Connect with us

Trashëgimia

Fotografitë e Romain Veillon që shpalosin anën e errët të burgut rrethor në Francë

Published

on

Asnjëherë më shumë se tani në kohën e pandemisë nuk e kemi përjetuar zbrazëtirën dhe vendet e braktisura.

Fotografi francez Romain Veillon, i njohur për fotografitë e tij të vendeve të braktisura, sjell serinë e fundit të fotografive “La prison”, kësaj radhe të një burgu në Francë që nuk mbanë mbi vete ngjarje fort të mira.

Veillon ka thënë për Ndërtimi.info, se fotografitë paraqesin burgun rrethor në Autun të Francës, njeherësh edhe burgun e fundit të sistemit panoptikon në Francë.

Ky sistem erdhi nga modeli ideologjik i filozofit dhe reformatorit të njohur anglez, Jeremy Bentham, në vitin 1792. I përshtatur në burgjet e Francës, sistemi përfshinte një strukturë rrethore, rreth qelive të së cilës vendoseshin të burgosurit, ndërsa kulla e rojës qëndronte në qendër.

“Gjëja e rëndësishme është që të burgosurit nuk kishin aspak intimitet dhe gjithnjë ishte i vëzhgueshëm nga rojet. Ata kurrë nuk e dinin kur po vëzhgoheshin nga rojet. Një avantazh tjetër i këtij sistemi është se ka nevojë për më pak roje për të parë të burgosurit”, tregoi Veillon.

Sisemi i burgut rrethor erdhi pas vlugut të madh të “burgosjeve politike”, të punëtorëve që kundërdshtuan Perandorinë e Dytë të Louis Napoleon Bonaparte, në shekullin e 19. Kjo e shtyri Victor Rei-n, atëbotë këshilltarë i përgjithshëm në Autun, të kërkonte të ndërtohej një burg rrethor, i cili do të ishte më efikas ekonimikisht, por edhe në aspektin e sigurisë.

Kjo u pranua nga departamenti dhe u angazhua arkitekti i njohur, André Berthier, që kjo ide të realizohej.

“Por koncepti panoptikon përfundoi si një dështim: burgjet e pakta që ekspresonin sistemin raportuan një rritje të dhunës dhe kushteve johigjienike, por edhe të niveleve të vetëvrasjeve dhe çmendurive…”, tregon Veillon për ndërtimi.info.

Sipas rrëfimeve çmenduria e vetëvrasjet e të burgosurve vinin nga hapësira e vogël e burgut krahasuar me numrin e tyre. Madje nuk kishte as mundësi të ndarjeve të të akuzuarve nga të dënuarit, ata të krimeve të rënda nga ata që akuzoheshin për diçka më të lehtë, të gjithë pa dallim flinin në biruca të vogla plot lagështirë, e në shtretër kashte. I burgosuri jo vetëm që ishte i mbyllur, por privohej nga çdo intimitet.

Shekuj më vonë burgu u braktis, në vitin 1956 ai iu shit një individi, i cili i mori me qira qelitë, në mbrojtje të përkohëshme. Ndërsa pas dy dekadash në vitin 1975 burgu u përfshi në inventarin e monumenteve historike të Francës. Në mars të vitit 2003 u bë pronë e qytetit Autun.

“Tani, burgu është braktisur për dekada, por do të ketë një të ardhme të ndritshme së shpejti si një muze. Le të shpresojmë se jeta e saj e re do të sjellë më shumë gëzim sesa natyra e saj e mëparshme”, kështu shpreson Velion, fotografi që virtualisht ka shfaqur këto pamje, përpara se burgu të shndërrohet në muze, në këtë mënyrë më në fund vizitorët do të mund t’i prekin këto hapësira “të ftohta”./Ndertimi.info

Trashëgimia

Komisioni Evropian shpall shtatë vende të reja që marrin Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Published

on

Në një festë të trashëgimisë kulturore të pasur dhe të larmishme të Evropës, Komisioni Evropian ka shpallur vendet fituese të Etiketës së Trashëgimisë Evropiane për vitin 2023. Me marrjen e kësaj etikete, 7 vende historike nga i gjithë kontinenti janë njohur për rolin e tyre të rëndësishëm në historinë dhe kulturën e Evropa dhe zhvillimi i Bashkimit Evropian.

Faqet fituese janë:

Cisterscapes – Peisazhet cisterciane që lidhin Evropën (Austri, Çeki, Gjermani, Poloni, Slloveni)

Manastiri i San Jerónimo de Yuste, Cuacos de Yuste (Spanjë)

Zoti ynë në muzeun e papafingo (Holandë)

Teatri Mbretëror Toone (Belgjikë)

Kalevala (Finlandë)

Romanian Athenaeum (Rumani)

Sant’Anna di Stazzema (Itali)

Etiketa e Trashëgimisë Evropiane u krijua nga BE në 2011 për të promovuar ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit mes evropianëve. Ai thekson vendet që kanë luajtur një rol kryesor në formësimin e historisë së përbashkët të kontinentit tonë. Etiketa u dha për herë të parë në vitin 2013. Përzgjedhja e këtij viti e çon numrin total të vendeve me etiketë në të gjithë Evropën në 67.

Llojet e vendeve të pranueshme përfshijnë:

monumentet

zona natyrore, nënujore, arkeologjike, industriale ose urbane

peizazhet kulturore

vendet e kujtimit

mallrave kulturore

objektet

trashëgimi jomateriale e lidhur me një vend, duke përfshirë trashëgiminë bashkëkohore

Çdo vend pjesëmarrës i BE-së mund të propozojë deri në dy vende për të marrë etiketën, e cila jepet çdo dy vjet. Një panel evropian i ekspertëve të pavarur zgjedh një vend për çdo vend pjesëmarrës. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioni Evropian cakton vendet që do të fitohen me etiketën. 7 lokacionet e këtij viti u zgjodhën nga 16 vende kandidate./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Shumica e grave në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia e pronës

Published

on

Statistikat në Maqedoninë e Veriut tregojnë se gratë në shumicën e rasteve heqin dorë nga trashëgimia e pronave familjare, vetëm për të mos prishur raportet me vëllezërit e tyre.

Të dhënat e regjistrit të Kadastrës tregojnë se as çereku i pronave të paluajtshme nuk janë në emër të grave.

Njëra nga gratë që ka hequr dorë nga prona e prindërve është edhe Emine B, për shkak të, siç thotë ajo “të mos më mbyllet dera e shtëpisë së babait” në të cilën tani jeton i vëllai, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Sapo kam hapur bisedën e trashëgimisë u ndie një frymë e ftohtë, një situatë e tensionuar. E dini i është te familjet shqiptare dhe pas kësaj, nga frika se më mbyllet dera e shtëpisë së babait, tani e vëllait, nuk e kam hapur kurrë bisedën e trashëgimisë”, thotë ajo.

Edhe Lidija Andovska nga Shkupi nuk ka arritur të trashëgojë një pjesë të konsiderueshme të pronës familjare, pasi kështu kishin vendosur prindërit e saj.

“Djali konsiderohej si shtyllë e familjes dhe ai duhej të trashëgonte pronën për të prezantuar forcën, por edhe besueshmërinë e familjes. Personalisht kjo më ka kushtuar shumë, pasi në mungesë të kapitalit fillestar, për dallim nga vëllai im, unë e kam pasur shumë më të vështirë që të ndërtoj biznesin tim si floktare”, thotë ajo.

Në Ligjin për trashëgiminë, gratë dhe burrat trajtohen në mënyrë të barabartë. Sipas ligjit, personat që mund të paraqiten si trashëgues janë: të gjithë pasardhësit e personit të ndjerë që ka lënë prona pas vete, i adoptuari dhe pasardhësit e tij, bashkëshorti ose bashkëshortja, prindërit ë tij, vëllezërit dhe motra dhe pasardhësit e tyre, si dhe gjyshi dhe gjyshja dhe pasardhësit e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

11 asete të reja i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës

Published

on

11 asete të reja iu shtuan Kosovës në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në Facebook.

Ndërkaq këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:

Tuma e Shpenadisë – Prizren;

Tuma e Gjinocit – Suharekë;

Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë;

Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë;

Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;

Shtëpia e familjes Pomaku – PrizrenKroi i Beledinjës – Prizren;

Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren;

Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren;

Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër – Beledije – Prizren;Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending