Connect with us

Transport

“American Airline” ofron suita private në avionët që përshkojnë distanca të gjata

Published

on

Jemi mësuar me suitat luksoze dhe të veçanta që ofrojnë hotelet me pesë yje.

Mirëpo një mundësi të tillë tashmë do të kemi edhe në aeroplanë, të paktën ata të linjës “American Airlines”.

Dyert private dhe ulëset e sheshta me mundësi për t’u shtrirë janë veçori të suitave të reja premium që kjo linjë planifikon të i krijoj për flotën e saj që bën distanca të gjata.

Vendet e quajtura “Flagship Suite” do të jenë të disponueshme në të gjithë Avionët Airbus A321XLR dhe Boeing 787-9, duke filluar nga viti 2024, njoftoi American Airlines.

“Ne besojmë se produkti ynë “Flagship Suite” u ofron klientëve atë që ata të dëshirojnë në një fluturim të gjatë: dyer private, ulëse të sheshta, akses i drejtpërdrejt në korridor dhe më shumë hapësirë personale” thuhet në deklaratën e kësaj linje.

Po ashtu në këta avionë me distanca të gjatë do të shtohet edhe numri i ulëseve ekonomike premium.

Këto ulëse do të kenë hapësirë më të madhe dhe po ashtu ekrani i televizionit do të jetë më i madh se i zakonshmi./Media Ndërtimi

Transport

Evropa synon t’i zëvendësojë aeroplanët me trena?

Published

on

Që kur lëvizja e “turpit të fluturimit” filloi të inkurajonte udhëtarët që të kërkonin alternativa më të ‘gjelbra’ për aeroplanët reaktivë, shumë në Evropë kanë kërkuar nga rrjeti i gjerë hekurudhor i kontinentit për të zëvendësuar udhëtimin ajror me distanca të shkurtra, shkruan CNN.

Padyshim që ka pasur përparim, me linja ajrore si transportuesi holandez KLM që hyjnë në partneritete hekurudhore në rrugë të caktuara, dhe disa vende si Austria dhe së fundmi Franca që kërkojnë të kufizojnë linjat e brendshme ku trenat janë të disponueshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo po ndodhë mes një revolucioni të dukshëm hekurudhor në Evropën kontinentale, me rrugë të reja të shpejtësisë së lartë dhe operatorë që vijnë, një ndryshim në rënien e shërbimeve gjatë natës kur pasagjerët duhet të flenë, lidhje të reja tunelesh që shkurtojnë kohën e udhëtimit dhe lokomotiva të reja që përmirësojnë besueshmërinë dhe efikasitetin.

Në Spanjë, Gjermani dhe Austri, ofertat e biletave të lira kanë luajtur gjithashtu rolin e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Transport

Aeroplanët nga Kosova së shpejti do të fluturojnë përmes Shqipërisë, duke e shkurtuar kohën e udhëtimeve

Published

on

Koha e fluturimit me aeroplan nga Kosova drejt shteteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe anasjelltas, do të shkurtohet, në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë. Me shkurtimin e kohës – deri në 30 minuta për vajtje-ardhje – do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave.

Albion Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë, thotë se aktualisht çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga vendi ynë për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind apo 8 euro.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020. Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër, por nuk është zbatuar kurrë.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR).

Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm i AAC-së, thotë se KFOR-i, këtë muaj, e ka dhënë lejen për shfrytëzimin e pikave Kukad dhe Arbër, dhe se ato pritet të lëshohen në shfrytëzim “së shpejti”.

KFOR-i, i cili është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se “ka miratuar mundësinë e hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, por nuk jep shumë detaje.

“Pikat Kukad dhe Arbër janë në territorin shqiptar, kështu që institucionet e aviacionit të atij vendi janë autoritetet përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e asaj hapësire ajrore”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

REL-i pyeti Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror të Shqipërisë (Albcontrol) se cilat janë arsyet e mosplanifikimit të fluturimeve përmes Kukadit dhe Arbërit deri më tash dhe kur saktësisht pritet të lëshohen në shfrytëzim këto dy pika, por nuk mori përgjigje.

Me të njëjtat pyetje, REL-i iu drejtua edhe Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigacionit (Eurocontrol), e cila në përgjigje tha se, “përgjegjësia për krijimin dhe shpalljen e pikave të navigacionit i takon shtetit përkatës [v.j. në këtë rast Shqipërisë] dhe jo Eurocontrolit”.

Ejupi pret që dy pikat koordinuese, Kukad dhe Arbër, të shenjëzohen shpejt në hartat e Eurocontrolit, por nuk jep ndonjë datë të saktë. Pas finalizimit të kësaj procedure, ai beson se të gjitha kompanitë ajrore që operojnë në tregun e Kosovës, do t’i shfrytëzojnë këto dy pika.

Përfitimet nga korridoret e reja ajrore

Remzi Ejupi, themelues i kompanisë ajrore Eurokoha, e cilëson si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” korridorin ajror me Shqipërinë.

Ngjashëm sikurse Idrizi, edhe ai thotë se koha e fluturimeve drejt vendeve të BE-së do të shkurtohej për së paku gjysmë ore.

“Të shkurtohet rruga për këto minuta, zvogëlohen [edhe] shpenzimet për karburante dhe kjo automatikisht ul çmimin e biletave”, thotë Ejupi.

Vitin e kaluar, për dhe nga ANP “Adem Jashari” kanë udhëtuar rreth tre milionë qytetarë me 21,842 fluturime. Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë destinacionet më të shpeshta.

Idrizi thotë se korridori ajror me Shqipërinë do ta bëjë Aeroportin e Prishtinës “më konkurrent në rajon” dhe “më joshës për kompanitë ajrore”, për shkak të kostos më të ulët të operimit. Ai thotë se Kosova duhet të hapë korridor ajror edhe me Malin e Zi, për shkak të pozitës gjeografike që ka ky shtet.

“Korridori me Malin e Zi është edhe më i rëndësishëm se me Shqipërinë, pasi që ky shtet kufizohet me pjesën veriperëndimore të Kosovës – pra, në drejtim të Gjermanisë dhe Zvicrës, që janë destinacionet me të cilat kemi më së shumti trafik ajror. Shkurtimi për çdo fluturim do të ishte 20 minuta në një drejtim”, thotë Idrizi.

Drejtori i AAC-së thotë se bisedimet me Malin e Zi për këtë çështje janë në zhvillim e sipër, por se “ende nuk ka diçka konkrete”.

Korridori ajror me Serbinë – vend tjetër me të cilin kufizohet Kosova – është pezulluar qysh pas luftës, pra më 1999.

Edhe pse ka pasur paralajmërime se në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të bisedohet për hapjen e këtij korridori, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Ndryshe nga hapësira e ulët ajrore e Kosovës që menaxhohet nga AAC-ja, hapësira e lartë – ajo mbi 6,200 metra, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014 – është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl. Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Trafikut urban në Prishtinë pritet t’i shtohen linja të reja

Published

on

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka treguar se cila është arsyeja se çmimi i biletës së rregullte, nga 31 janar është rritur nga 40 cent në 50 cent.

Në përgjigje për Insajderin, Musliu tha se kjo ka ndodhur në kuadër të kredisë së marrë për Trafikun Urban. Ai potencoi se me këtë do të ketë edhe shtim të linjave të reja.

“Marrëveshja për kredi e cila parasheh edhe konsulencën për Trafikun Urban, ka përgatitur pakon me çmimoren e re dhe në të njëjtën kohë do të bëjë ri-organizimin e linjave dhe shtimin e linjave të reja”, deklaroi ai për Insajderin derisa nuk dha përgjigje kur iu përmend edhe premtimi i dhënë gjatë fushatës, për transport falas.

I pyetur nëse dihet se deri kur çmimet do të jenë të tilla, pra me rritje. Drejtori tha se “Vendimi ska ndonjë afat të caktuar”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending