Connect with us

Ambienti

Aktiviteti “Arti i ripërdorimit” përzgjedh katër klube të gjelbra

Published

on

Në Prishtinë janë ndarë çmimet e garës “Video më e mirë mjedisore” dhe “Arti i ripërdorimit”, ku janë përzgjedhë katër klube të gjelbra fituese nga mesi i qindra sosh të cilat kanë marrë pjesë në këtë garë, tashmë tradicionale.

Çmimi “EcoFriend” i ka takuar shkollës “Nazim Gafurri” dhe klubit të saj të gjelbër, ku edhe është mbajt të enjten aktiviteti përmbyllës, gjithsesi edhe 3 shkolla të tjera kanë përfituar çmim dhe shpërblim të njëjte.

Kjo garë kishte për qëllim të aktivizojë dhe të rrisë vetëdijen e gjeneratave të reja dhe komunitetit për rëndësinë në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe ruajtjen e mjedisit jetik.

Fëmijët përmes videove dhe punimeve të tyre ndaj mjedisit, shprehën krijimtarinë e tyre duke dëshiruar mjedisin jetësorë ta kemi sa më të pastër.

Si drejtor i Shërbimeve Publike mbështeta këtë aktivitet dhe shpreha mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit e garës, e në veçanti për fituesit dhe ojq Green Art Center – Prishtina, si organizatore dhe mbështetëse e klubeve të gjelbra, ku gjithashtu shpreha gatishmërinë që në koordinim me DKA të mbështes me projekte konkrete shkollat fituese si dhe të vazhdojmë bashkëpunimin me GAC./Media Ndërtimi.

Ambienti

Analiza e kreut të OKB: Bota po digjet, ndaj është koha për një revolucion të burimeve të rinovueshme

Published

on

Gjersa pasojat e pushtimit rus të Ukrainës po ndihen anembanë globit, reagimi e disa vendeve ndaj krizës energjetike në rritje ka qenë dyfishimi i përdorimit të karburanteve fosile, duke harxhuar miliarda dollarë më shumë për qymyrin, naftën dhe gazin, të cilat po e thellojnë më tej emergjencën e klimës.

Ndërkohë, të gjithë treguesit e klimës vazhdojnë që të thyejnë rekorde, duke parashikuar një të ardhme me stuhi të jashtëzakonshme, përmbytje, thatësira, zjarre dhe temperatura ekstreme në pjesë të mëdha të botës, të cilat e pamundësojnë jetën normale për njeriun dhe gjallesat e tjera, transmeton Kosovo.Energy.

Bota jonë përballet me një kaos klimatik. Financimi i ri mbi infrastrukturën e kërkimit dhe prodhimit të lëndëve djegëse fosile është një iluzion. Lëndët djegëse fosile nuk janë zgjidhja, dhe as nuk do të jetë ndonjëherë. Ne mund ta shohim që tani efektet e dëmeve që po i shkaktojmë planetit dhe shoqërive ton.

Ai shfaqet çdo ditë në lajme, dhe askush nuk është imun. Lëndët djegëse fosile, janë shkaku i krizës klimatike. Energjia e rinovueshme është përgjigja e duhur, për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe rritur sigurinë energjitike. Në rast se do të kishim investuar më herët dhe mëmasivisht në energjinë e rinovueshme, nuk do të gjendeshim sërish në mëshirën e tregjeve të paqëndrueshme të karburanteve fosile.

Burimet e rinovueshme, janë plani i paqes i shekullit XXI-të. Por beteja për një tranzicionenergjetik të shpejtë dhe të drejtë, nuk po zhvillohet në një fushë të barabartë. Investitorët po mbështesin ende lëndët djegëse fosile, ndërsa qeveritë japin akoma miliarda subvencione për qymyrin, naftën dhe gazin, rreth 11 milionë dollarë çdo minutë.

Continue Reading

Ambienti

Kompania ‘Pastrimi’ sërish nuk i mbledhë mbeturina

Published

on

Kompania Rajonale ‘Pastrimi’ ka njoftuar se nuk do mbledh mbeturinat pasi deponia  ku zbrazen kamionët është mbyllur nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të mbylljes së deponisë nga ana e KMDK-së, kamionët e Kompanisë “Pastrimi” nuk munden të zbrazen. Si pasojë e kësaj mbeturinat në Komunën e Prishtinës dhe Komunat tjera ku operon Kompania “Pastrimi” nuk do të grumbullohen”, thuhet në njoftim.

Në njoftim ‘Pastrimi’ potencon se është e pakuptueshme që një gjë e tillë të ndodhë në temperature kaq tq larta, ku rrezikohet përhapja e ndonjë epidemie.

“Është e pa kuptueshme si në këto temperatura kaq të larta të ndodhë një gjë e tillë. Kjo mund të ketë pasoja në shëndetin publik për shkak të ndonjë rreziku të përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave në qytet”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, kompania shton se gjatë fluksit më të madh të punës, deponia mbyllet çdo ditë kurse, hapet në përfundim në orarit.

“Po ashtu duhet të ceket se gjatë fluksit më të madh të punës, çdo ditë Deponia mbyllet, ndërsa hapet në përfundim të orarit dhe kështu drejtpërdrejtë atakohen punëtoret e Kompanisë “Pastrimi”. Për neve një maltretim i tillë është i papranueshëm. Lutemi të gjendet sa më parë një zgjidhje pasi situata në qytet është tepër rëndë”, janë shprehur nga kompania “Pastrimi”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Organizatën Green Art Center – Prishtina (GAC).

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të OJQ-së “GAC” dhe Komunës së Prishtinës, në përmirësimin e vazhdueshëm të sektorit për menaxhimin e mbeturinave, zhvillimin dhe implementimin e nismave, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, ngritjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Jemi të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme mjedisore ./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending