Organizata “Ec Ma Ndryshe” thotë se degradimi i ndërtesave të vjetra brenda Qendrës Historike të Prizrenit po vazhdon, pavarësisht zotimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.
“Ec Ma Ndryshe” bënë të situr se kulmi dhe muri i një ndërtese të tillë është shembur gjatë këtyre ditëve.
Sipas kësaj organizate kjo ndërtesë ndodhet në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës dhe selisë së Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.
”’EC Ma Ndryshe’ rekomandon QRTK-në, Inspektoratin e MKRS-së si dhe organet përkatëse të Komunës së Prizrenit që të ndërmarrin masa fillimisht për evitimin e rrezikut për sigurinë publike, si dhe në bashkëpunim me ekspertët dhe organet e hetuesisë të përcaktojnë shkakun e shembjes. Gjithashtu bën thirrje që të bëhen përpjekje për ruajtjen e pjesës së mbetur të ndërtesës, pasi që është pjesë e Planit për revitalizimin e rrugës ‘Marin Barleti’”, thuhet ne njoftimin e kësaj organizate.
”Ec Ma Ndryshe” bënë thirrje që organet komunale ta rrethojnë ndërtesën me qëllim që të mos rrezikohet jeta e kalimtarëve, ka bërë edhe njëri prej anëtarëve të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit.
You must be logged in to post a comment Login