Plani Zhvillimor Urban i Prishtinës është hartuar duke u bazuar në vendimin e nxjerrë nga K.K. e Prishtinës me datë 24.06.2012. Për hartimin e këtij plani, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka angazhuar konsorciumin e përbërë nga “HIDROING-DK” nga Prishtina, “Urbanistica” dhe “Ekonerg” nga Kroacia.
Qëllimi i hartimit të PZHU së është diagnostikimi dhe planifikimi apo projeksioni për të ardhmen e qytetit të Prishtinës me të dhënat e disponueshme.
Qyteti i Prishtinës duhet të ketë një planifikim zhvillimor urban modern dhe efikas, duke u bazuar në normat dhe standardet evropiane dhe të cilat përfshihen në një Plan Zhvillimor Urban, shkruante në këtë dokument të rëndësishëm për zhvillimin Urban të Prishtinës, i cili ka skaduar e që ishte i paraparë të ishte për dhjetë vjet.
Përmbajtja e PZHU të Prishtinës 2012-2022, bazohet në “Ligjin për Planifikim Hapësinor nr.2003/14 dhe Udhëzimin Administrativ mbi elementet themelore të Planit Zhvillimor Urban dhe është i ndarë në 5 faza të planifikimit: Profili i zhvillimit hapësinor dhe analiza e gjendjes; Vizioni, parimet dhe caqet; Korniza e zhvillimit hapësinor urban; Struktura dhe lokacioni hapësinor për zhvillimin dhe organizimin e ardhshëm; Dispozitat dhe masat për zbatim.
Asambleja Komunale e Prishtinës, në gushtin e vitit 2021 i ka thënë ‘jo’ Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), që të kalojë në shqyrtim publik.23 asamblistë votuan kundër PZHK-së, 6 pro dhe 3 abstenuan.PZHK-ja është një dokument që hartohet nga Komuna, në bashkëpunim me qytetarët dhe përcakton zhvillimin urban dhe rural të qytetit, për 8 vitet e ardhshme.
Komuna e Prishtinës kishte futur në rend të ditës votimin që ky dokument kaq i rëndësishëm për Prishtinës, që të kalojë tutje në shqyrtim publik. Organizata ‘Qytetarët Aktivë’ e cilësuan si fitore që ju takon qytetarëve të Prishtinës, sipas tyre, falë angazhimit të tyre që rreth 10 muaj, pasi kjo organizatë konsideron se ka pasur shkelje të rënda ligjore gjatë hartimit të PZHK-së, nga ana e komunës.
“Sot kemi dorëzuar tek asamblistët e Prishtinës dhe MMPHI po ashtu Raportin e 3të për shqyrtim lidhur me dokumentin Vlerësimi Strategjik Mjedisor Prishtina 2029, si dhe shkeljet ligjore gjatë procesit. Kjo kauzë do të vazhdon deri në klarifikimin e rishiqimit të planifikimeve komunale në përputhshmëri të planit hapësinor të Kosovës, zbatimit dhe monitorimit të saj, ligjeve dhe udhëzimeve për planifikim”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.(K.B)/Media Ndërtimi.