Cili ndërtim në Prishtinë është shembull për përgatitje të vendpunishtes

0

Në Prishtinë ka shumë vendpunishte ku ka ndërtime objektesh banimi, administrate e tregtie. Mirëpo, disa prej tyre nuk është se kanë vendpunishte të rregulluara mirë.

Një vendpunishte që është veçuar edhe nga profesori i Menaxhimit të Ndërtimit, Ilir Rodiqi, përgjatë një interviste javë më parë, është ndërtimi i ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot si model në menaxhimin  e ndërtimit është ndërtimi i Ambasadës Amerikane, ku kemi nivel të lartë të menaxhimit”, ka thënë Rodiqi.

E vet Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një video ku shihen se si zhvilohen punimet aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here