Connect with us

Gjykim

Dështon shqyrtimi fillestar ndaj zyrtares së Drejtorisë për Gjeodezi në Skenderaj, e akuzuar për korrupsion  

Published

on

Në mungesë të të akuzuarës Bukurije Koshtova, të hënën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj saj, e cila po ngarkohet nga prokuroria se në cilësinë e zyrtares së Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt ka kryer e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorizimit zyrtar për korrupsion”.

Gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri konstatoi se e akuzuara e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, kurse përmes telefonit e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë prezente në seancë, për shkak se kishte rast vdekje në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, të pranishëm në sallë ishin prokurorja e shtetit Fetije Bajrami, si dhe mbrojtësi sipas detyrës zyrtare i të akuzuarës Koshtova, avokati Ali Rexha.

Gjyqtari Beqiri konstatoi se pasi e akuzuara e ka njoftuar gjykatën se nuk ka mundësi të angazhojë avokat, ndërsa mbrojtja në këtë çështje penale është e obligueshme, ka kontaktuar me Odën e Avokatëve të Kosovës për referimin e një mbrojtësi sipas detyrës zyrtare, me qëllim që të procedohet me rastin pa zvarritje.

Në mungesë të së akuzuarës, seanca e shqyrtimit fillestar të së hënës u shty, ndërsa e radhës u caktua për datën 13 prill 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 28 prill 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Bukurije Koshtovës, sepse më 31 mars 2016, në cilësinë e zyrtares së Administratës në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt, ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe nuk ka përmbushur detyrën e saj zyrtare.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur ashtu që e njëjta sipas kërkesës së personit Patriot Gashi, ka plotësuar formuarin për kërkesa apo ankesa të datës 31 mars 2016, ndërsa e njëjta duke vepruar në kundërshtim me udhëzimin administrativ nr. 02/2013 pa siguruar paraprakisht autorizimin nga kërkuesi, i dërgon të dhënat tek zyrtari përgjegjës (juristi) për certifikatën e pronësisë në emër të pronarit Behram Syla ku pastaj në bazë të këtyre të dhënave i pandehuri Ylber Syla, ndaj të cilit është ndarë procedura, e falsifikon certifikatën nr. 7075 të datës 28 qershor 2016 në emër të Behram Sylës, duke e transferuar në emrin e tij, Ylber Syla, dhe përmes kësaj certifikate aplikon për fitimin e grantit pranë AZHB-së.

Me këtë e pandehura ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorizimit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 të KPRK-së./Media Ndërtimi.

Gjykim

Ish-drejtoresha e Inspekcionit në Suharekë, e akuzuar për korrupsion thotë që objekti pa leje është rrënuar në tërësi

Published

on

Ish-drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi- Lumi, e akuzuar për korrupsion, duke vazhduar dhënien e mbrojtjes, në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, deklaroi se objekti pa leje i investitorit Blerim Gashi është rrënuar në tërësi.

“Atë ditë unë kam qëndruar deri në fund të rrënimit të objektit ndërtimor me investitor Blerim Gashi. E kam parë që është rrënuar tërësisht”, ka thënë Rrafshi- Lumi.

Këtë deklaratë, Rrafshi-Lumi e ka dhënë në rastin ku e njëjta në cilësinë e Drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, së bashku me inspektorin e ndërtimit, Hafir Maliqaj, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Genc Nixha, e akuzuara Rrafshi- Lumi ka thënë se qëndron në tërësi pranë deklaratës që ka dhënë në Prokurori më 22 shkurt 2021.

Ajo ka treguar se kompetent për hartimin e konkluzioneve është inspektori i ndërtimtarisë. E njëjta ka shtuar se si drejtoreshë e Inspekcionit, ka bërë nënshkrimin e konkluzioneve në bazë të praktikës së Komunës së Suharekës dhe se konkluzionet nga viti 2012 deri më 2018 ishin nënshkruar nga drejtorët.

Rrafshi- Lumi ka thënë se në bazë të Ligjit mbi Qeverisjen Lokale, kompetencë e drejtorit është të marrë vendimet përfundimtare.

Tutje, ajo ka thënë se ka bërë nënshkrimin e konkluzionit, të cilin e ka hartuar i akuzuari Hafir Maliqaj dhe ka treguar arsyet e nxjerrjes së konkluzionit për rrënim të objektit pa leje.

“Njëra prej pikëve është që në rastin konkret, investitori nuk i ka ndërprerë punimet pa u pajisë me leje ndërtimore, nuk e ka respektu aktvendimin për pajisje me leje ndërtimore dhe ka bërë heqjen e shiritave, e cila është vepër penale, i  cili objekt ka qenë i konservuar nga ana e objektit. Gjithashtu, edhe mosrespektimi i procesverbalit për ndërprerjen e punimeve deri sa të pajiset me leje ndërtimore, prandaj këto janë arsyet për të cilat është nxjerrë ky konkluzion”, ka thënë Rrafshi- Lumi.

Lidhur me rindërtimin e objektit pa leje nga investitori Gashi, Rrafshi- Lumi tha se nga inspektori i ndërtimit është informuar se i njëjti ka vazhduar punimet pa leje ndërtimore.

E pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, e akuzuara Rrafshi-Lumi ka mohuar se me këtë rast ka pasur ndonjë përfitim për vete apo personin tjetër.

Ndryshe, të panishëm në këtë seancë nuk ishin të dëmtuarit: Haziz Tafaj dhe përfaqësuesi i Komunës së Suharekës, për të cilët gjykatësja Krusha tha se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këto rrethana, seanca e sotme është ndërprerë, kurse ajo e radhës është caktuar më 3 korrik 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara Jehona Rrafshi-Lumi ngarkohet me veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar Hafir Maliqaj, ngarkohet me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara Rrafshi-Luma, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr.109, të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje ne parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 , pronë e të dëmtuarës “AgroKosova – Holding ” , në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës,  nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK-së./Media Ndërtimi

Continue Reading

Gjykim

Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit

Published

on

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit ku të akuzuar janë ish-ministri Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, nën akuzat se të njëjtit janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani njoftoi palët në procedurë se anëtari i trupit gjykues Vesel Ismaili nuk mund të jetë prezent në këtë gjykim për arsye shëndetësore.

“Siç e shihni edhe vet trupi gjykues nuk është në përbërje të plotë për shkak të mungesës së anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Vesel Ismaili. I njëjti nuk është mirë me shëndet, gjendet në trajtim mjekësor. Paraprakisht ka njoftuar edhe udhëheqësin e departamentit se për shkaqe shëndetësore nuk mund të prezantojë”- tha kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani.

Përveç seancës së sotme, është anuluar edhe seanca e sila ishte paraparë të mbahej nesër.

Seancat e radhës për këtë rast u caktuan të mbahen më 12, 13, 14 dhe 17 korrik 2023.

Përndryshe sot ishte paraparë që të dëgjoheshin dy dëshmitarë, ish-ministri i Financave dhe tash kryetari i Komunës së Jugut, Bedri Hamza dhe Fitim Krasniqi, të cilët ishin prezentë në sallë.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Bedri Hamza pritet të dëshmojë sot në rastin e “53-milionëshit”

Published

on

Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, aktualish kryetar i Komunës së Mitrovices pritet që sot të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e fundit në këtë rast kishte dhënë dëshmin e tij edhe Bajram Hasani, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, i cili kishte deklaruar se nëse nuk do paguheshin këto 53 milion, më vonë Kosova do të duhej të paguante 200 deri në 300 milionë euro.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 19 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending