Connect with us

Ambienti

Çka është Eko Fondi i Taksës së Karbonit

Published

on

Vendosja e taksës së karbonit përdoret për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike, por vendosja e taksës në karbon ndikon edhe në rritjen e të ardhurave të shtetit.

Në mënyrë që të arrihet efektiviteti i kësaj politike, të ardhurat që vijnë nga taksa e karbonit duhet të mblidhen në një Fond të veçantë nga buxheti i Kosovës.

Këto të ardhura duhet të shkojnë në një Eko Fond dhe të dedikohen në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët dhe uljen e efekteve negative të taksës së karbonit.

Eko Fondi mund të financojë:

  • rritjen e kapaciteteve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë,
  • implementimin e masave të efiçencës së energjisë,
  • investime në ruajtjen e energjisë,
  • procesin e digjitalizimit,
  • lehtësimin e tranzicionit të sektorit të transportit dhe përfundimisht
  • dekarbonizimin e të gjithë sektorëve.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të INDEP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur./Media Ndërtimi.

Ambienti

Komuna e Prishtinës marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Organizatën Green Art Center – Prishtina (GAC).

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të OJQ-së “GAC” dhe Komunës së Prishtinës, në përmirësimin e vazhdueshëm të sektorit për menaxhimin e mbeturinave, zhvillimin dhe implementimin e nismave, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, ngritjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Jemi të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme mjedisore ./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Kosova është zotuar për dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050

Published

on

Synimi për dekarbonizim të plotë deri në vitin 2050 është një synim ambicioz dhe mund të arrihet vetëm duke vendosur politika praktike për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, siç është taksimi i karbonit.

Emetimet e gazrave serrë nga dy termocentralet e Kosovës janë të niveleve shumë të larta. Sasia e karbonit që lirohet nga këto termocentrale është e dëmshme për mjedisin, shëndetin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

Krahas të ardhmes së gjelbër dhe të qëndrueshme që Kosova synon, atëherë taksimi i karbonit do të kontribuojë në uljen e këtyre emetimeve dhe plotësimin e obligimeve që kemi lidhur me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Pikëpamjet e shprehura në këtë video janë të INDEP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Nis faza e dytë e dezinsektimit në lagjet dhe fshatrat e Prishtinës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet do të fillojë nesër, e enjte, me datë 30.06.2022, prej orës 19:30, ndërsa hudhja e larvicideve do të fillojë prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

“Varësisht nga kushtet atmosferike, ju lusim të keni mirëkuptim nëse do të ketë ndryshim të datave.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending