Connect with us

Turizëm

Fillon studimi i fizibilitetit për krijimin e rrjetit të shtigjeve turistike në Ferizaj

Published

on

Ka filluar studimi i fizibilitetit për ndërtimin e rrjetit të shtigjeve turistike në rajonet malore të Ferizajt, me theks në territorin e fshatrave Burrnik, Jezerc, Pleshinë dhe Nerodime. Rajoni do të rrejtizohet dhe digjitalizohet konform standardeve bazike të zhvillimit të turizmit dhe aktiviteteve malore.

Komuna e Ferizajt si bartëse e projektit përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit si dhe me përkrahje nga Swisscontact  (PPSE FEGO) është e vendosur që ky projekt të zhvillohet dhe si i tillë të jetë në shërbim të banorëve të Ferizajt dhe gjithë vendit, gjithnjë duke i vënë në pah resurset natyrore dhe etno-kulturore të këtyre trevave. Shërbimet dhe produktet turistike që do të burojnë nga ky projekt do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetës së banorëve të zonës, por edhe në promovimin e natyrës dhe kulturë sonë.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit me Drejtorin Balton Dërguti, janë gjithnjë në terren dhe në ndihmë të alpinistëve të angazhuar në projekt, duke i përkrahur me info kadastrale dhe etno-grafike gjatë gjithë jetë-ciklit; gjithashtu edhe duke u kujdesur që studimi dhe punimet të jenë konform normave ambientaliste dhe brenda veprimeve racionale në shtigje.

Koordinator i projektit për terren është alpinisti Besnik Reka me ekipin e terrenit Abdurrahim Haxhidema, Bekim Fazliu, Driton Ismani, Mentor Musliu, Faruk Mustafa, Florir Rexhepi, si dhe alpinistë të tjerë nga komuniteti i pasur bjeshkatar i Ferizajt.

Implementimi i projektit bëhet nga Klubi Alpin Prishtina përmes Nazmi Hasanramaj dhe Kristian Gashi./Media Ndërtimi.

Turizëm

Mali i Zi po thyen rekorde në turizëm

Published

on

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se presin që vendi të ketë një sezon rekord turistik këtë vit.

“Rezultate të shkëlqyera në turizëm – u arrit një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Me 177,000 fjetje kemi 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar”, ka deklaruar Abazoviq.

Sipas tij të gjithë parametrat tregojnë se po shkojmë drejt një sezoni rekord turistik. “Jemi krenarë për rezultatet që Qeveria e Malit të Zi po arrin në çdo sektor, me theks të veçantë në punën dinamike për realizimin e fushatës ‘Mali i Zi 365’, turizëm çdo ditë të vitit!. Nëse mëngjesi tregon ditën – Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha ai./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Revista amerikane “Time” rendit Beratin në vendet për t’u vizituar gjatë 2023: Qytet magjik me lagje të gurta

Published

on

Revista prestigjioze amerikane “Time”, përmes një artikulli bën thirrje të vizitohet qyteti i Beratit për gjatë këtij viti.

Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikull i “Time”.

Shtëpitë e vjetra prej guri “mbushin”  brigjet e lumit Osum në Berat, duke mbështjellë vizitorët në bukurinë historike të qytetit të Beratit. Ky vit, shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të popullit të Beratit që mbrojti shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim,  duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash, për mysafirët dhe Zotin.

Për të kuptuar më mirë historinë e 400 viteve të historisë hebreje të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë, ku popullsia hebreje u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme një vizitë në Muzeun Solomon. Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë mijëravjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.

Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Përtej urës së Goricës, apo edhe jashtë qytetit, lagjet prej guri, ushqimet tradicionale, pijet si vera dhe rakia janë ato që ofrohen në çdo cep të qytetit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Hapet Panairi i Turizmit ‘Kosova 2023’, mbledh 200 kompani nga nëntë shtete

Published

on

Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, është hapur Panairi Ndërkombëtar të Turizmit ‘Kosova 2023’.

“Ky panair është i vetmi i këtij lloji në Kosovë i cili i dedikohet tërësisht turizmit. Në kuadër të këtij panairi fokusi ynë kryesorë është promovimi i turizmit të Kosovës. Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 200 kompani nga shtete te ndryshme duke përfshirë akterët kryesor të turizmit të Kosovës dhe kompani nga 9 shtete rajonale dhe evropiane si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Italia”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

Ky panair  organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe është nën patronat të Komunës së Prishtinës si dhe i mbështetur nga partnerët e UTK siç është SëissContact, bashkëpunëtorët: Unioni i Turizmit të Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Turizmit Maqedonisë së Veriut, Agjencia Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi.

“Në këtë Panair theks të veçantë ka Promovimin e Turizmit të Kosovës si dhe të krijoj lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën, më 18 mars 2023./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending