Connect with us

Trashëgimia

Tërnava e cilëson krim të pakompenzueshëm djegien e xhamisë 454 vjeçare në Vërboc të Drenasit

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka thënë se djegia e xhamisë 454 vjeçare në Vërboc është një krim i madh dhe i pakompenzueshëm.

Ai gjatë një vizite që i bëri xhamisë së djegur i’u drejtua institucioneve përgjegjëse që kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar.

Myftiu ka thënë se kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë.

“Kjo xhami është e vjetër dhe në vehtë ka bartur një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur fetare islame kulturore e historike”

Tërnava më tutje ka thënë se arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur.

Imami i këtij fshati, Driton ef.Kastrati, thotë se ngjarja kishte ndodhur të premten menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut. Në anën tjetër xhamia e re e ndërtuar shumë afër xhamisë së vjetër, sipas imamit nuk ka pësuar dëmtime me përjashtim të disa xhamave.

Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.

Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur për vizitorë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

11 asete të reja i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës

Published

on

11 asete të reja iu shtuan Kosovës në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në Facebook.

Ndërkaq këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:

Tuma e Shpenadisë – Prizren;

Tuma e Gjinocit – Suharekë;

Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë;

Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë;

Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;

Shtëpia e familjes Pomaku – PrizrenKroi i Beledinjës – Prizren;

Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren;

Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren;

Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër – Beledije – Prizren;Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Shqipëria u përgjigjet kritikave të UNESCO-s për Gjirokastrën dhe Beratin

Published

on

Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO u kërkoi një vit më parë autoriteteve shqiptare të finalizonin me urgjencë Planin e Menaxhimit të Integruar për Gjirokastrën dhe Beratin.

Shqipëria thotë në raportin e dorëzuar në UNESCO se kjo nuk është bërë ende dhe i arsyeton vonesat me largimin nga Instituti i Trashëgimisë të gjithë ekipit që punonte për Planin e Menaxhimit.

Ndërsa raporti i Shqipërisë për gjendjen e konservimit të Beratit dhe Gjirokastrës u publikua në faqen e Qendrës së Trashëgimisë Botërore, kjo ende nuk ka ndodhur për Butrintin, për të cilin raporti duhej të dorëzohej nga pala shqiptare më 1 shkurt, shkruan Radio Zëri i Amerikës.

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS publikoi në faqen e saj raportin e Shqipërisë për gjendjen e konservimit të “Qendrave Historike të Beratit dhe Gjirokastrës” që listohen si site në seri në pasuritë botërore.

Raporti është përgatitur nga ministria shqiptare e Kulturës dhe Ekonomisë në përgjigje të vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që u mbajt në shtator të vitit të shkuar në Arabinë Saudite.

Sipas raportit ende Berati dhe Gjirokastra nuk kanë të finalizuar një Plan të Menaxhimit të Integruar, megjithëse proçesi me mbështetjen ndërkombëtare ka nisur që në vitin 2019 dhe është kërkuar të përfundojë me urgjencë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.

Vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore ne sesionin e 45 te UNESCO-s që u mbajt vitin e shkuar në Arabinë Saudite, nuk ishte bërë i njohur më parë për opinionin shqiptar, por paragrafe të tij zbulohen nga raporti i dorëzuar këto ditë nga Shqipëria.

Në paragrafin 2,3 vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore shprehej “se vërente me keqardhje dështimin e Shtetit Palë (Shqipërisë ) për të zbatuar plotësisht asistencën ndërkombëtare të dhënë për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Beratin dhe Gjirokastrën në bashkëpunim me sektorët qeveritarë dhe qytetarët”.

“Vendimet e mëparshme të Komitetit, thuhej më tej nga UNESCO, i kërkojnë Shtetit Palë që të finalizojë Planin e Menaxhimit si çështje urgjent, duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e bëra tashmë nga Organet Këshillimore”.

Ndërsa UNESCO ka kërkuar me urgjencë përfundimin e Planit të Menaxhimit autoritetet shqiptare janë përgjigjur se ky proces nuk ka përfunduar edhe tani pasi i gjithë ekipi i punës së Institutit të Trashëgimisë Kombëtare që ishte i angazhuar drejtpërdrejt në hartimin e draftit të parë të Planit të Menaxhimit të Integruar është larguar nga ky institucion.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka dorëzuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore një draft të Planit të menaxhimit më 16 shkurt të vitit 2023 ndërsa komentet i janë dërguar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore më 16 mars të vitti 2023” thuhet në raportin e Shqipërisë.

Raporti vijon më tej se “rishikimi i draftit të Planit të Menaxhimit pas komenteve të ekspertëve të ICOMOS dhe ICCROM nuk ka përfunduar plotësisht brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë, për shkak të disa vështirësive”.

Sipas raportit “Instituti i Trashëgimisë gjatë periudhës së zbatimit të kontratës ka pasur disa ndryshime në nivelet e menaxhimit dhe nivelet e stafit teknik, dhe i gjithë ekipi i punës që ishte e angazhuar drejtpërdrejt në hartimin e draftit të parë të Planit të Menaxhimit të Integruar është larguar nga institucioni ”.

Raporti thotë se se “ aktualisht stafi i Institutit Trashëgimisë Kombëtare është i reduktuar dhe pa përvojën e nevojshme në përgatitjen e një plani të integruar të menaxhimit për të dyja qendrat historike”/Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trashëgimia

Kulla e shekullit XVIII në Deçan është shndërruar në muze etnologjik

Published

on

Përveç bukurive të shumta natyrore, Rrafshi i Dukagjinit ofron edhe shumë vende të tjera të trashëgimisë kulturore për t’i vizituar. Një prej tyre është edhe kulla e shndërruar në muze etnologjik.

Kulla e ndërtuar në shekullin XVIII nga familja e Zymer Himës në Deçan, tani është shndërruar në Muze Etnologjik.

Në këtë muze, janë të ekspozuara artefakte dhe eksponate të shumta të lidhura kryesisht me mënyrën e jetës nëpër periudhat e ndryshme historike në trevën e Rrafshit të Dukagjinit.

Drejtor i Muzeut dhe ekspert i trashëgimisë Bekim Vishaj bën thirrje që muzeu të pasurohet në vazhdimësi me vegla dhe artefakte të reja të cilat do ta pasuronin edhe më shumë këtë institucion të kulturës dhe trashëgimisë.

Muzeu Etnologjik (Kulla e Zymer Himës) është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan i kategorisë “artiktektuore” që mbikëqyret nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending