Connect with us

Debat

“E ardhmja e gazit në Kosovë”, debatohet sot nga RIINVEST

Published

on

Instituti për hulumtime zhvillimore RIINVEST në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) kanë lansuar platformën Green Action Space e cila përmban aktivitete kërkimore, arsimore dhe avokuse për të kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve tek akterët e ndryshëm dhe për avancimin e politikave që ndërlidhen me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të kësaj platforme janë paraparë një seri debatesh “GREEN TALKS” lidhur me çështjet vitale që ndërlidhën me Agjendën e Gjelbër si një prioritet në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Si pjesë e kësaj serie debatesh, në kuadër të Forumit 2015, debati i radhës do të trajtojë çështjen e gazit në Kosovë, në kontekst të orientimeve strategjike në sektorin e energjisë. Në korrik të vitit 2022, ligjvënësit e Bashkimit Evropian në mbështetje të propozimit nga Komisioni Evropian kanë vendosur që gazi natyror të konsiderohet burim i gjelbër dhe i qëndrueshëm i energjisë.

Në rrethanat kur sistemit energjetik të Kosovës i nevojitet fleksibilitetit më i madh, diskutimet lidhur me zhvillimin e rrjetit të gazit si dhe mundësisë së prodhimit të gazit nga linjiti, nuk kanë marrë vëmendjen meritore.

Në draft strategjinë e energjisë theksohet se opsionet për ndërtimin e një sistemi me bazë gazi natyror në Kosovë janë duke u analizuar në Master Planin e Gazit dhe në studimin e fizibilitetit për tubacionin e interkoneksionit të gazit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pa u dhënë detaje më të hollësishme. Për më tepër, në draft strategji nuk diskutohet fare mundësia e prodhimit të gazit nga linjiti në Kosovë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e temës që është në fokus të debatit, ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë që të kontribuoni me pjesëmarrjen tuaj. Në këtë debat do të marrin pjesë ekspertë të fushës nga sektori i energjisë e mjedisit, institucioneve dhe qarqeve akademike, aktivistë të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të mediave.

Ky debat organizohet më 7 dhjetor 2022 nga ora 10:00,  në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë./Media Ndërtimi.

Debat

‘Hapësira publike, e kujt?’, diskutim për funksionalizimin e zonave ikonike

Published

on

Në Kosovë, hapësirat publike kanë filluar të marrin jetë, duke u bërë qendra të gjallërisë dhe organizimit komunitar. Megjithatë, disa hapësira ikonike janë zbehur, qoftë për shkak të moskujdesit apo ndryshimit të qëllimit. K2.0 diskuton: Hapësira publike, e kujt?

Diskutimi do të moderohet nga Aulonë Kadriu, redaktore e lartë në K2.0, dhe do të na bashkohen: Perparim Rama – Kryetar i Komunës së Prishtinës

Dren Puka – Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Rozafa Maliqi – Përfaqësuese e Punëtorëve në Art (PART)

Përfaqësues/e nga Manifesta Biennial 14 Prishtina (TBA)

Do të ofrohet përkthim në gjuhën angleze dhe serbe.

📅 Data: 25 korrik, e enjte

🕠 Ora: 17:30

📍 Vendi: HUB & Studio 2.0 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

Avantazhet e kuzhinave të mbyllura

Published

on

Një program nevojash i paraprin çdo projekti. Në disa tipologji, aktivitete specifike janë të lidhura në thelb me to. Një dhomë takimesh në një zyrë korporate, një koleksion në një muze dhe dhoma gjumi në një rezidencë: kjo e fundit ka një program relativisht të mirëpërcaktuar të nevojave bazë: dhomat e gjumit, dhomën e ndenjes, banjot dhe kuzhinën. Madhësia dhe rregullimi i këtyre elementeve në hapësirë ​​varet nga faktorë të ndryshëm, por një shtëpi zakonisht përfshin disa kombinime të këtyre komponentëve thelbësorë.

Në rastin e kuzhinave, ato jo gjithmonë janë integruar në shtëpi. Pavarësisht se është e nevojshme për përgatitjen e ushqimit, historia e kuzhinës pasqyron një luhatje midis distancimit dhe bashkimit të akteve të gatimit dhe ngrënies. Aktualisht, hapësirat kompakte ose privilegjet e një grupi të caktuar shoqëror theksojnë integrimin e kuzhinës me zonat sociale të banesave. Megjithatë, shumë prona ende i përmbahen paraqitjeve më konvencionale që izolojnë kuzhinën nga hapësirat e tjera.

Edhe pse është një nga reflektimet e trashëgimisë sonë të skllavërisë dhe segregacionit, që përjetëson idenë se përgatitja e ushqimit është më pak fisnike se vetë vakti, një kuzhinë “e mbyllur” nuk është në thelb negative. Arkitektura duhet të kujdeset për nevojat e banorëve të saj, duke nënkuptuar se stili i jetesës së banorëve ndikon në përdorimin e hapësirës dhe integrimin ose ndarjen e kuzhinës.

Qoftë për shkak të një preference për të mbajtur aromat, zhurmat ose spërkatjet larg hapësirave të tjera ose një situatë ndërtimi që tregon se një kuzhinë e ndarë është një zgjidhje optimale, kjo nuk do të thotë që ajo duhet të shpërfillet ose të konsiderohet inferiore. Edhe nëse nuk është menjëherë e dukshme, ajo meriton të njëjtën vëmendje si një hapësirë ​​e caktuar shoqërore – emri sugjeron një hierarki që zvogëlon rëndësinë e saj.

Në realitet, kuzhina është një element hapësinor si çdo tjetër dhe kërkon të njëjtin (ose edhe më shumë) kujdes ergonomik, i cili përfshin lartësi të përshtatshme, hapësirë ​​bujare qarkullimi dhe elementë që plotësojnë nevojat e banorëve të saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

Komuna e Prishtinës organizon debat për përcaktimin e procedurave për dhënien me qira të pronës

Published

on

Komuna e Prishtuinës ka njoftuar se do të organizojë një konsultim publik për Rregulloren ku përcaktohen  procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën më pak se një (1) vit.

Dokumenti do të jetë publik deri më datë 15 korrik 2023, ndërsa takimi me qytetarë, me biznese, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit mbahet më 21 Qershor 2023, ora 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal dhe në kanalin e komunës në Youtube./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending