Connect with us

Infrastrukturë

Hapet Bashkësia Lokale në Hajvali

Published

on

Bashkësia Lokale në Hajvali, tashmë është funksionale!

“Bashkë me Drejtorin e Administratës, Bersant Beka, bëmë hapjen dhe funksionalizimin e pikës së re të Bashkësisë Lokale në Hajvali.

Banorët e këtij fshati, që nga sot do të kenë mundësinë të pajisen me dokumente personale si dhe të marrin shërbime të tjera që ofron Komuna e Prishtinës.”, deklaroi kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Gjatë javëve në vazhdim do të rrisim kapacitetet e ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë duke shtuar pika të tjera të Bashkësive Lokale në lagje e fshatra të tjerë të Prishtinës./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending