Connect with us

Turizëm

Shtëpitë e transformuara në bujtina, resurse për zhvillimin e agroturizmit shqiptar

Published

on

Komuna e Prishtinës ishte nikoqir i mbledhjes së asamblesë së anëtarëve të komunave dhe bashkive nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon si Tirana, Gjirokastra, Tetova, Gostivari, Tearca, Vrapçishti, Presheva, Bujanoci, Ulqini, Tuzi, Prizreni, Ferizaji, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Rahoveci dhe Suhareka.

Në tryezën e parë me Andriola Morina Kambo, Plator Gerdovci, drejtorë të drejtorive të bujqësisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomik nga këto komuna dhe bashki, është diskutuar potenciali i Komunave shqiptare në turizëm dhe nevojat për qasje të mirëfilltë strategjike karshi zhvillimit të agroturizmit për stimulim dhe fuqizim ekonomik të familjeve në vise rurale.

Në tryezën e dytë u diskutua me kryetarë dhe nënkryetarë të komunave dhe bashkive anëtare për projektet e përbashkëta, nevojat specifike për mbështetje dhe planet e mëtejme të Unionit./Media Ndërtimi.

Turizëm

Udhërrëfyesit turistik duhet të pajisen me leje në Kosovë

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton subjektet, që ofrojnë veprimtari të agjencive organizatore të udhëtimit (tour operatorët)  si dhe udhërrëfyesit turistik (guidat turistike), se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, që dalin nga Ligji nr. 08/L-074 për Turizmin, obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin turizmit.

Agjencitë organizatore të udhëtimit, që organizojnë paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione, duhet të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë dhe të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me përmbushjen e kritereve dhe kushteve të përcaktuara sipas ligjit për turizmin dhe akteve tjera nënligjore, agjencitë do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, respektivisht për turistët, të cilët i blejnë këto shërbime.

Turistët vendorë dhe ata ndërkombëtarë tani do të jenë të siguruar, që paketa turistike të zbatohet sipas marrëveshjes kontraktuale me agjencinë organizatore. Kjo është bërë e mundur meqenëse agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi.

Udhërrëfyesit turistikë, me rastin e regjistrimit në regjistrin e turizmit dhe pajisjes me kartelën identifikuese të lëshuar nga MINT, do të publikohen duke u promovuar zyrtarisht si udhërrëfyes turistikë për të operuar në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa nuk lejohet operimi i udhërrëfyesve turistikë të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik vendor të regjistruar në MINT, si parashihet me ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në fuqi.

Subjektet me rastin e aplikimit për leje, kartelë identifikimi, plotësojnë edhe formularin me të dhënat e kërkuara për përfshirje në regjistrin e turizmit.

Deri në funksionalizimin  e platformës elektronike të “Regjistrit të Turizmit” aplikimet bëhen në formën fizike për pajisjen me leje për agjencitë organizatore të udhëtimit dhe kartelë identifikimi dhe regjistrim të udhërrëfyesve turistikë.

Po ashtu,  njoftohen operatorët ekonomikë se me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative, agjencitë organizatore dhe udhërrëfyesit turistik obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimi në regjistrin e turizmit, në të kundërt Ministria do të veprojë sipas procedurave të mbikëqyrjes dhe inspektimit të paraparë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Të gjitha informatat e detajuara si dhe formularët e aplikimit ministria i ka publikuar në uebfaqen e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

“Shqipëria, një perlë mesdhetare”, këtë e thotë gjiganti mediatik botëror CNN

Published

on

Gjiganti mediatik botëror i informimit CNN e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

“Shqipëria (me Krujën në foto) është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia.”, shkruan CNN.

Në këtë listë janë të vendosur vendet si Madridi, New York, Cape Toën, Vjena etj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë

Published

on

A e dini se nga viti 2023 ndalohet operimi i të gjithë udhërrëfyesve turistik të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës?

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë nëse nuk kanë leje qëndrimi apo leje pune në Republikën e Kosovës.

Dispozitat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi fillojnë nga 3.000 deri në 9.000 euro, si për operatorin turistik po ashtu edhe për personin juridik që ofron shërbimin e udhërrëfyesit turistik.

Për këtë qëllim gjithmonë angazhoni udhërrëfyes turistik lokal për vizitat tuaja në Kosovë! Udhërrëfyesit lokal gjithmonë kanë informatat më relevante dhe kanë kualifikim profesional për punën që e bëjnë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending