Connect with us

Transport

Debuton biçikleta fluturuese, ka një shpejtësi prej 100 kMh

Published

on

Një biçikletë fluturuese e cila mund të lëvizë me shpejtësi prej 100kMh me kohëzgjatje prej 40 minutave, e bëri debutimin e saj në SHBA gjatë Panairit të Veturave të Amerikës Veriore në Detroit.

Biçikleta është punuar nga Aerwins, kompani me bazë në Delaware e cila prodhon dronë dhe vetura pa shofer.

Edhe pse ngjall vizione “futuristike” të serisë të animuar Jetsons të fluturimit lart mbi rrugët e bllokuara famëkeqe të qytetit të Nju Jorkut, me siguri se nuk do të hipni në biçikletë fluturuese për në aeroportin John F. Kennedy në një të ardhme të afërt, përcjell Telegrafi.

Momentalisht, Xturismo kushton 776 mijë euro, edhe pse Aerwins thotë se do të zhvillojë një model më të vogël gjatë vitit të ardhshëm, e gjithashtu edhe një model elektrik në vitin 2025 të cilat do të shiten për afro 50 mijë euro.

Thad Scott, bashkë-udhëheqësi i panairit të veturave, e mori biçikletën fluturuese për një xhiro.

“Është e mrekullueshme. Ishte emocionuese. Nuk është e ‘egër’, ngritja dhe ulja janë të rehatshme. Nuk ka asnjë hov, është shumë, shumë e qetë dhe mezi e pres të ardhmen” tha Scott./Media Ndërtimi

Transport

Në San Francisko të SHBA-së fillojnë punën taksitë pa shofer

Published

on

Taksitë pa shofer të njohura si “Robotaxi”, janë shpërndarë në rrugët e San Franciskos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto automjete funksionojnë njëlloj si taksitë tjera, dhe janë të afta që të qojnë pasagjerët nga pika A në pikën B në të gjithë qytetin.

Por i vetmi dallim i tyre është se një shofer i cili mban timonin nuk ekziston.

Në vend të kësaj, makinat përdorin teknologjinë e vetëdrejtimit për të përshkuar rrugët e qytetit, me sensorë që mbajnë një sy për automjetet tjera dhe këmbësorët.

Ndërsa shumë prej tyre pëlqejnë dhe përkrahin teknologjinë e re të lëvizjes së veturave pa shofer, disa mbeten të kujdesshëm në lidhje me sigurinë që ofrojnë këto mjete./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Projektohet dizajni i aeroplanit që mund të arrijë nga Londra në New York për 80 minuta

Published

on

Një projektues spanjoll ka zbuluar një dizajn mahnitës për një aeroplan të ri supersonik që mund të arrijë nga Londra në Nju Jork për 80 minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hyper Sting është një koncept i ri për aeroplanët e ardhshëm komercial supersonikë që do të udhëtojnë me 4000 km/h.

Kjo është pothuajse dyfishi i Concorde, i cili bëri fluturimin e tij të fundit gati dy dekada më parë.

Dhe projektuesi spanjoll Oscar Viñals thotë se 170 pasagjerë do të mund të shijojnë udhëtimin me mbi tre herë shpejtësinë e zërit.

Me rreth 100 metra gjatësi, Hyper Sting do të ishte mbi 30 metra më i gjatë se Concorde dhe do të kishte një hapje më të gjerë krahësh prej 51 metrash krahasuar me 26 të Concorde.

“Një epokë e re e fluturimit supersonik mund të jetë afër qoshes, por ka sfida për të kapërcyer kur bëhet fjalë për të fluturuar më shpejt se shpejtësia e zërit”.

Projektuesi i Barcelonës beson se koncepti i tij është i realizueshëm, por do të kishte nevojë për përparime në teknologji./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Avioni elektrik për pasagjerë nis fluturimin për herë të parë

Published

on

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell.

Kompania izraelite Eviation Aircraft nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta.

Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.

“Kjo është histori. Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e re si kjo”, tha Gregory Davis, president dhe CEO i Eviation, për CNN Business.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare.

Avioni ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 287 miljesh në orë. Për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 588 milje në orë.

Eviation u themelua në vitin 2015. Kompania shpreson të përdorë informacionin e mbledhur gjatë fluturimit të së martës për të parë hapat e ardhshëm dhe për t’u dorëzuar aeroplanët te klientët deri në vitin 2027./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending