Arkitekti japonez, Issei Suma, thotë se Jikka-n e projektoi fshatin në atë formë që të dukej si diçka e shenjtë, si një kishëz, transmeton lajmi.net.
E vendosur në majë të një kreshtë malore në prefekturën Shizuoka, strukturat e ngjashme me kasollet u ndërtuan në lartësi të ndryshme për të sjellë në pamje malet përreth.
Pasi ndërtimi i kasolleve mbaroi në 2015, dy gra në të 60-at e tyre – një punonjëse sociale dhe një kuzhiniere – u zhvendosën me shpresën se do ta përdorin për t’i shërbyer të moshuarve në komunitetin e tyre.
Të dy gratë ofrojnë ushqime nga shtëpia për të moshuarit, por gjithashtu hapin shtëpinë e tyre për publikun çdo pasdite për të shërbyer drekën nga ora 12:00-16:00.
Ekziston edhe një dhomë e destinuar për mysafirë në shtëpi, me një vaskë në formë nautilusu për çdo person të moshuar ose me aftësi të kufizuara që ka nevojë për kujdes infermieror.
You must be logged in to post a comment Login