Connect with us

Infrastrukturë

Do të duhej të përfundonte në muajin shkurt, ndërtimi i rrugës së Radoniqit nuk përfundoi as pas 3 vitesh nga nisja e punimeve

Published

on

Iniciativa për Progres INPO ka publikuar raportin: Monitorimi i procesit të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave në 20 komuna.

Në këtë raport janë monitoruar dy kontrata: “Ndërtimi  i rrugës së Radoniqit”, si dhe “Sanimi i rrugëve “Ismajl Qemajli” dhe “Sylejman Hadum Aga”.

Në Komunën e Gjakovës vizitat në terren janë realizuar më 04.10.2022. Tek kontrata: “Ndërtimi  i rrugës së Radoniqit”, përkundër që kontrata ka filluar që nga 26.02.2020 dhe e njëjta do të duhej të përfundonte më 26.02.2023, në terren vërehet se rregullimi i kësaj rruge është në fillimet e saj.

Nëse analizohen pagesat e ekzekutuara, nga 308,074.75 euro sa është vlera e kontratës, për gati 3 vite janë ekzekutuar 73,823.40 euro, apo rreth 24% të vlerës së kontratës.

Ashtu siç mund të vërehet përmes fotografive, kjo rrugë përkundër që kanë kaluar gati 3 vite që nga fillimi i saj ende është në këtë gjendje të pa kaluar.

Sa i përket kontratës: Sanimi i rrugëve “Ismajl Qemajli” dhe “Sylejman Hadum Aga”, kjo kontratë është ndërprerë nga niveli qëndron, përkatësisht MKRS. Në fakt, kontrata ka filluar së implementuari më 10.09.2021, ndërsa një javë pas fillimit të punëve, të njëjtat janë ndërprerë me anë të vendimit Nr.02/2021 të datës 04.10.2021, lëshuar nga MKRS – Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave, në procedurën e vendimeve për leje dhe pëlqime nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Çështja është iniciuar sipas ankesës nga personi fizik, ndërsa ka të bëjë me mospërputhjen e projektit me gjendjen aktuale të kësaj rruge, përkatësisht ka të bëjë vetëm me shtresën ku komuna ka planifikuar të vendosen pllaka graniti, ndërsa sipas MKRS aty duhet të mbetet me kalldrëm për shkak të rëndësisë kulturore e trashëgimore.

“Komisioni konsideron se materiali i propozuar, pllakat e granitit në fjalë nuk përputhen as në pamje, as në dimensione, me materialin origjinal dhe autentik të gjendjen burimore të rrugës, e cila ka qenë e shtruar me kalldrëme”.

E gjithë kjo për faktin se pjesa e kësaj rruge bënë pjesë në kuadër të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme. Sot, në këtë projekt është përfunduar vetëm një pjesë e tij dhe për OE në janë ekzekutuar 55,049.18 euro.

Më 04.10.2022 nga Komuna e Gjakovës është kërkuar sqarim se çfarë do të ndodh me këtë projekt dhe këtë kontratë, ndërsa përgjigja ka qenë se “Pas vendimit të Ministrisë punimet janë ndërprerë dhe ende nuk ka ndonjë ndryshim për fillim apo për vazhdim të punimeve”.

Sidoqoftë, edhe punët e pranuara gjatë vizitës në terren vërehet se nuk janë në bazë të cilësisë së duhur dhe kjo shihet qartë në fotografitë e bashkëngjitura

Nga fotografia  vërehet qartë për cilësi të dobët të punëve duke vendosur pllaka gjysmake dhe me madhësi të ndryshme, ndërsa vërehen mbetje të materialeve ndërtimore në vendin e ekzekutimit të kontratës./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

“Qeverisja e Pronës” nga USAID zbarkon në Prizren

Published

on

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim zyrtarët e aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”.

Ky është një aktivitet pesë vjeçar që synon ta përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë, për ta rritur fuqizimin e grave dhe për t’i përmirësuar të drejtat formale të pronës si dhe investimet në pronën e paluajtshme.

Ky aktivitet ka rëndësi të veçantë, pasi, do të ndihmojë në mobilizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, për t’i përmirësuar proceset e të drejtave pronësore dhe ofrimin e shërbimeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Sa para kanë kursyer evropianët si pasoj e gjenerimit nga BRE?

Published

on

Konsumatorët e energjisë elektrike të BE-së pritet të kursejnë rreth €100 miliardë gjatë periudhës 2021-2023 falë prodhimit shtesë të energjisë elektrike nga PV-të e sapo instaluara dhe kapacitetet e erës.

Instalimet e reja të erës dhe diellore PV me kosto të ulët kanë mbuluar rreth 230 TWh gjenerim të shtrenjtë të karburantit fosil që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke çuar në një ulje të çmimeve të energjisë elektrike me shumicë në të gjitha tregjet evropiane, shkruan Kosovo.energy.

Pa këto shtesa kapacitetesh, çmimi mesatar me shumicë i energjisë elektrike në Bashkimin Evropian në vitin 2022 do të kishte qenë 8% më i lartë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Sipas projektligjit, pronat e sekuestruara në Kullat e Tiranës, do i rishiten pronarëve

Published

on

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën projektligjin për administrimin e ndërtimeve pa leje. Këto ndërtimet u konfiskuan pas një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), që u akuzua se do të amnistonte ndërtuesit e kullave, duke i dhënë mundësinë t’i shpëtojnë dënimit dhe të ribljenë sipërfaqet e ndërtuara në shkelje të ligjit.

Projektligji u miratua nëdëkohë që VKM-ja ku ai bazohet u padit nga opozita në Gykatën Kushtetuese, ku është ende në gjykim.

Sipas projektligjit, pasi objekti është konfiskuar, pronari ka të drejtën e parablerjes në procesin e shitjes që kryen qeveria. Kjo parablerje bëhet me vlerën e tregut. Po ashtu ka të drejtë në këtë proces përpos pronarit të truallit, subjekti ndërtues, persona të tretë që kanë marrëveshje juridiko-civile për pronën e konfiskuar.

Nëse asnjë prej palëve nuk kanë interes për ta blerë, objekti del në ankand publik.

Po ashtu parashikohet ngritja e Komisionit të Objekteve të Konfiskuara, një strukturë që do të jetë pranë Kadastrës. Ky komision do të kryejë të gjitha veprimet e vlerësimit teknik dhe financiar të pronave të konfiskuara.

Në shtator 2022, qeveria nisi konfiskimet ende pa publikuar VKM-në në fletore zyrtare. Sipas VKM-së, shteti ka të drejtën e konfiskimit të ndërtimeve pa leje dhe përdorimin e tyre për interes publik.

Ky vendim u prit me kundërshtime nga ekspertët dhe opozita, që e quajtën atë një formë amnistimi në favor të ndërtuesve, të cilëve iu dha mundësia që katet e ndërtuara pa leje t’i dhurojnë ose t’i ri-blejnë me çmimin e tregut.

Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimi pa leje i kryer për qëllime fitimi dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Sipas ekspertëve, kjo VKM është mbivendosje e ligjit. Nga njëra anë ka Kodi Penal që parashikon vepër penale ndërtimet pa leje, nga ana tjetër ka legjislacionin për legalizimet që parashikon mundësitë e legalizimeve të ndërtimeve pa leje dhe rasteve kur këto legalizime nuk plotësojnë kriteret.

Qeveria pretendoi në shtator, se kjo VKM erdhi si nevojë për të rregulluar situatën e ndërtimeve pa leje, pasi “prokuroria dhe institucionet e drejtësisë nuk po veprojnë”. Ishte kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të cilët akuzuan organet e drejtësisë për mos hetim dhe korrupsion.

Në një përgjigje për Citizens Channel, Prokuroria e Tiranës u shpreh se: “nga verifikimi në indekset e kallëzimeve penale dhe procedimeve penale, rezulton të jenë regjistruar disa procedime penale në lidhje me këto ndërtesa”.

Edhe në këtë rast VKM krijon mbivendosje me ligjin ekzistues.

Në një analizë të mëparshme Citizens Channel tregoi se si konfiskimi i pallateve pa leje nuk i shërben të pastrehëve, ndryshe nga sa kishte premtuar qeveria dhe parashikon kjo VKM.

Ligji “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, parashikon në nenin 19 se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2000 m2, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale.

“Miliona euro sipërfaqe e ndërtuar pa leje”

Në një artikull të mëparshëm Citizens Channel analizoi sipërfaqjen totale të sekuestruar që prej publikimit të VKM-së në shtator 2022.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 10 vendime konfiskimi. Ajo që vihet re është se të gjitha ndërtimet pa leje i përkasin zonave më të lakmuara të kryeqytetit, si qendra e Tiranës, Liqeni Artificial, Myslym Shyri, rruga Kont Urani dhe rruga e Elbasanit.

Një metër katror në kullën “Eyes of Tirana” në qendër të Tiranës sipas njoftimeve çmimeve të tregut të shitjes online kushton 3,175 euro. Në vendimin e sekuestrimit shteti shqiptar tashmë zotëron 4,646 metra në “Eyes of Tirana”, me një vlerë prej 14.7 milion euro.

Ndërsa sipërfaqja prej 11,828 m2 e sekuestruar në zonën e Liqenit të Thatë, sipas njoftimeve dhe në bazë të komunikimit me një prej agjencive imobiliare, ka një vlerë 18 924 800 euro.

Sipërfaqja e sekuestruar në zonën e Myslym Shyrit prej 7819 m2, kushton 12.5 milion euro.

Një përllogaritje e secilës sipërfaqe me çmimin e tregut tregon se shteti shqiptar tashmë disponon 71,989 m2 kulla dhe pallate, me një vlerë prej rreth 127 milion euro.

Sipërfaqja totale e sekuestruar është e barabartë me një kullë prej 144 kateshe, e përllogaritur me një bazament prej 500 m2, i ngjashëm me atë të kullës “Forever Green” që ndodhet në qendër të Tiranës. Kulla kap një lartësi prej 720 metër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending