Connect with us

Infrastrukturë

Gjeneva rihap projektin për kalimin mbi liqen

Published

on

Tashmë është kthyer sërish në top temë njëri prej projekteve të paraqitura për trafik që do ta lehtësonte çdo shofer.

Ani pse kishte kohë që është mbyllur, konfederata rihap dosjen për projektin ambicioz që synon të dekongjesojë trafikun në qytet kosto kjo që do të kushtojë 5 milardë franga.

Tashmë është rihapur dosja në një dokument të nënshkruar nga Qeveria, në kuadër të vendimeve të marra nga Zyra Federale e Rrugëve, përcjell albinfo.ch.

Ky interesim i papritur nga ana e Konfederatës vjen si befasi, duke qenë se dosja në Gjenevë po zvarritet prej vitesh. Në vitin 2016, më shumë se 60% e gjenevanëve votuan në favor të parimit të kalimit të kësaj ure. Por, asgjë konkrete nuk ka filluar që atëherë.

Qeveria tregon se kalimi i liqenit është i planifikuar për një afat të gjatë. Prandaj, Departamenti i infrastrukturës kantonale synon të dorëzojë një dosje studimi të thelluar në FEDRO për fillimin e vitit 2025.

Theksohet se problemi kryesor i projektit, i cili synon të lehtësojë bllokimet e trafikut në qytet, sigurisht qëndron në kostot, të llogaritura në 5 miliardë franga./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit nuk ia ndalon punimet “Xharra Towers” edhe pasi rasti u deponua në Gjykatë

Published

on

“Xharra Towers” po vazhdon ndërtimin e objektit që po i rrezikon banorët e lagjes “Tirana” në Prizren. Banorët u drejtuan tek Gjykata Themelore për ndërprerje të punimeve dhe për këtë u njoftua edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj, por kjo nuk po mjafton që ata të ndalin rrezikimin e banorëve. Insajderi sjell detajet.

Banorët e lagjes “Tirana” në Prizren po vazhdojnë të përballen me rrezikun nga projekti banesor i “Xharra Towers”.

Ani se ata këtë rast e kanë deponuar në Gjykatën Themelore në Prizren, ku kërkesa e tyre është aprovuar.

Por, as kjo nuk po mjafton që kësaj kompanie të i ndalohen punimet.

Gazeta Insajderi ka siguruar propozimin dërguar nga banorët e lagjes, ku kërkohete banorëve për ndërprerje të punimeve në kompleksin banesor “Xharra Towers”.

Në propozim kërkohet që kompanisë në fjalë t’u ndërprehen punimet.

“DETYROHET Kundershtari i Siguirimit qe ta ndërpres vazhdimin e realizimit te Projektit Ndërtimor deri ne vendosjen e çështjes Kryesisht nga Gjykata”, thuhet në propozimin e dërguar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në të njëjtin propozim bëhet e ditur se për këtë janë të obliguar që ta zbatojnë edhe Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

“Këtë Aktvendim duhet ta zbatoj. Gjykata Themelore në Prizren, kundërshtari i sigurimit, çdo Shërbim i Noterisë në Kosovë, Drejtorati i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ne Komunën e Prizrenit”.

As pas kësaj nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit për ta kryer punën e tyre dhe për ta zbatuar ligjin.

Përvec drejtorisë, heshtje totale ka zgjedhur ta mbajë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Njësoj sikur ta, edhe kompania “Xharra Towers” nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Derisa, banorët po mbesin me shpresë që instancat ligjore të marrin vendim për ndërprerje të punimeve.

Gazeta Insajderi pati raportuar ditë më parë për këtë rrezikim të jetës që po u bëhet nga ndërtimi i objektit të ri në qendër të Prizrenit, i nisur së ndërtuari nga firma e Driton Xharrës.

Aty janë sjellur dëshmi se si banorët po pretendojnë që ndërtimi i obejktit të ri do ua rrezikojë jetën banorëve përreth.

Po ashtu, Gazeta Insajderi merr vesh se ndërtimi i këtij objektit të ri nuk është i lejueshëm as në bazë të Hartës Zonale për qytetin e Prizren./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet kredia për hekurudhën Vore-Hani i Hotit, ratifikohet huaja me BEI

Published

on

Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave ajo do të duhet të kalojë në Parlament për të hyrë në fuqi dhe disbursuar.

Sipas të dhënave të bëra publike më herët, kredia e BEI kap vlerën e 120 mln euro, ndërkohë që kosto totale për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit përllogaritet në 373.15 mln euro, raporton SCAN tv.

Struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga Banka Evropiane Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit.

Granti i BE-së kap vlerën e 137.9 mln euro, ndërsa kredia e BERZH, 98.75 mln euro. Tashmë, kjo e fundit ka marrë dakordësinë edhe në parlament, duke qenë në një fazë më të avacuar sesa marrëveshja e huasë me BEI – n.

Linja hekurudhore  Vorë – Hani i Hotit përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku bëhet dhe lidhja me Malin e Zi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nis ndërhyrja e vështirë për të shpëtuar Urën e Zogut, më tej duhet restauruar e gjitha!

Published

on

Me një fond 46 milion lekë, ka nisur prej disa ditësh ndërhyrja për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat, e cila rrezikonte shembjen. Puna ka nisur për ngritjen e një këmbe të urës që është fundosur në ujë, teksa nuk ka një afat për përfundimin e punimeve për shkak të vështirësisë në ndërhyrje.

Pas shumë viteve thirrjesh, protestash e peticionesh, ka nisur ndërhyrja për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat. Punëtorë dhe mjete kanë zbarkuar prej ditësh në terren, për zbatimin e projektit emergjent të qeverisë shqiptare me vlerë rreth 46 milion lekë.

Fillimisht po punohet për ngritjen e këmbës së urës e cila është fundosur mbi 2.5 metra në lumë, e më pas do të vijohet me përforcimin e saj. Ndërhyrja konsiderohet si mjaft e vështirë dhe delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar ky monument kulture i kategorisë së parë.

Ura e Zogut mbi Lumin Mat është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut. Por nga vërshimi i ujit dhe shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte, vitet e fundit ky monument pësoi dëmtime të shumta duke rrezikuar shembjen e plotë, çka detyroi qeverinë shqiptare që të miratojë një fond emergjent për shpëtimin e saj, ndërsa për shkak të vështirësive në ndërhyrje nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending