nuk mundemi kurrsesi ta bëjmë atë duke anashkaluar mbrojtjen e mjedisit, përkundrazi mbrojtja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët. Prandaj i kemi bashkuar forcat për të filluar kampanjën nëpërmjet së cilës synojmë  mbjelljen e një milion drunjve gjatë muajve në vijim”, ka thënë presidentja Osmani.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë thirrje për t’u bashkëngjitur në këtë kampanjë për mbjelljen e  një milion drunjve në gjithë Kosovën, krejt kjo me qëllim që vitin tjetër Dita Botërore e Mjedisit ta gjejë Kosovën me një ambient më të gjelbër.

“Shpyllëzimi në vendin tonë ka arritur nivele shqetësuese e ndotja  e ajrit mbetet një ndër problematikat kryesore ndër vite, prandaj të angazhohemi së bashku sot në mënyrë që e ardhmja të frymoj lirshëm nesër. Aktivitetet tona sociale e ekonomike t’i zhvillojmë në një mjedis më të shëndosh”, ka thënë ministri Faton Peci.

Në anën tjetër, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bën thirrje që të mbrohet mjedisi, pasi që në këtë mënyrë thotë se mbrohet edhe kombi. “Sfidat  kemi të shumta e të përbashkëta, por besoj fuqishëm që nga sot po hapim një kapitull të ri të mentalitet qeverisës  në vendin”, ka thënë ministri Aliu.

Ndryshe, kampanja për mbjelljen e 1 milion drunjve ka filluar të shtunën dhe do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Kjo kampanjë mbështetet nga Presidenca e Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

A i fali Kurti 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit?

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se s’do ta respektojë si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës dorëzimin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Gjermania dhe Franca paralajmëruan se s’do të përfshihet në agjendë të Komitetit të Ministrave nëse s’zbatohet “Zajednica”.

Kurti sakrifikoi 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit. E arsyetoi duke thënë se s’pajtohet me vendimin, por po bëhet për hir të anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkruan Insajderi.

Në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se s’e pranon si parakusht dorëzimin e draft-statutit të “Zajednicës” në mënyrë që Kosova të sigurojë një vend në Këshillin e Evropës. Draft-statutin e evropianëve e nënvlerësoi, duke thënë se ai nuk dorëzon “non-paper” në Gjykatë Kushtetuese, shkruan Gazeta Insajderi.

“Draft-statuti si dokument dështoi të zyrtarizohej. Si i tillë është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund t’i dërgojë dokumentet që s’janë zyrtare dhe s’janë pranuar në Gjykatën Kushtetuese. Tri herë u tentua që të futej si kërkesë si parakusht për anëtarësim. Që të tri herat u refuzua”, deklaroi ai.

“Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtetet që s’e kanë njohur Kosovën. Por asessi nuk e mendonim se pengesë do të jenë shtetet demokratike… Plotësimi i kritereve për anëtarësim në Këshill të Evropës, është moment krenarie për çdo qytetar të Kosovës dhe aleatëve të saj”, shtoi tutje shefi i Qeverisë.

Ky vendim erdhi pasi qeveria gjermane dhe ajo franceze e kërkuan si parakusht shqyrtimin e draft-statutit nga Kushtetuesja.

Megjithatë, Kurti për dallim nga sot, paraqitej si njeri i sakrificave. Ai thoshte se përkundër që s’pajtohet me zbatimin e Manastirit të Deçanit, do ta zbatojë me qëllim që Kosova të anëtarësohet në institucionin evropian për të drejtat e njeriut.

Ndonëse e promovoi si vendim në të mirë të Kosovës, Kurti zgjedhte fjalët më të ashpra për ta përshkruar çështjen e 24 hektarëve tokë përreth Manastirit të Deçanit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending