Connect with us

Infrastrukturë

Biblioteka në Mitrovicë u shndërrua në kafiteri pas privatizimit

Published

on

Komuna e Mitrovicës në kohën sa udhëhiqej nga Agim Bahtiri, vendosi që sallën e leximit të bibliotekës në Mitrovicë ta shndërrojë në kafiteri.

Biblioteka e qytetit me vendimin e bordit të drejtorëve të Komunës së Mitrovicës ishte larguar nga objekti i “Bankosit” për t’u vendosur në një qendër sportive në Mitrovicë.

Hapësira prej 139 metra katrorë e katit përdhesë e ndërtesës së “Bankosit” në sheshin e Mitrovicës ka kaluar nga prona shtetëror në pronë private.

Emisioni KallxoPernime ka gjetur se ekzekutivi i komunës së Mitrovicës nëpërmjet drejtorisë së kadastrës kishte kërkuar nga Kuvendin Komunal në Mitrovicës votimin e këtij vendimi e i cili ishte votuar me vota unanime.

Në vitin 2017 ish kryetari i atëhershëm i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ju kishte drejtuar kuvendit komunal me kërkesë për tërheqjen e disa pronave nga procesi i privatizimit dhe kthimin e tyre në pronësi të Komunës me qëllimin e vetëm që këto prona të shërbenin për interesin publik të qytetit.

Kërkesa e kryetarit Bahtiri ishte aprovuar ne kuvendin Komunal në mbledhjen e rregullt të datës 23 shkurt 2017, 6 prona ishin votuar në kuvend që të tërhiqeshin nga privatizimi i AKP-së, në mesin e tyre ishte edhe objekti i ish Bankosit, raportohet në emisionin KallxoPernime.

Por, kërkesa e kuvendit që ishte drejtuar në Qeverinë e Kosovës nuk ka përfunduar deri më tani. Agjencia e Privatizimit në Kosovë ka deklaruar se komuna nuk ka pasur të drejtë ta tjetërsojë.

Katër vite më vonë Komuna e Mitrovicës e udhëhequr po ashtu nga Bahtiri kishte harruar kërkesën e bërë dhe një pjesë të pronës dhe objektit në katin që lidhet me sheshin e Mitrovicës e kishte ndërruar me një pjesë të pronës me një vend ku do të ndërtohet një rrugë në qytetin e Mitrovicës.

Prona në rrugën Ali Zeneli ishte vlerësuar me 490 euro metri katror pra 102 metra ishin vlerësuar me çmimin e përgjithshëm prej  49,980.00 euro. Prona e Komunës ishte vlerësuar me 900 euro metri katror, pra 139 metra katror ishin vlerësuat me çmimin e përgjithshëm prej 125,100.00 euro. Familja për ta marr pronën e komunës kishte paguar edhe ndryshimin prej 75 mijë e 120 euro.  Pronarët e rijnë të pronës komunale nuk duan të flasin ne kamerë duke na lutur që të gjitha përgjigjet ti marrim ne komunë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending