Connect with us

Gjykim

BIRN dhe KOSID fitojnë betejën kundër Ministrisë së Mjedisit për ndërtimin e termocentralit nga “Contour Global”

Published

on

Këtë muaj (mars 2023) u bë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës së Prishtinës, i cili obligon Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të anulojë pëlqimin që i ka dhënë kompanisë “Contour Global” më 27 dhjetor 2018 për të ndërtuar termocentralin e tretë me qymyr në Kosovë.

Në shkurt të vitit 2019, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) në kuadër të KOSID-it, Konsorciumit për Shoqëri Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm kishte kontestuar ligjshmërinë e vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), e cila më 2018 kishte dhënë pëlqim mjedisor për ndërtimin e termocentralit të tretë në Kosovë nga ana e “Contour Global”.

Në seancën që është mbajtur më 12 janar në Gjykatën e Prishtinës ishin prezentë Jeta Xharra,  drejtoreshë e BIRN-it dhe Labinot Leposhtica, juristi kryesor në BIRN, të cilët argumentuan para gjykatësit Kreshnik Kaçiu se pse Gjykata duhet të vendosë në favor të qytetarëve në këtë rast.

“Përkundër faktit që ‘Contour Global’ është tash në kontest arbitrazhi me Kosovën, gjykatat e Kosovës duhet t’i ndihmojnë qytetarët në atë mënyrë që të përdorim vendimin tuaj t’i edukojmë pushtetet e tanishme dhe të ardhshme që nuk mund të marrin vendime që e dëmtojnë edhe shëndetin e edhe ambientin tonë duke ndërtuar termocentrale të reja me qymyr” – ka thënë Jeta Xharra.

Sipas Xharrës, të dhënat e hoqatës së Pulmologëve tregojnë që numri i të prekurve me kancer është pesëfish më i lartë në rrafshin e Kosovës sesa në atë të Dukagjinit, gjë që i atribuohet faktit që kjo pjesë e Kosovës vuan nga ajri i ndotur që vjen kryesisht nga termocentralet me qymyr.

Xharra argumentoi se është ironike se si pikërisht nën vellon e “pëlqimeve mjedisore” të Ministrisë së Ambientit ishin dëmtuar edhe uji, malet, toka dhe ajri i Kosovës gjatë pasluftës dhe kërkoi nga Gjykata që të ndihmojë qytetarët që t’ua ndalë turrin këtyre “pëlqimeve” të institucioneve që kishin vendosur në shumicën e rasteve kundër interesave të qytetarëve.Në seancë munguan përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit, të cilët e kishin kontestuar padinë e BIRN-it me shkrim.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës, ndërtimi i termocentralit nuk mund të bëhet në fshehtësi, pa debat të duhur publik të komunitetit që afektohet nga termocentrali, që i bie Prishtina e shumë komuna të tjera në rrafshin e Kosovës e jo vetëm Obliqi.

Ky vendim, gjithashtu, e kritikon faktin që vendimi për pëlqim mjedisor ishte bërë pa përfunduar vlerësimi për ndikim në mjedis, gjë që do të duhej të bëhej nga pushtetet e ardhshme që planifikojnë të ndërtojnë resurse të reja energjetike nga qymyri në Kosovë.

Lidhur me këtë, Jeta Xharra komentoi se në të ardhmen do të matemi me atë se çka u kemi lënë gjeneratave të ardhshme të cilat nuk e meritojnë t’u lëmë hise tymin.

“Betejën për ta ndalur termocentralin e qymyrit e kemi zhvilluar në 12 vitet e fundit me KOSID dhe kemi arritur t’i ndalim pushtetet e deritanishme që kanë dashur t’ua lënë hise tymin e kancerin gjeneratave të ardhshme. Nuk e kemi problem që edhe në dekadat e ardhshme ta vazhdojmë këtë betejë për t’i ndalur turrin e dëmtimit të ambientit dhe shëndetit tonë, sidomos kur po e shohim që ndoshta prej tash në krah i kemi gjykatat. Nuk ka gjë më të vlefshme sesa të luftosh që këtë tokë e këtë ajër që na ka rënë hise të mos dëmtojmë tutje” – tha Xharra./Media Ndërtimi.

Gjykim

Gjykimi ndaj tre drejtorëve të Deçanit, dëshmitari thotë se ndërtimi resortit kishte vazhduar pa pëlqimin e Komunës

Published

on

Në gjykimin për korrupsion, ndaj drejtorëve komunal të Deçanit, Ramë Melaj, Jashar Hulaj dhe Tahir Tolaj, pronar i “Belle Resort”, Bashkim Ahmetaj në cilësinë e dëshmitarit tha se pëlqimi i lejes ndërtimore nga komuna ishte kërkuar nga Bashkimi Evropian, por ndërtimin e objektit ka vazhduar edhe pa pëlqim.

Këtë deklarim e bëri të hënën, dëshmitari Ahmetaj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha ishte pronar i një toke afër Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, dhe se kishte ndërtuar në të një resort pas fitimit të një granti nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me marrëveshjen në mes të tij si subjekt “Agroferma Sh.P.K”, dhe Bashkimit Evropianë si donatorë projekti i financuar kishte vlerën me mbi 323 mijë euro.

Në projektin për ndërtim dhe sipas kontratës me BE-n, ai tha se një  pëlqim nga Komuna- Drejtoria për Urbanizëm, i ishte dashur patjetër të merrej pasi që iu kërkohej.

Aty tha se janë ndërtuar dy salla, restauronit, serat, 8 vila, lojërat ekstreme, dhe 6 vila tjera janë ende pa u ndërtuar.

Tutje, ai tha se nuk kishte pasur nevojë të kërkonte pëlqimin nga Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinorë, sepse sipas tij, ai kishte insistuar të merr pëlqimin vetëm atë që e kërkonte Bashkimi Evropian, dhe ajo ka qenë e komunës.

Dëshmitari Ahmetaj, tha se nuk ishte takuar personalisht me të akuzuarin Ram Melaj, për kërkesën për pëlqimin ngase sipas tij, nuk kishte arsye.

Në hapjen zyrtare të “Belle Resortit”, ai tha se kishin qenë prezent kryetari i Komunës dhe autoritetet tjera, Ambasada Amerikane, ndërsa për Ram Melajn nuk i kujtohej se a qenë aty.

Tutje, përgjatë pyetjeve të mbrojtësit të akuzuarit Melaj, avokatit Kujtim Kërveshi, dëshmitari tha se ata kishin filluar ndërtimin pastaj kanë kërkuar ndihmë nga BE-ja, dhe më pas kanë kërkuar pëlqimin e lejes ndërtimore nga komuna.

Dëshmitari Ahmetaj gjithashtu tha se ata kishin vazhduar punimet edhe pa pëlqimin e Komunës.

Tutje, u dëgjua edhe dëshmitari Muharrem Kilaj, pylltar i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, i cili ishte zyrtarë përgjegjës për zonën Bellej, e cila hynë në zonën e Parkut Kombëtar.

Ai tha se ka inspektuar në atë zonë dhe ka hasur në pronën private të familjes Ahmetaj, ku kishte takuar vëllanë e dëshmitarit paraprak Ramush Ahmetaj, ku me kërkimin e dokumenteve dhe letrat e kadastrit e ka parë që është pronë private dhe se po ndërtohej nga një donacion nga BE për zhvillimin e turizmit, ku me ato dokumente të dhëna tha se i ka dërguar tek Policia në Deçan.

Nga pyetja se a është kërkuar ndërprerja e ndërtimit, dëshmitari Kilaj tha se ai pasi që ka ofruar prova se ka pronë private të vetën ai nuk e ka kërkuar ndërprerjen.

Pas kësaj seanca e sotme ka përfunduar, kurse e radhës u caktua më 19 shtator 2023.

Zyrtarët e Komunës së Deçanit, Ramë Melaj, drejtori i Urbanizmit, Halil Tolaj, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit dhe Jashar Hulaj, shef i sektorit për Inspeksion, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 12 shtator të vitit të kaluar ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat e Prokurorisë së Pejës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 18 korrik 2022, i pandehuri Ramë Melaj akuzohet se më 3 mars 2020, në objektin e Komunës së Deçanit, në cilësinë e Drejtorit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/projektit nga BE-ja në shumë prej 170 mijë euro, për organizatën “Shtëpia Alpike”, me përfaqësues Jeton Berisha./Media Ndërtimi

Continue Reading

Gjykim

Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se një pjesë të parcelës e kishte blerë 100 mijë euro nga i akuzuari, Mehmet Prishtina

Published

on

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Valmir Abazi ka thënë se një pjesë të parcelës e kishte blerë nga i akuzuari Mehmet Prishtina, në shumën prej 100 mijë euro.

Në këtë rast, të akuzuarit Mehmet Prishtina, Nexharije Hoti, Dukagjin Emërllahu dhe Avni Maxhuni, po akuzohen për “Krim të organizuar”, “Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Shpëlarje e parasë” dhe vepra të tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, ndaj të akuzuarve Reshat Fetahu dhe Gani Ademi, ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale ndaj tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Paraprakisht, dëshmitari  ka thënë se gjatë vitit 2011 kishin blerë si familje disa parcela në Çagllavicë, pasi që i kishin parë në internet që janë në shitje.

Tutje, dëshmitari Abazi ka thënë se kishte biseduar me të akuzuarin Prishtina përmes telefonit dhe më pas e kishin caktuar takimin për t’i parë parcelat. Parcela i kishin pëlqyer dhe kishin arritur marrëveshje për ti blerë.

Ai ka sqaruar se shumica e parcelave ishin në një vend, ndërsa 4 të tjera në një vend tjetër, e këto të fundit me vendim të gjykatës ishin bllokuar, e as sot nuk ka njohuri nëse janë zhbllokuar.

Çmimi total i parcelave dëshmitari ka thanë se nuk i kujtohet, por për 4 parcelat si dhe për një tokë tjetër kishte paguar shumën prej 100 mijë euro, të cilën pagesë e kishte kryer përmes bankës në xhirollogari të akuzuarit Mehmet Prishtinës.

Para se me i ble këto parcela, dëshmitari ka thënë se ishin në komunë për të bërë verifikimin e tyre dhe ju ishte thënë se nuk ka asnjë problem rreth këtyre pronave dhe çdo gjë është në rregull.

Gjithashtu në këtë seancë janë dëgjuar edhe dëshmitarët Minire Hajdini, Besa Krasniqi dhe Mirsad Jetullahu.

Dëshmitarja Hajdini ka thënë se nga viti 2009 deri në mars të 2013, kishte punuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ajo ka thënë se e ka njohur ish-zyrtaren e AKP-së, Serpil Aliu, me të cilën kishte pasur raport kolegiale.

E njëjta ka thënë se kishte dëgjuar se znj. Aliu kishte keqpërdorur punën zyrtare dhe për këtë ishte zhvilluar procedurë disiplinore në kuadër të AKP-së, dhe më pas për këtë rast kishte dëgjuar në mediat, por që znj. Aliu sipas saj, ia kishte mohuar që kishte të bënte me këtë çështje.

Dëshmitarja Hajdini ka thënë se qëndron prapa deklaratës së dhënë më parë për këtë çështje penale, edhe pse në detaje nuk i kujtohej e njëjta.

Ndërkaq, dëshmitarja Krasniqi ka deklaruar se kishte punuar në ish-Gjykatën Komunale të Prishtinës, ndërsa tash punon në Gjykatën Themelore në pozitën e referentes.

Lidhur me atë se a kishte qenë ndonjëherë i akuzuari Emërrlahu në zyrën e saj, dëshmitarja Krasniqi ka thënë se nuk i kujtohet, por që nga viti 2010-2011, punët me palë i kryejnë në sportele.

Kurse, dëshmitari Jetullahu në dëshminë e tij ndër të tjera tha se ishte menaxher i firmës “ABC”, e që kjo firmë kishte punuar në rregullimin e infrastrukturës për kompaninë “New Residente Prishtina”, andaj nga i akuzuar Prishtina për punën e tyre ishin kompensuar me parcela.

Sipas tij, ishte kompensuar me 8 parcela të cilat ishin përafërsisht me sipërfaqe rreth 4 ari dhe shumicën e të cilave e kishte shitur.

Në fund i njëjti tha se me të akuzuarin Prishtina ishin ndarë mirë dhe nuk i kishin mbetur borxh njëri-tjetrit.

Pas dëgjimit të këtyre dëshmitarëve, mbrojtësi i të akuzuarit Prishtina, avokati Skender Musa, i ka kërkuar gjykatës që t’i kthehet të mbrojturit të tij, vlera e dorëzanin në shumën prej 50 mijë euro, pasi që kanë ndryshuar të gjithat rrethanat për çka ishte caktuar e njëjta.

Avokati Musa kërkoi nga gjykata edhe që në bazë të nenit 119 par 5 të largoi nga lista dëshmitarët-bashkëpandehurit, me arsyetimin se kjo dispozitë shprehimisht e thotë se deklaratat e të bashkëpandehurve nuk mund të shfrytëzohen si prova kundër të bashkëpandehurve tjerë.

Ndërsa, kërkesa e tretë e tij, drejtuar gjykatës ishte në lidhje me një parashtresë që kolegët kishin dorëzuar para 6 muajve, lidhur me vlerësimin e krimit të organizuar dhe veprave të parashkruar deri në këtë fazë të procedurës.

Andaj, avokati Musa kërkoi nga trupi gjykues që jashtë seance të vendosin për veprat e parashkruara sipas Kodit Përkohshëm Penal të Kosovës, që ka qenë fuqi kohën kur pretendohet se janë kryer veprat penale.

Gjithashtu, avokati Musa kërkoi që të hiqen nga lista dëshmitarët, të cilët nuk kanë të bëjnë me këta 4 të akuzuarit, duke shtuar se kjo pa asnjë dyshim i ndihmon procedurës, për faktin se kjo çështje zvarritet, e që pa fajin e trupit gjykues dhe prokurores që përfaqëson është zvarritur më shumë se 10 vite.

Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në vazhdimësi, akuzoheshin edhe Reshat Fetahu, Gani Ademi, për veprën penale “shpëlarja e parave në vazhdimësi”, akuzoheshin Avni Maxhuni, Sh.M, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Bislim Bajrami, Albion Mulaku, Gëzim Rama, Agim Jerlija.

Për “Shpëlarje të parave”, akuzoheshin Basri Beka, Bajram Gashani, Arton Vila, Bejtullah Zhugolli, Dalip Brahimi, Dalip Brahimi, Lirim Zeka dhe Shaqip Krasniqi.

Ndryshe, lidhur me këtë rast në vitin 2016 është mbajtur mundësia hetuese e veçantë, ndaj gjithsej 51 të dyshuarve lidhur me këto dallavere, ndër ta edhe ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Pas këtij hetimi, prokurori i EULEX-it, kishte ngritur dy aktakuza, njëra e njohur tani si rasti “Toka”, në të cilën akuzohet Azem Syla dhe të tjerët, kurse në tjetrën akuzoheshin 24 persona, që njihej si rasti “Toka 2”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Gjykim

Ftohet ish-ministri Lutfi Zharku për të dëshmuar në Rastin e 53 milionëshit

Published

on

Ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku është ftuar nga Gjykata që të jap dëshminë e tij në Rastin e 53 milionëshit.

Rasti i njohur për publikun si 53-milionëshi solli edhe njëherë tjetër në gjykatore ish-ministrin Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.Trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Violeta Namani dhe anëtarët Vesel Ismaili dhe Musa Konxheli kanë deklaruar në seancën e së hënës se në cilësinë e dëshmitarit do të dëshmojë edhe ish- ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku lidhur me këtë çështje.

Ministria e Infrastrukturës në kohën kur udhëhiqej nga ministri i LDK-së Lutfi Zharku, e kishte nënshkruar një aneks kontratë me Bechtel-Enkan, në bazë të së cilës kërkohej shtesa prej 14.9 milionë eurosh, e cila shumë mund edhe të rritej në bazë të zgjatjes së kohës së përfundimit të kontratës.

Javëve të fundit në këtë shqyrtim gjyqësor kanë dëshmuar edhe disa ish-ministra.Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisë Haradinaj, Bedri Hamza si dhe ish-Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kanë dëshmuar lidhur më këtë rast si dëshmitarë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kujtojmë që në cilësi të dëshmitarit për këtë rast në prill të këtij viti ishte dëgjuar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Edhe ish-kryeministri Haradinaj pritet të dëshmojë lidhur më këtë çështje.

E lidhur me këto pretendime të prokurorisë katër të pandehurit në seancën fillestare të mbajtur me 4 maj të vitit 2022 nuk e kishin pranuar fajësinë.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Me veprimet e tyre ata akuzohen se buxheti i Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38.321.346.00 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending